Postuar me: 8:29 12-12-2012

Udhëzimi i KQZ: Si do të votoni në zgjedhjet 2013 (Burimi: Balkanweb, www.balkanweb.com)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

kqz udhezimi per zgjedhjet lajm-shqipTIRANE - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të miratojë sot udhëzimin për caktimin e vendndodhjes së qendrave të votimit, vendin ku ato do të ngrihen, numrin maksimal të zgjedhësve për çdo QV si dhe mënyrën se si do të votohet në procesin elektoral të 2013-ës. “Gazeta Shqiptare” boton sot me shkurtime pjesën më pikante të këtij udhëzimi që pritet të shoqërohet me debate në mbledhjen e rradhës së këtij institucioni.

UDHËZIM
PËR MËNYRËN E BASHKIMIT TË QENDRAVE TË VOTIMIT, CAKTIMIT TË VENDNDODHJES SË QENDRAVE TË VOTIMIT DHE PËRGATITJEN E HARTËS SË NJËSISË SË QEVERISJES VENDORE PËR ZGJEDHJET

NENI 2
PARIME TË PËRGJITHSHME

1.Zona e qendrës së votimit është një zonë gjeografike, brenda territorit të një bashkie, komune ose zone zgjedhore, të përcaktuar në përputhje me Kodin Zgjedhor.
2.Një zonë qendre votimi ka jo më pak se 200 dhe jo më shumë se 1000 zgjedhës me vendbanim në territorin e saj. Në njësitë e qeverisjes vendore ku zbatohet sistemi elektronik i verifikimit dhe regjistrimit të zgjedhësve (SEV) zona e qendrës së votimit nuk mund të ketë më shumë se 700 zgjedhës.
3.Harta e njësisë së qeverisjes vendore për zgjedhjet, është harta që përgatit kryetari i njësisë së qeverisjes vendore, në të cilën janë vendosur edhe kufijtë e zonave të qendrave të votimit dhe që përgatitet sipas përcaktimeve të bëra në këtë udhëzim. 4.Qendër votimi është mjedisi i caktuar nga kryetari i Njësisë së Qeverisjes Vendore, për zhvillimin e procesit të votimit në përputhje me Kodin Zgjedhor.
5.Qendrat e votimit krijohen në:
a.ndërtesa të institucioneve publike arsimore, kulturore dhe shëndetësore ku përfshihen: shkolla, çerdhe, kopshte, konvikte, qendra shëndetësore, qendra kulturore.
b.ndërtesa private në pronësi të personave fizikë ose juridik, vetëm me miratim të KQZ-së, kur nuk është e mundur dhe e përshtatëshme të krijohen në ndërtesa që përcakton pika 5.a e këtij neni;
c.institucione të posaçme ku përfshihen: burgjet, vendet e paraburgimit si dhe spitalet ose institucionet e tjera shëndetësore, që pranojnë pacientë për më shumë se 3 ditë.
6.Ndalohet ngritja e qendrave të votimit:
a)në banesa private;
b)në ndërtesa që përdoren nga administrata publike, me përjashtim të institucioneve arsimore, kulturore dhe shëndetësore;
c)në ndërtesa që përdoren apo janë në pronësi, pjesërisht ose tërësisht, të një partie politike, kandidati, të afërmve të tij, ose kanë shërbyer si zyra elektorale gjatë fushatës zgjedhore .

