Postuar me: 11:00 12-01-2013

Aksident i rëndë në Qafë Kashar, dy të vdekur e dy të plagosur (Burimi: Gazeta Tema, www.gazetatema.net)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

Rrugët e kryeqytetit janë përgjakur mbrëmjen e të premtes nga një aksident i rëndë automobilistik, si pasojë e të cilit kanë gjetur vdekjen dy persona, ndërsa kanë mbetur të plagosur dy të tjerë.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në orët e vona të 11 janarit në ‘Qafë Kashar’, ku dy automjete, njëra tip ‘Benz’ me targë AA 066 CN dhe një ‘Audi’ me targë AA 889 AY janë përfshirë në aksident.

Për pasojë dy persona kanë humbur jetën, përkatësisht shoferi dhe pasagjeri i makinës tip ‘Benz’, ndërsa për nxjerrjen e trupave të viktimave është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse pasi makina ishte ndarë në dy pjesë, raporton Ora News.

Burime policore bëjnë me dije se viktimat Gjovalin Dedaj e Kajan Dedgjonaj nga Lezha, udhëtonin me një makinë tip “Benz” drejt Tiranës.

Sipas policisë shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia e madhe dhe lagështira e rrugës. Nga ana e bluve kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit të rëndë.

 

12.01.2013
Burimi: Gazeta Tema

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


3 × = twenty seven

All Rights Reserved