Postuar me: 11:38 17-12-2012

Provimi i Shtetit, kusht për masterin e mësuesit (Burimi: Gazeta Republika, www.gazetarepublika.al)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

provimi-i-shtetit lajm-shqipTë hënën, pritet të zhvillohet provimi për mësuesit e rinj. Çfarë do të përmbajë testi

Tashmë të gjithë ata që kanë mbaruar një master në mësuesi pas janarit të 2011-ës, duhet t’i nënshtrohen Provimit të Shtetit, pasi në të kundërt ai është i pavlerë. Përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit thonë se ata duhet t’i nënshtrohen patjetër testit të shtetit, nëse duan që masteri që ata kanë mbaruar t’u njihet si një cikël studimesh në tregun e punës. Për këtë arsye, ata u bëjnë thirrje të gjithë mësuesve të rinj që t’i nënshtrohen këtij provimi. “Të gjithë ata mësues që janë aktualisht në punë dhe kanë kryer një master të pakushtëzuar nga vendi i punës, pra një master për kualifikimin e tyre profesional, me dëshirën e tyre, nuk u njihet masteri, nëse nuk kalojnë në provimin e shtetit. Pra, ai master është i pavlefshëm. Duhet ta mbrojnë dhe të kalojnë procedurat deri në fund për të kaluar në provimin e shtetit”,- thotë Dorina Rapti, drejtoreshë e Arsimit Profesional në MASH.

Mësuesit që kanë mbaruar pra 2011-ës

Ndërkaq, zyrtarët e arsimit theksojnë se mësuesit që janë aktualisht në punë dhe që kanë mbaruar para 2011, nuk e kanë kryerjen e një masteri si kusht për mbajtjen e vendit të punës. Ata mund t’i nënshtrohen këtij cikli studimesh vetëm për të pasur një kualifikim edhe më të mirë. “Provimi i Shtetit nuk është për mësuesit që janë në sistem. Të gjithë mësuesit që kanë një formim profesional përkatës dhe që janë aktualisht me emërim definitiv ose me kontratë të përhershme që e quajmë ne në pjesën ligjore dhe që janë aktualisht në punë, ata nuk hyjnë në procedurat e Provimit të Shtetit”,- thotë Rapti. Provimi i Shtetit do të zhvillohet për herë të parë për mësuesit e rinj, ditën e hënë, më 17 dhjetor. Në test, pyetjet do të jenë me alternativa, ndërkohë që arsimtarët do të testohen edhe për drejtshkrimin, krahas pyetjeve për profilet që ata kanë zgjedhur.

17.12.2012

Burimi: Gazeta Republika

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


9 × one =

All Rights Reserved