NENI 3
BASHKIMI I QENDRAVE TË VOTIMIT

1.Kur një zonë qendre votimi ka më pak se 200 zgjedhës, kryetari i njësisë së qeverisjes vendore vendos që ajo t’i bashkohet zonës së qendrës së votimit me numër më të madh zgjedhësish, më të afërt dhe me mundësi komunikimi rrugor.
1.1.Kur shuma e numrit të zgjedhësve të dy zonave të qendrave të votimit të bashkuara është jo më shumë se 1000 zgjedhës, zgjedhësit votojnë në qendrën e votimi me numër më të madh zgjedhësish.
1.2.Kur shuma është më e madhe se 1000 zgjedhës, krijohen dy qendra votimi me numër përafërsisht të barabartë zgjedhësish. Në këtë rast qendra e re e votimit ngrihet, për sa është e mundur, në të njëjtën godinë me qendrën ekzistuese të votimit dhe numërtohet sipas sistemit unik kombëtar të numërtimit të qendrave të votimit.
2.Si rregull, qendra e re e votimit, për zonat rurale, nuk është më larg se 5 km nga qendra e votimit që shkrihet. Në rast se nuk është e mundur të zbatohen të dy kriteret, ai i numrit minimal dhe largësisë, kriteri i numrit minimal të zgjedhësve ka përparësi.

Neni 4
VENDNDODHJA E QENDRËS SË VOTIMIT

1.Kryetari i njësisë së qeverisjes vendore, me vendim, cakton vendndodhjen e qendrës së votimit jo më vonë se 30 ditë nga dekretimi i datës së zgjedhjeve.
2.Në caktimin e vendndodhjes së qendrave të votimit, kryetari i njësisë së qeverisjes vendore duhet të mbajë parasysh, për aq sa është e mundur, që vendndodhja e qendrës së votimit të jetë e njëjtë me atë të përdorur në zgjedhjet pararendëse.
3.Kur në territorin e zonës së qendrës së votimit ose në një zonë qendre votimi fqinje nuk ka mjedise publike të përshtatshme për QV, kryetari i njësisë së qeverisjes vendore i propozon KQZ-së, ngritjen e qendrës së votimit në një objekt privat. Propozimi për caktimin e tyre paraqitet jo më vonë se 10 ditë nga afati i përcaktuar në pikën 1 të këtin neni, me dy objekte alternative, planimetrinë përkatëse ose fotografi të ambientit, një përshkrim për lehtësitë që ofron objekti për zhvillimin normal të zgjedhjeve dhe që plotëson kriteret e përcaktuara në këtë Udhëzim. Bëjnë përjashtim rastet kur nuk është e mundur gjetja e një objekti alternativ. KQZ miraton me vendim vendndodhjen e QV-ve në ambjente private jo më vonë se 60 ditë nga dekretimi i datës së zgjedhjeve.
4.Kryetari i njësisë së qeverisjes vendore, jo më vonë se 10 ditë nga shpallja e ekstraktit me përbërësit zgjedhorë, dërgon në KQZ dhe menjëherë pas ngritjes, në KZAZ-në përkatëse, të dhëna për numrin e çdo QV-je, vendndodhjen e tyre, së bashku me numrin përkatës të zgjedhësve, sipas modelit bashkëlidhur këtij udhëzimi, në letër dhe formë elektronike.
5.Kryetari i njësisë së qeverisjes vendore, nuk mund të ndryshojë vendndodhjen e qendrës së votimit në 40 ditët e fundit para datës së zgjedhjeve, përveçse në rastet e forcave madhore. Në këto raste, kryetari i njësisë së qeverisjes vendore njofton menjëherë KQZ-në për të marrë aprovimin.

NENI 5
KRITERE TEKNIKE PËR VENDNDODHJEN E QENDRËS SË VOTIMIT

1.Vendndodhja e qendrës së votimit, si rregull, duhet të plotësojë kushtet e mëposhtme:
a.të jetë me sipërfaqe minimumi 30 m²;
b.të jetë sa më afër qendrës gjeografike të zonës së qendrës së votimit;
c.të jetë mjedis me ndriçim të mjaftueshëm;
d.të jetë në katet e para të objekteve.
2.Qendra e votimit të jetë e pajisur me tavolina, karrige apo pajisje të tjera, të mjaftueshme për anëtarët e KQV-së dhe vëzhguesit.

