Postuar me: 18:19 17-01-2013

Më pak para nga bankat e emigrantët, rritja 0.8% (Burimi: Gazeta Panorama, www.panorama.com.al)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

banka_boterore lajm-shqip Banka Botërore edhe një herë ka përsëritur në shifra pritmëritë për një rritje modeste të ekonomisë shqiptare në vitin 2012, por edhe për parashikimin e vitit 2013. Në raportin e fundit të saj nën titullin “Parashikimet ekonomike globale”, botim i janarit, BB vlerëson në total gjithë ekonomitë botërore dhe për Shqipërinë vlerësimi bëhet në grup me vendet e rajonit. Duket se shqetësim kyç për Bankën përbëjnë disa fenomene që kanë ardhur të forcuara nga kriza, siç mund të jetë rënia e remitancave, por edhe e kreditimit të ekonomisë. Remitancat janë tkurrur ndjeshëm në Serbi dhe Shqipëri. Kreditimi real i brendshëm ka qenë negativ për Letoninë dhe Lituaninë që nga viti  2009 dhe është tkurrur në mënyrë të jashtëzakonshme në vende si Shqipëria, Bullgaria Maqedonia dhe Turqia”, thuhet në raport. Po kështu, Banka Botërore nuk pret ndonjë surprizë në rritjen ekonomike të vitit 2012 që sapo u mbyll dhe mendon që Shqipëria pati një rritje 0.8 për qind të GDP-së. Ndërkohë që më pozitivisht situata shihet për të ardhmen. Banka Botërore pret që për vitin 2013 rritja ekonomike e Shqipërisë të jetë 1.6 për qind, për vitin 2014 një rritje 2 për qind dhe për vitin 2015 rritja parashikohet 3 për qind e GDP-së. Edhe pse situata ka mundur të menaxhohet për të mos pasur rritje ekonomike negative apo shifra kreditimi në vlerë negative, Banka Botërore gjykon se problem kyç për Shqipërinë dhe disa vende të tjera në rajon është papunësia dhe jo më tepër me shifrën e të papunëve, por me kushtet në këtë treg.
“Kushtet në tregun e punës vijojnë të mbeten më të dobëta se kudo, përfshirë Shqipërinë, Bullgarinë dhe Serbinë”, vlerëson raporti i Bankës Botërore. Pozitive në parashikimet e këtij institucioni duket të jetë parashikimi për ecurinë e llogarisë korrente në raport me GDP-në, e cila, edhe pse negative, pritet që të tkurret nga viti në vit. Kështu, nëse për vitin 2012 Banka Botërore vlerëson që llogaria korrente ishte -11.8 për qind e GDP-së, në vitin 2015 pritet që të arrijë -6 për qind e GDP-së, pra në përgjysmim.

FMN, rritja e GDP-së vetëm 0.5%
Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson në raportin e tij për Shqipërinë vetëm pak ditë më parë, se rritja ekonomike për vitin 2012 nuk është më shumë se 0.5 për qind. Ky parashikim është 1 për qind më pak sesa ajo që qeveria pranon sot zyrtarisht dhe që ministri Ridvan Bode shprehu gjatë analizës vjetore të Financave pak ditë më parë. Fondi Monetar Ndërkombëtar në raportin e vet thekonte se qeveria duhet që të marrë një sërë masash, të cilat lidhen me rishikimin e sistemit të taksave duke rritur tatimfitimin dhe, nga ana tjetër, duke mënjanuar rritjen e pagave dhe pensioneve. Në këtë pikë, FMN sugjeronte që inflacioni të shërbejë si një bandë e sipërme për rritjen e pagave dhe pensioneve në mënyrë që përmes shpenzimeve më të kontrolluara të ecet drejt konsolidimit fiskal.

17.01.2013

Burimi: Gazeta Panorama

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


− one = 3

All Rights Reserved