Postuar me: 12:15 01-01-2013

2013, ekonomia e Shqipërisë në rritje, por drejt “rrënimit” (Burimi: Gazeta Shekulli, www.shekulli.com.al)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

ekonomia lajm-shqipSipas të dhënave të INSTAT-it, ekonomia e Shqipërisë është rritur me 3.3 %. Ndërkohë, Kosova ka pasur një rritje ekonomike me 2.9%. Edhe këtë viti ekonomia shqiptare nuk ka rënë zyrtarisht në recesion. Të dhënat më të fundit të Bankës Botërore tregojnë se mirëqënia në rajon është ritur pas vitit 2009. Ndërkaq, gjatë viteve 2010 dhe 2011, të ardhurat mesatare të shqiptarëve, sipas fuqisë blerëse janë rritur në total me 293 dollarë.Përvec Maqedonisë, kjo është rritja më e ulët në Ballkan.Të ardhurat për frymë në Shqipëri po rriten shumë më ngadalë se vendet e tjera në rajon. Këto shifra faktike vijnë në bazë të studimeve të ndërmarra për disa vite. Vlerësimet për vitet në vijim janë edhe më të zymta. Banka Botërore vlerëson se në 2012 Shqipëria ka rënë gati në stanjacion me rritje minimale, 0.8%. Ndërsa sipas FMN-së në 5 vitet e ardhshme ekonomia shqiptare do të rritet minimalisht 1 deri në 1.5 pikë përqindje më pak se mesatarja e rajonit. Nëse parashikimet e FMN-së do të vërtetohen, ekonomia e Shqipërisë rrezikon të jetë më e goditura.

01.01.2013

Burimi: Gazeta  Shekulli

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


× 4 = thirty six

All Rights Reserved