Postuar me: 9:26 14-01-2013

“Pastrimi i parave”, DPPP: Janë nën hetim 6 politikanë (Burimi: Alb-Observer, www.alb-observer.com)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

Çështja e pastrimit të parave në Shqipëri vazhdon të mbetet një problem serioz, kur konkretisht janë të përfshirë politikanët.

Në një itervistë për një të përditëshme kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Pastrimit të Parave, Arben Doçi tregon kanalet kryesore përmes të cilave hyjnë apo gjenerohen të ardhurat e paligjshme në territorin shqiptar, ashtu si dhe metodat që përdoren për ligjërimin e tyre.

 Ndërsa thekson se prioritet i vëmendjes së institucionit janë personat e ekspozuar politikisht, Doçi bën me dije se pjesa më e madhe e parave të pista prodhohen nga krimi jashtë kufijve, ndërkohë që janë pasuritë e paluajtshme, hoteleria dhe restorantet, aktivitetet kryesore ku priren të injektohen këto para.

Po kështu Doçi ka theksuar: “Bëhet fjalë për shuma parash, që nuk kanë të bëjnë me punën e institucionit tonë. “Global Financial Intergrity” i është referuar bilancit të pagesave të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe raportit tregtar të import-eksporteve. Bëhet fjalë për një diferencë mes pagesave jashtë kufijve dhe bilancit tregtar.

Shifra mesatare prej 130 milionë dollarësh për dhjetë vite është rezultat pikërisht i kësaj diference dhe nuk bazohet në asnjë të dhënë të GFI mbi transferta konkrete të jashtëligjshme.

Po ta krahasojmë me të dhënat e shteteve të tjera të rajonit, rezulton se kjo diferencë për rastin e Shqipërisë është 5 deri 25 herë më e ulët. Një e dhënë e tillë, për mendimin tim tregon se qoftë Drejtoria e Doganave, qoftë Drejtoria e Tatimeve i kanë marrë masat për minimizimin e informalitetit tregtar”.

 

14.01.2013
Burimi: Alb-Observer

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


2 × = ten

All Rights Reserved