Postuar me: 15:24 30-01-2013

Dashuri mes mësueses dhe nxënësit 15 vjeç, plane arratie drejt Meksikës (Burimi: NOA, www.noa.al)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

Kathryn-Murray lajm-shqipNjë mësuese po përballet me gjykatën e akuzuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me një nxënësin e saj 15 vjeçar, si dhe për planifikimin e arratisjes drejt Meksikës me të.

Kathryn Murray 29 vjeç, u gjet me të dashurin adoleshent në shtëpinë e babait të saj, pavarësisht se gjykata u kishte ndaluar çdo kontakt.

Vajza në seancën e fundit, u urdhërua të dorëzojë pasaportën e saj para gjykatës në Huston, Texas, pasi dyshohet se kishte planifikuar arratinë për të nisur një jetë të re në Meksikë me të dashurin 15 vjeçar.

Murray rrezikon deri në 20 vite burg, për marrëdhënie seksuale me persona nën moshë, pasi akuzohet se kryente marrëdhënie intimie me adoleshentin në shtëpi, në shkollë dhe në hotel.

Nga ana e policisë thuhet se mësuesja tentoi arratinë, kur pikasi policinë në shtëpinë e saj, ndërsa adoleshenti ishte denoncuar si i zhdukur nga prindërit.

Në ngarkim të 29 vjeçares u shtua edhe një akuzë e re, ajo e strehimit të një të arratisuri.

Drejtuesit e shkollës së Kathryn siç raporton noa.al e kanë cilësuar sjelljen e saj si të neveritshme, ndaj kanë kërkuar ndjekje të plotë penale.

Murray u arrestua në muajin shkurt e akuzuar për marrëdhënie seksuale me nxënësin e saj, pasi u kap në dhomën e tij, ndërsa prindërit e këtij të fundit nuk ndodheshin në banesë.

Mësohet se çifti u zbulua nga vëllai i adoleshentët, i cili gjeti sutjenat dhe të brendshmet në dysheme, ndërsa të dy ndodheshin njëri sipër tjetrit.

Por kur gruaja foli ai e njohu që bëhej fjalë për mësuesen e shkollës së mesme, ndërsa i riu pranoi se kishte pasur marrëdhënie me mësuesen e tij, sepse kishte rënë në dashuri.

Nga hetimet e mëtejshme mësohet se gruaja ka pasur marrëdhënie seksuale me të miturin edhe gjatë një mbrëmje shkollore, ku është larguar bashkë me nxënësin në një hotel.

Çifti i pazakontë prej moshës, kishin planifikuar edhe arratinë drejt Meksikës, por hetimet e policisë zbuluan dhe ndaluan gjithçka.

30.01.2013

Burimi: NOA

Rreth Autorit

Postuar 1 Koment
Mendimi i juaj
  1. jurgen says:

    mesuesja me pelqen,duket se nuk mund ti rezistosh!

Komenti Juaj :


− 5 = three

All Rights Reserved