NENI 6
KRYETARI I NJËSISË SË QEVERISJES VENDORE, MERR MASA PËR:

a.pajisjen e QV-së me mjetet e nevojshme sipas skemës tip të plan vendosjes, bashkëlidhur këtij udhëzimi;
b.krijimin e lehtësirave për votimin e personave me aftësi të kufizuar;
c.dërgimin në KQZ të listës së votuesve me aftësi të kufizuar dhe votuesit e verbër brenda periudhës së rishikimit të ekstraktit të pëbërësve zgjedhor;
c.vënien në dispozicion të Komisioneve të Qendrave të Votimit, të mjediseve të caktuara për qendra votimi, jo më vonë se 48 orë përpara ditës së zgjedhjeve.

NENI 7
NGRITJA E QENDRAVE TË VOTIMIT NË INSTITUCIONE TË POSAÇME

1.Kryetari i Njësisë së Qeverisjes Vendore ngre, në përputhje me përcaktimet e Kodit Zgjedhor dhe akteve të KQZ-së, qendra votimi në institucione të posaçme, të cilët ndodhen brenda territorit të njësisë vendore përkatëse kur në to ndodhen mbi 15 zgjedhës.
2.Kryetari i njësisë së qeverisjes vendore njofton menjëherë KQZ-në dhe KZAZ-në për ngritjen e këtyre qendrave të votimit.

NENI 8
PËRGATITJA E HARTËS SË NJËSISË SË QEVERISJES VENDORE PËR ZGJEDHJET DHE AFATI I DËRGIMIT TË SAJ NË KQZ

1.Kryetari i njësisë së qeverisjes vendore përgatit hartën e njësisë për zgjedhjet sipas kritereve teknike në Lidhjen 1, bashkëlidhur këtij udhëzimi.
2.Kryetari i njësisë së qeverisjes vendore, jo më vonë se 10 ditë nga shpallja e ekstraktit me përbërësit zgjedhorë, dërgon në KQZ hartën e njësisë përkatëse për zgjedhjet.

NENI 9
DËRGIMI I NUMRIT TË QV-ve DHE NUMRIT TË ZGJEDHËSVE TË LISTËS PËRFUNDIMTARE

1.Kryetari i Njësisë së Qeverisjes Vendore, menjëherë me miratimin e listës përfundimtare dhe jo më vonë se 35 ditë para datës së e zgjedhjeve, dërgon në KQZ dhe KZAZ-në përkatëse të dhëna për numrin e çdo QV-je, vendndodhjen e tyre, së bashku me numrin përkatës të zgjedhësve në listën përfundimtare, sipas modelit bashkëlidhur këtij udhëzimi, në letër dhe formë elektronike.
2.Në rast se kompetencat e parashikuara në këtë nen nuk ushtrohen nga kryetari i njësisë së qeverisjes vendore, detyrimet sipas këtij neni, përmbushen menjëherë nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile.
3.Detyrat e përcaktuara në këtë udhëzim, për Bashkinë e Tiranës ushtrohen nga kryetarët e njësive bashkiake.

NENI 10
1.KQZ, kryesisht ose mbi bazën e kërkesës së subjekteve zgejdhore, jo më vonë se 50 ditë nga dekretimi i datës së zgjedhjeve, në rast se konstaton mosrespektim të kritereve për ngritjen e qendrës së votimit, numrin e zgjedhësve dhe vendodhjen e tyre, vendos për ndryshimin e vendimit të Kryetarit të njësisë së Qeverisjes Vendore përkatëse. Kryetari i Njësisë së Qeverisjes vendore brenda 55 ditëve nga dekretimi i datës së zgjedhjeve duhet të zbatojë urdhërimet e Vendimit të KQZ-së.
2.Në raste se pas kalimit të afatit të përcaktuar në pikën 1 të këtij neni, kryetari i njësisë së qeverisjes vendore nuk zbaton urdhërimet e KQZ-së, KQZ vendos sanksion administrative ndaj kryetrit si dhe njofton prefektin për zbatimin e këtij vendimi. Prefekti duhet të zbatoj urdhërimet e vendimit të KQZ jo më vonë së 60 ditë nga dekretimi i datës së zgjedhjeve.

12.12.2012

Burimi: Balkanweb

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


2 − one =

All Rights Reserved