Postuar me: 10:41 15-12-2012

Edhe Turqia heq dorë nga Eurosongu (Burimi: Koha.net, www.koha.net)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

eurosongu lajm-shqipStamboll, 14 dhjetor – Radio Televizioni i Turqisë njoftoi se nuk do të marrë pjesë në garën e 58-të të Eurosongut, që do të mbahet në qytetin suedez Malmö. Në arsyetimin e këtij  vendimi thuhet se shtetet e privilegjuara si Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Spanja dhe Italia kanë pozitë tepër të privilegjuar në krahasim me vendet tjera pjesëmarrëse. Kjo është shprehur veçmas pas ndryshimit të vjetëm të rregullores, sipas së cilës ndikimi i votimit me telefona është zvogëluar 50 për qind, ndërkohë që është rritur ndikimi i jurisë. Sipas turqve, në bazë të kësaj rregullore, vendet e përhershme, pos që shkojnë direkt në finale, gëzojnë pozitë të privilegjuar edhe në natën finale, transmeton agjencia turke Anadollya.

Para Turqisë nga Eurosongu kanë hequr dorë edhe Bosnja, Greqia, Polonia, Portugalia e Sllovakia, ndërsa pritet që për arsye të problemeve financiare mund të heqin dorë edhe disa shtete të tjera.

15.12.2012

Burimi: Koha.net

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


five − = 3

All Rights Reserved