Postuar me: 9:45 22-12-2012

Brad Pitt, protagonist i reklamës më të keqe të vitit (Burimi: Koha Net, www.koha.net)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

pitt lajm-shqipLos Angeles, 21 dhjetor – Protagonisti i reklamës më të keqe të vitit 2012-të  është aktori me famë botërore, Brad Pitt.

Ka qenë e përditshmja “Daily Mail” ajo që e ka vlerësuar reklamën e Bradit si më të keqen. Kjo reklamë zgjat 30 sekonda dhe në të aktori realizon një monolog të vetëm.

Aktori 49-vjeçar u pagua pesë milionë euro për të qenë pjesë e spotit të linjës së re të parfumit për meshkuj të “Chanel 5″.

“Chanel”, një parfum francez, i krijuar në vitin 1921, konsiderohet si një prej markave më të njohura në botë dhe dikur mbahej prej të famshmes Marilyn Monroe.

Por, që kur Pitt u shfaq në reklamë, duket se reklama ka pasur një efekt të kundërt. Shumë përdorues janë shprehur se nuk do ta blejnë këtë parfum për sa kohë që spoti do të transmetohet. Edhe vetë ekspertët kanë thënë se videoja është irrituese dhe se monologu i Pittit është ndër më të këqijtë të dëgjuar ndonjëherë në televizion

22.12.2012

Burimi: Koha Net

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


× six = 30

All Rights Reserved