Postuar me: 16:10 08-01-2013

Lista e ALUIZNI: Legalizimet, emrat e 2300 përfituesve të rinj (Burimi: Gazeta Panorama, www.panorama.com.al)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

Legalizime lajm-shqipDrejtoria e Legalizimeve publikon emrat për 12 qarqet e vendit. Kollozi: Paguani faturat, procesi mbyllet brenda 2013.

Drejtoritë Rajonale të Agjencisë së Legalizimeve në 12 qarqe të vendit kanë përfunduar së shqyrtuari dosjet tekniko-ligjore për 2300 vetëdeklarues të objekteve informale dhe kanë bërë gati faturat financiare. Gazeta publikon sot emrat e atyre që duhet të paraqiten pranë këtyre drejtorive për të tërhequr këto fatura dhe për të bërë pagesën respektive në bankë, në mënyrë që të vijohet me hapin e radhës, që është dhënia e lejes së legalizimit. Në një deklaratë, kreu i Agjencisë së Legalizimeve, Ardian Kollozi, shprehet qartë se afati i përfundimit të të gjithë procesit do të jetë viti në vijim. “Kemi hyrë në vitin 2013, vit gjatë të cilit kemi deklaruar se do të përmbyllim procesin e legalizimeve e, për këtë arsye, gjejmë rastin që në këtë publikim të parë për këtë vit të ftojmë dhe një herë ndërtuesit informalë të bëhen pjesë aktive e këtij procesi shumë të rëndësishëm për ta, për ne dhe për gjithë shoqërinë shqiptare”, shprehet Kollozi. Edhe njëherë ai e vë theksin te rëndësia që ka pagesa në një kohë të shkurtër e faturës financiare për të përmbyllur procesin. Po kështu Kollozi siguron se pas paraqitjes së mandatit pranë drejtorive të ALUIZNI-t do të duhen vetëm 48 orë për të printuar dhe marrë në duar lejen e legalizimit për objektet informale që qytetarët kanë vetëdeklaruar. Ftojmë ata ta konsiderojnë përmbylljen e procesit të legalizimit dhe formalizimin e pronave të tyre si prioritet të veprimtarisë së tyre për këtë vit, duke i siguruar dhe një herë se administrata e ALUIZNI-t, brenda 48 orësh nga shlyerja e detyrimeve financiare, do të përmbyllë dhe pajisë me leje legalizimi çdo dosje të plotësuar”, shprehet Kollozi.
08.01.2013

Burimi: Gazeta Panorama

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


5 + three =

All Rights Reserved