Postuar me: 19:25 14-01-2013

Papulias letër OMONIA-s: Krenar për helenizimin në Vorio Epir (Burimi: Gazeta Tema, www.gazetatema.net)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

papulias lajm-shqipOrganizata “OMONIA” ka festuar të dielën 22-vjetorin e krijimit të saj. Gjatë festimeve për këtë aktivitet është lexuar dhe një letër urimi e Presidentit të Greqisë, Karolos Papulias.

“Prania shekullore e helenizmit vorioepiriot në shtëpitë stërgjyshore, është gjithmonë një burim frymëzimi dhe krenarie për të gjithë grekët, sidomos në një kohë kur atdheu, por edhe rajoni më gjerë, përballet me një numër të madh sfidash”, shkruan në mesazhin e tij presidenti grek, raporton “AS”.

Ai i bënë thirrje të gjithë bashkatdhetarëve që të mblidhen rreth “OMONIA-s” dhe të punojnë për kauzën e përbashkët.

“Me rastin e këtij përvjetori, dua t’ju bëj thirrje të gjithë bashkatdhetarëve tanë që të mblidhen rreth “OMONIA-s” dhe të punojnë për kauzën e përbashkët. Unë shpresoj që në të njëjtën kohë dhe “OMONIA” të marrë të gjitha ato nisma të cilat do të tregojnë se nga lufta e përbashkët për të mbrojtur të drejtat e grekëve në Shqipëri nuk përjashtohet askush, pa ambicie personale dhe rivalitete”, shkruan Papulias.

Krahas figurave të njohura të minoritetit grek në Shqipëri, të pranishëm kanë qenë dhe ambasadori grek në Tiranë si dhe konsujt grek të Gjirokastrës dhe Korçës.

14.01.2013

Burimi: Gazeta Tema

Rreth Autorit

Postuar 1 Koment
Mendimi i juaj
  1. mihali says:

    te gjithe shqipetaret u bene grek me dekumenta fallso ajde ajde http://www.shes.fr/

Komenti Juaj :


one × 6 =

All Rights Reserved