Postuar me: 11:08 07-11-2012

Supë me oriz dhe rukola (Burimi: Balkanweb, www.balkanweb.com)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

supe me oriz dhe rukola lajm-shqipSupë me oriz dhe rukola
Recete
2 Patate të vogla
1 Dege selino
1 Karrote
1 Kokerr qepe te vogel
1 Tufe rukola
120 gr oriz
1 Thelpi hudher
1.25 Litra leng perimesh (ose leng i pergatitur me koncentrat perimesh).
4-5 Luge djathe kaçkavall i grire
1 Luge gjalpe
2 Luge vaj ulliri ’’Altis’’
Kripe
Piper i zi

Pergatitja
Në një tenxhere me pak gjalpë dhe vaj ulliri kaurdisim për pak minuta hudhrën, qepën e prerë shumë hollë. Shtojmë në tenxhere karrotën, selino, patatet e grira në kubikë të vegjël, duke i përzier edhe pak që të marrin shijen e njëra-tjetrës. Shtojmë orizin dhe më pas lëngun e perimeve, e rregullojmë supën me kripë dhe piper dhe e lëmë të ziejë në këtë mënyrë për 15-20 minuta (kohe e mjaftueshme për të zier orizin). Ne 5 minutat e fundit pasi orizi të ketë zier mirë shtojmë rukolën e prerë hollë dhe e lëmë derisa zierja të përfundojë. Shtojmë në tenxhere 2 lugë gjelle djathë kaçkavall të grirë.
Pjata shërbehet e ngrohtë ose në temperaturën e ambjentit (sipas stinës).Kur e hedhim në pjatë, i shtojmë një lugë kafeje djathë kaçkavall.

07.11.2012

Burimi: Balkanweb

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


five + = 10

All Rights Reserved