Postuar me: 18:25 22-11-2012

Ndikimi ambiental dhe social i TAP (Burimi: Gazeta Shekulli, shekulli.com.al)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

tap lajm-shqipGazsjellësi Trans Adriatik (TAP) ka nisur fushatën për sensibilizimin mbi ndikimin ambiental dhe social me banorë të zonave që preken nga ky projekt. Sipas përfaqësuesve të TAP, kompania ka përfunduar studimin dhe është e përgatitur për të paraqitur dokumentet pranë autoritete shqiptare.

Banorët e zonave të prekura janë të ftuar të paraqesin pikëpamjet dhe komentet e tyre që TAP pritet t’i përfshijë në projekt. Në përfundim të takimeve me banorë të zonave ku kalon gazsjellësi, përfaqësuesit e TAP do të mbajnë një konferencë në Tiranë.

TAP është projektuar për të sjellë gaz nga rajoni Kaspik nëpërmjet Greqisë dhe Shqipërisë dhe më pas të kaloi nëpërmjet Detit Adriatik për në jugun e Italisë dhe më pas të kaloi në Perëndim të Evropës. Në Shqipëri TAP do të ketë një shtrirje 209 km të gjatë në tokë dhe 60 km shtrirje në det në pjesën e Detit Adriatik.

TAP, i cili do të transportojë gazin nga fusha Shah Deniz në Azerbajxhan posedohet nga firma zvicerane EGL me 42.5% të aksioneve, firma norvegjeze Statoil (42.5%) dhe firma gjermane E.ON Ruhrgaz (15%). Në garë për të ndërtimin e gazsjellësit nga Azerbajxhani janë dy projekte TAP dhe Nabucco West. Vendimi final do të merret në fillim të vitit 2013-të.

Një proces i tillë në Shqipërisë është i vonuar pasi në Itali, një gjë e tillë ka muaj që ka përfunduar. Zona e Pulias, ku kalon gazsjellësi është shprehur kundër këtij projekti për shkak se dëmton ambientin. Por përveçse është i vonuar si proces sensibilizimi, ende nuk dihet çfarë do të ndodhë në të vërtet dhe çfarë përfitojnë banorët e zonave që preken.

22.11.2012

Burimi: Gazeta Shekulli

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


9 − = three

All Rights Reserved