Postuar me: 20:04 01-11-2012

Greqi, kapen 5 shqiptarë me 125 kg drogë (Burimi: Gazeta Shekulli, shekulli.com.al)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

policia lajm-shqipPolicia greke ka arrestuar 5 shtetas shqiptar, ndërsa ka sekuestruar edhe 125 kg drogë në kufirin shqiptaro-grek. Policia greke mesditën e sotme ka bërë të mundur sekuestrimin e 125 kg marijuanë në fshatin Vrisella, Igumenicë, ku fillimisht blutë kanë rënë në gjurmë të sasisë së drogës, ku kanë identifikuar 4 çanta të fshehura në disa shkurre.

Menjëherë pas kësaj policia greke ka rrethuar zonën ku u gjet droga, ku më pas ka arrestuar në kufirin mes dy shteteve dhe 5 shtetasit shqiptarë , përkatësisht të moshave 21, 24,30, 38 dhe 42 vjeç, të dyshuar si posedues dhe transportues të lëndës narkotike.

Siç bëjnë me dije efektivët grekë 5 shqiptarët dyshohet se e kanë transportuar drogën nga fshati Janjari i Sarandës për në token greke, ndërsa po sipas policisë të arrestuarit deklarojnë se janë nga Lushnja, por dyshohet se mund të jenë nga Saranda.

01.11.2012

Burimi: Gazeta Shekulli

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


5 + = ten

All Rights Reserved