Postuar me: 19:22 16-11-2012

Burim energjie, bukurie, dashurie dhe më shumë se kaq… zbuloni sekretet e shegës (Burimi: NOA, www.noa.al)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

shega lajm-shqipLëkurë perfekte, bark i sheshtë, larg stresit por plot energji. Ky është rezultati i ngrënies së shegëve, por jo vetëm.

Shega ka një ndikim pozitiv edhe në arteriet e zemrës, përveçse cilësohet si elizir i dashurisë.

Sipas një studimi të publikuar te “Journal of Nutritional Science” thuhet se konsumi i lëngut të shegës është një dietë me shumë vitamina si dhe zvogëlon ndjesinë e urisë dhe ndihmon për të ulur peshën.

Shega ndër të tjera thonë studiuesit ul presionin e gjakut dhe parandalon patologjitë kardiake, ndërsa ndikon në përmirësimin dhe riparimin e çdo lloj lëkure.

Ndër të tjera siç raporton noa.al, shega redukton në mënyrë të ndjeshme nivelet e kortizolit, hormonin e stresit dhe jep më shumë energji.

Mbi të gjitha lëngu i saj është një nxitës dashurie, pasi rrit nivelin e testosteronit dhe zgjon dëshirën seksuale si te meshkujt edhe te femrat.

16.11.2012

Burimi: NOA

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


× seven = 28

All Rights Reserved