Postuar me: 14:55 26-01-2013

Tave me presh (Burimi: Urban, urban.al)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

tave me presh lajm-shqipPerberesit: 1 kg presh, 4 luge vaj, 1 qepe, 250 gr mish i grire, pak salce domatesh ose 2 domate te grira, kripe, piper, majdanoz.

Pasi lajme e presim preshin ne rrota, i kapurdisim pak me 2 luge vaj e kripe e pastaj i shtrojme menjehere ne tave mbi leter furre. Nderkohe kapaurdisim qepen me mishin e grire dhe shtojme pak uje. Pasi eshte gatuar pak qepa dhe mishi i grire, shtojme salcen ose domatet e grira. E leme sa te perzihen shijet e pastaj e rregullojme me kripe, piper, majdanoz. E shtrojme mbi preshin masen dhe fusim taven te piqet per 40-50 minuta ne 180°.  Sipas deshires mund t’i shtojme siper salce beshamel para se ta fusim ne furre.

26.01.2013

Burimi: Urban

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


2 × seven =

All Rights Reserved