Postuar me: 9:42 24-11-2012

Valeria Lukyanova, vajza Barbie para dhe pas kirurgjisë kozmetike (FOTO) (Burimi: NOA, www.noa.al)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

Valeria Lukyanova është vajza Barbie, e cila u është nënshtruar shumë operacioneve për të arritur këtu ku është sot.

Fotot e saj impresionuese kanë tronditur web, saqë përdoruesit e internetit me vështirësi kanë besuar se në foto ishte një vajzë prej mishi dhe gjaku dhe jo një kukull plastike. Por ky ka qenë dhe qëllimi i Valeria. Sytë e fryrë, goja, beli i shtrënguar, janë rezultat i një sërë operacioneve, të cilat e kanë transformuar krejtësisht.

Valeria, në fakt, para operacioneve plastike ishte një vajzë si shumë të tjerat, bënte një jetë normale, derisa vendosi të bëjë diçka tjetër.

Zgjedhja e saj është shkaktuar nga nevoja për tu përmirësuar, një lloj përsosmërie fizike dhe mendore, që sipas saj e çoi në atë që është sot.
Mëngjesi, për të, fillon me një masazh të fytyrës, duke kryer stilet dhe tendencat më të fundit, që i zbulon nëpërmjet web.

Pasi fokusohet në një meditim të gjatë, shkon në palestër.

Kjo është dita tipike e vajzës Barbie.

valeria lajm-shqip

24.11.2012

Burimi: NOA

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


− three = 6

All Rights Reserved