Postuar me: 9:34 27-01-2013

Arsimi fillor, në 2013 me 6 klasë. MASH nis hartimin e kurrikulës së re (Burimi: Balkanweb, www.balkanweb.com)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

arsimi fillor lajm-shqipArsimi fillor, i cili me ligj është bërë 6 vjet, do të ketë tekste dhe programe të reja. Ministria e Arsimit ka nisur punën për hartimin e kurikulave. Përfaqësues të grupit të punës dhe drejtues në ministri tregojnë se prioritet do t’i jepet uljes së ngarkesës mësimore dhe eliminimit të përsëritjes së temave në tekste, problem që ndeshet edhe në librat e sotëm. Struktura e re e arsimit parauniversitar, 6+3+3 do të nisë të zbatohet në shtatorin e këtij viti. Për të informuar strukturat arsimore me sistemin e ri, MASH ka nisur takimet me të gjitha drejtoritë arsimore në vend. Ditën e djeshme zv/ministri i Arsimit, Halit Shamataj, gjatë prezantimit të kurrikulave të reja të arsimit bazë në qytetin e Vlorës.
KURRIKULA
Viti i ri shkollor 2013-2014 do ta gjejë ciklin fillor me ndryshime. Pas miratimit me vendim të Këshillit të Ministrave për shtimin e ciklit fillor, me 1 klasë më shumë nga 5 me 6, Ministria e Arsimit ka ngritur grupet e punës për ndryshimin e kurrikulës, programeve dhe rrjedhimisht të teksteve shkollore. E nëse sot një nxënës i klasës se gjashtë ka rreth 10 tekste, pas një viti kur fillorja të bëhet 6 vjet, ai do të ketë jo më shumë se 5 libra, të cilat do të jepen nga një mësues i vetëm. Matematika, gjuha shqipe dhe ajo e huaj do të jenë libra më vete, ndërsa lëndët e tjera, shoqëroret, do të përmblidhen në një të vetëm, e po ashtu dhe ato të shkencave të natyrës. Ndërsa nxënësve të klasës se parë pas një viti do t’u Ermelinda Hoxhaj shtohet lënda e informatikës. Ekspertët e grupeve të punës sqarojnë se prioritet do t’i jepet uljes së ngarkesës mësimore dhe eliminimit të përsëritjes së temave në tekste, problem që ndeshet në librat aktualë. Sipas specialistëve të arsimit, kalimi nga sistemi 5+4 në 6+3 mundëson standarde të arritjeve të nxënësve të krahasueshme me shumicën e sistemeve të tjera arsimore europiane.
STRUKTURA
Një prej ndryshimeve kryesore të ligjit për arsimin parauniversitar është edhe struktura e këtij arsimi, i cili më parë arsimin fillor e ka patur pesëvjeçar tashmë do ta ketë gjashtëvjeçar. Kjo strukturën e re, sipas këtij ligji, parashikohet të nisë të zbatohet në vitin shkollor 2013-2014. Arsimi bazë përfshin arsimin fillor dhe arsimin e mesëm të ulët. Arsimi fillor përbëhet nga gjashtë klasa, nga klasa e parë deri në klasën e gjashtë. Arsimi i mesëm i ulët përbëhet nga tri klasa, nga klasa e shtatë deri në klasën e nëntë. Shkollat e arsimit të orientuar mund të nisin në klasa të caktuara të arsimit bazë, duke siguruar formimin e mjaftueshëm të nxënësve në lëndët e kulturës së përgjithshme. Arsimi bazë me kohë të plotë është i detyrueshëm për të gjithë fëmijët që janë shtetas shqiptarë me banim në Shqipëri nga mosha gjashtë vjeç deri në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç. Nxënësi ka të drejtë ta ndjekë arsimin bazë me kohë të plotë deri në moshën shtatëmbëdhjetë vjeç. Nxënësi, që ka mbushur moshën shtatëmbëdhjetë vjeç dhe nuk ka përfunduar arsimin bazë, lejohet të përfundojë klasën që po ndjek. Çdo nxënës që përfundon arsimin bazë ka të drejtë të regjistrohet në arsimin e mesëm të lartë, të përgjithshëm ose profesional.

27.01.2013

Burimi: Balkanweb

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


9 + = fourteen

All Rights Reserved