Postuar me: 20:56 06-01-2013

Të krishterët festojnë 6 janarin (Burimi: Top Channel, top-channel.tv)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

uji i bekuar lajm-shqipTURQI – Qindra të krishterë ortodoksë në Stamboll festuan Ditën e Ujit të Bekuar. Si çdo vit, ata u mblodhën në brigjet e ngushticës “Briri i artë”, e cila e ndan qytetin në dy pjesë; atë europiane dhe atë aziatike. Ceremonia u drejtua nga Patriarku Bartolome. 

Shtetasi grek Lukas Kokinis nxorri kryqin prej druri dhe ia dorëzoi atë Patriarkut. “Kjo ishte ëndrra ime, – tha ai. – Ta nxirrja kryqin këtu, në Stamboll”.

GREQI - Grekët u mblodhën në portin e Pireut të dielën, për të festuar ditën e ujit të bekuar apo Epifanisë, një nga më të rëndësishmet në fenë ortodokse. Ceremonia “Bekimi i ujrave” u drejtua nga Kryepeshkopi Ieronimos. Mes të pranishmëve ishte dhe kryeministri grek Antonis Samaras dhe shumë zyrtarë të lartë të vendit.

“Sot në ditën e Epifanisë, me bekimin dhe forcën që marrim nga kjo ceremoni, bekimi i ujit të na mbushë me shpresë e forcë se do t’ia dalim. Me ndihmën e Zotit, ne do ta kalojmë edhe këtë situatë”, u shpreh Samaras.

Rituali i hedhjes së kryqit në ujë bëhet në të gjithë vendin, duke kujtuar pagëzimin e Jezu Krishtit në lumin Jordan. Grekët e guximshëm u zhytën në ujrat e ftohta për të nxjerrë kryqin. Siç thuhet, ai që e nxjerr atë, do të ketë përpara një vit të mbarë.

VATIKAN - Papa Benedikti i XVI, në ditën e Epifanisë, tha se udhëheqësit katolikë duhet të kenë kurajo për t’i bërë ballë “agnosticizmit fanatik”, që dominon në shumë vende të botës. Në predikimin e së dielës, përpara 10 mijë besimtarëve, ai foli për temën e Kishës, sipas tij, e rrethuar nga ata që duan të ndryshojnë mësimet mbi fenë dhe moralin, për t’iu përshtatur opinionit aktual.

“Prandaj, kurajo për t’i shpallur luftë kësaj mendësie dominuese është urgjente për një prift sot. Ai duhet të jetë kurajoz”.

Kohët e fundit, Papa dhe Kisha janë vënë në shënjestër të sulmeve, për kundërshtimin që i bëjnë martesave homoseksuale dhe emërimit të priftëreshave gra. Gjatë ceremonisë, ku merrte pjesë edhe kryeministri Mario Monti, Ati i Shenjtë bekoi 4 arkipeshkëvit e rinj, mes të cilëve edhe sekretarin e tij personal, Georg Gaensvein, njeriu më i afërt i Papa Benediktit XVI prej vitit 2005, kur ai u zgjodh në krye të Kishës Katolike.

06.01.2013

Burimi: Top Channel

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


− 6 = one

All Rights Reserved