Postuar me: 13:59 31-01-2013

Harta e emigrantëve shqiptarë. Ndërkombëtarët raportojnë 164 mijë shtetas më shumë se censusi (Burimi: Balkanweb, www.balkanweb.com)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

emigrante lajm-shqipTIRANE - Rreth 1/3 e popullsisë shqiptare jeton në emigracion. Vetë Shqipëria ka pritur 89 106 shtetas të huaj. Greqia renditet e para në listën e vendeve pritëse, ndërsa Australia e fundit me më pak emigrantë shqiptarë. “Peoplemov.in”, faqja zyrtare që analizon emigrimin në botë, ka publikuar hartën e fundit të shpërndarjes të shqiptarëve jashtë vendit.

Statistikat e ndërkombëtarëve bien ndesh me të dhënat e censusit për popullsinë që jeton në Shqipëri. Sipas “Peoplemov.in”, popullsia brenda vendit është 2.986.952 banorë, ndërkohë që të dhënat e censusit flasin për 2.821.977 banorë. Referuar këtyre shifrave, me regjistrimin e fundit të popullsisë llogariten 164.000 persona më pak që jetojnë në Shqipëri. Censusi nuk dha shifra për numrin e emigrantëve jashtë vendit.

Ndërkohë që sipas “Peoplemov.in”, rreth 32.5% e shqiptarëve jetojnë jashtë. Në total, janë 1.438.451 veta. Sipas raportit, vetëm në Greqi ka aktualisht 674.846 shqiptarë. E dyta në listë renditet Italia, ku jetojnë 522.647 persona. Më pak shqiptarë jetojnë në Itali, ku llogariten të jenë rezidentë 2.628 persona. Në raport jepet harta e shteteve të origjinës të emigrantëve që jetojnë në Shqipëri. Rreth 2.98% e popullsisë e përbëjnë këta shtetas.

Nga totali prej 89,106 emigrantësh, pjesa më e madhe janë nga Greqia, rreth 89,106. Shtetasit maqedonas janë të dytët në listë, ndërkohë që në vend jetojnë edhe 49 emigrantë rusë, të cilët janë të fundit në listën e “Peoplemov. in”.

Tendenca që është vënë re sidomos vitin e fundit, është rikthimi i emigrantëve, sidomos në vendet që janë prekur nga kriza. Vetëm nga Greqia në 2012 janë kthyer rreth 3000 persona, pjesa më e madhe e të cilëve jetonte prej të paktën një dekade atje.

31.01.2013

Burimi: Balkanweb

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


5 + one =

All Rights Reserved