Postuar me: 18:27 11-11-2012

Ndryshimet psikologjike ndermjet burrave dhe grave (Burimi: Zbulime, zbulime.wordpress.com)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

man vs woman lajm--shqipKerkimet e fundit nga psikologjia dhe biologjia kane nxjerr ne pah shume ndryshime ndermjet burrave dhe grave qe mund te na ndihmojne ne qe ti kuptojme me mire te dyja gjinite. Ndonjehere arsyeja kryesore per lindjen e problemeve ne komunikim ndermjet dy gjinive eshte moskuptimi i duhur ndermjet tyre.

Nese burrat dhe grate do te kuptonin ndryshimet e tyre biologjike dhe psikologjike, ata do te kuptonin me mire njeri tjetrin dhe do te kishin shume me pak probleme ndermjet tyre.

Ne kte artikull do te permenden ndryshimet kryesore biologjike dhe psikologjike ndermjet burrave dhe grave.

Ndryshimet kryesore ndermjet burrave dhe grave

  •  Aftesite komunikuese dhe gjuha e trupit: Qendra pergjegjese per komunikimin brenda trurit te nje gruaje eshte shume here me e gjere se ajo e nje burri. Grate jane ne pergjithesi me te afta se burrat te procedojne fjalet dhe te perdorin gjuhen nese te gjithe faktoret e tjere ndikues jane konstant. Grate i kushtojne vemendje te vecante fjaleve, ato mund te vene re dhe gjerat me te imta ne shkrimet qe lexojne, mund te vene re gjuhen e trupit shume here me mire sesa meshkujt.
  • Zgjidhjet dhe tregimet e problemeve: Burrat jane ne pergjithesi me te pavarur sesa femrat. Ata preferojne t’i zgjidhin problemet e tyre vete pa folur per to me dike tjeter. Grate nga ana tjeter stresohen shume nese nuk i ndajne problemet e tyre me shoqerine edhe nese shoqeria e tyre nuk eshte ne gjendje tju jape zgjidhje problemeve. Ky eshte nje shkak i zakonshem konflikti ku grate u tregojne burrave te tyre problemet qe kane me qellimin e vetem per t’i ndare ato probleme me dike dhe pastaj habiten me tipin e vetem te pergjigjes qe marrin nga burri qe konsiston vetem ne dhenien e nje zgjidhjeje te atyre problemeve. Kjo eshte gjithashtu arsyeja pse grate shkojne ne banjo dyshe apo ne grup, thjesht sepse ato pelqejne te ndajne bashke eksperiencat e dites ne vende ku nuk mund ti shoh anje burre.
  • Terheqja dhe seksi: Zona pergjegjese per deshiren seksuale brenda trurit te nje burri eshte shume here me e madhe se ajo e nje gruaje, dhe si rezultat: 1) Burrat mendojne per seksin me shpesh sesa grate 2) Burrat e vleresojne me shume paraqitjen tek femrat sesa e vleresojne femrat tek burrat 3) Burrat terhiqen shume lehte nga nje femer vetem per arsyen e vetme se ajo duket seksi. Edhe femrat interesohen per paraqitjen e burrave, por mund te leshojne pe per disa cilesi te tjera ne personalitetin e burrave, kurse meshkujt idealizojne pamjen e nje femre dhe mund te sakrifikojne shume cilesi te tjera te mangeta vetem per nje paraqitje te bukur te nje femre.
  • Agresiviteti dhe diplomacia: Grate jane te ndertuara biologjikisht qe te shmangin konfliktet nese faktore te tjere psikologjike nuk hyjne ne loje dhe te ndikojne natyre e tyre origjinale. Nga ana tjeter burrat ne pergjithesi jane me agresiv. Kerkimet kane treguar qe burrat jane me te afte se grate per te vene re inatin tek fytyrat e njerezve dhe kjo u mundeson atyre qe te vene re me shpejt armiqte e tyre. Nje grua tipike do te shmange konfliktet dhe do te perpiqet te mbaje paqe, ndersa nje burre tipik e ka shume te veshtire te terhiqet nese dikush e kercenon apo e sfidon.
  • Mendimi llogjik dhe mendimi emocional: Burrat ne pergjithesi marrin vendime pa u ndikuar dhe aq shume prej emocioneve ndersa grate ne pergjithesi kur duan te marrin nje vendim marrin ne konsiderate shume faktore te tjere emocionale qe burrat i lene pas dore.

Mbipergjithesimi dhe ndryshimet psikologjike ndermjet burrave dhe grave

E di qe ne kte pike ti ke deshire tme thuash se ti njeh nje grua qe eshte agresive ose nje burre qe merr vendime emocionale ne vend te atyre llogjike.

Por ndryshimet qe u permenden me lart jane programimi fillestar dhe natyror i cdo burri dhe gruaje. Por per shkak te ndikimeve te jashtme artificiale qe cdo burre e grua merr ne jeten e tij/saj, personaliteti ndryshon dhe devijon shume prej programimit fillestar duke shkuar kunder tipit te tyre natyror.

Si ndryshon eksperienca e jetes natyren psikologjike te burrave e grave

Per shembull: Nje vajze qe rritet ne nje familje qe nuk e ben ate te ndihet e deshiruar mund te behet nje grua agresive kur te rritet thjesht sepse do te mendoje se cdo njeri rreth saj eshte nje armik. Kjo eshte nje sjellje e fituar gjate jetes dhe jo natyrore.

Ja nje shembulll tjeter: Grate jane te ndertuara biologjikisht te kene nevoje per mbeshtetje dhe mbrojtje dhe prandaj terhiqen shume nga burrat e pasur qe mund ti sigurojne ate mbrojtje. Por nese nje grua do te kete probleme me imazhin qe ajo ka per fizikun e vet atehere natyra e saj do te riprogramohet me nje program artificial ku ajo do te ndjeje terheqje vetem per meshkujt e pashem pavarshisht statusit qe ata kane.

Ne kte rast, fitim i zemres te nje mashkulli terheqes fizikisht do ti mundesoje asaj ti provoje vetes se eshte dhe ajo vete terheqese fizikisht dhe do ta beje ate ta ndjeje veten mire per pamjen qe ka.

Pra si perfundim ndryshimet kryesore te burrave e grave mund te ndikohen shume nga ndikimet e jashtme deri dhe ne nje shnderrim total te tyre.

11.11.2012

Burimi: Zbulime

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


six × = 54

All Rights Reserved