Postuar me: 19:02 30-01-2013

Itali, familjarët e shqiptarit që u rrah për vdekje dhurojnë organet e tij, shpëtojnë 3 jetë (Burimi: Gazeta Shqip, gazeta-shqip.com)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

baristi lajm-shqipFamiljarët e emigrantit shqiptar që humbi jetën pasi u qëllua për vdekje nga një i ri italian vendosën të dhurojnë organet e 45 vjeçarit Artan Meta, duke shpëtuar tre jetë njerëzish.

Në Facebook, në faqen “Artan siamo tutti con te” janë me qindra ata që shprehin dhimbjen për vdekjen e Artanit që, siç duket, gëzonte dashurinë e respektin e shumë personave në Villasor. Familjarët e Artanit kanë marrë vendimin e rëndësishëm që të dhurojnë organet e tij pasi sipas tyre, “kështu do të kish dashur edhe ai vetë”.

Njerëzit e qytezës ku jetonte shqiptari janë solidarizuar me familjarët e tij dhe kanë nisur të mbledhin fonde për të bërë të mundur dërgimin e trupit të pajetë të 45 vjeçarit në atdhe. Por më parë, për baristin shqiptar do të mbahet një meshë dhe një kortezh i heshtur në Villasor, ku Artan Meta jetoi vitet e fundit të jetës e ku janë të shumtë ata që duan të nderojnë kujtimin e tij dhe ta përshëndesin për herë të fundit.

Ndërkaq, 18-vjeçari Nicholas Melis, që të enjten e shkuar e goditi Metën me shqelm në fytyrë duke i shkaktuar vdekjen, i akuzuar fillimisht për lëndime të rënda, tani duhet të përgjigjet për vrasje.

30.01.2013

Burimi: Gazeta Shqip

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


× 5 = forty five

All Rights Reserved