Postuar me: 12:37 30-01-2013

Toponimi shqip në pasaporta, Greqia kthen fëmijët shqiptarë nga aeroporti i Athinës (Burimi: Balkanweb, www.balkanweb.com)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

pasaporta lajm-shqipATHINE-Të mbërrish me avion në Greqi dhe të rikthehesh sërish në atdhe për shkak të pasaportës në gjuhën shqipe, këto ishin peripecitë që hoqën disa fëmijë të emigrantëve shqiptarë që kanë lindur në Greqi.

Rreth 14 gra dhe fëmijë shqiptarë, emigrantë në Greqi janë ndaluar të hyjnë në Athinë për shkak të toponimit në gjuhën shqipe në pasaportat e tyre.
Zv/kryeredaktorja e Gazeta Shqiptare, Rezarta Delisula bëri të ditur nga aeroporti i Athinës se nënat me fëmijë të sapokthyer në Greqi nuk janë lejuar të kalojnë pasi në pasaporta, vendlindja Greqi është shkruar në shqip dhe jo në gjuhën angleze.
“14 gra me fëmijët e tyre që janë nisur nga Tirana drejt Athinës u ndaluan nga policia greke, pasi problem i bë shënimi në pasaportë në gjuhën shqipe. Fëmijët janë të familjeve shqiptare të lindur në Greqi, dhe në pasaportat e tyre të prodhuara në Shqipëri është shkruar vetëm në shqip, vendlindja Shqipëri. Autoritetet greke pretendojnë që toponimi të jetë dhe në anglisht”, sqaron Delisula.

Një prej nënave shqiptare tha në një telefonatë për News24 se këto janë andrallat që u shkaktohen për shkak të shtetit shqiptar që nuk ka zgjidhur me një marrëveshje të saktë çështjen e pasaportave me Greqinë.
“Faji i shtetit shqiptar që këtu po na përdorin si qen”, tha e indinjuar gruaja e bllokuar në aeroport.

Pas disa ore bllokim në aeroportin e Athinës, autoritetet greke u këshilluan emigrantëve shqiptarë të rikthehen në Shqipëri dhe të rregullojnë pasaportat.

Rreth orës 11:15 minuta, 14 nënat me fëmijë uu rikthyen në aeroportin e Rinasit ku dhe po merren në pyetje nga autoritetet shqiptare.

Situata e sotme pason atë të disa ditëve me parë në kufi me Greqinë, kur dhjetra gra me fëmijë janë kthyer nga autoritetet greke për shkak të toponimit shqip në pasaportë.
Pas problemeve disa ditore Greqia u tërhoq nga urdhri për toponimet dhe sot pas asnjë paralajmërim e riktheu sërish.

Marrëveshja
Kombet e Bashkuara gjatë Konferencës për Standardizimin e Emrave Gjeografike, kanë rekomanduar përdorimin e Katalogut të emrave gjeografikë të vendeve të ndryshme, i cili u miratua në Neë York, në vitin 1998. Sipas këtij katalogu, në dokumenta zyrtare të gjithë emrat e Greqisë do shkruhen si në gjuhën greke, por të konvertuar me gërma latine; pra Thessaloniki për Selanikun, Kastoria për Kosturin, Florina për Follorinën, Kerkira për Korfuzin, etj.
Çertifikatat e lindjes së fëmijëve të lindur në Greqi, si çdo çertifikatë tjetër, përmbajnë pa dyshim emrin e qytetit grek të lindjes, si psh Selanik, që në greqisht shkruhet ????????i??, Kostur-????????, Follorinë-???????, Korfuz-???????, etj. Në çertifikatat që lëshohen në Shqipëri emrat e qyteteve shkruhen në gjuhën shqipe, por Greqia prej mëse një viti nuk e pranon më një dokument të tillë, në zbatim të një marrëveshjeje ndërkombëtare, të arritur para disa vjetësh.

Së fundmi Greqia ka shtuar edhe një kërkesë të re, që emri i shtetit Greqi, të shkruhet në anglisht, Greece, duke përfshirë kështu të gjithë fëmijët e lindur në Greqi, pavarësisht emrit të qytetit.

30.01.2013

Burimi: Balkanweb

Rreth Autorit

Postuar 2 Komente
Mendimi i juaj
  1. tani255 says:

    duan qe te shtojne minoritetin grek ne shqiperi mos ju duket cudi qe kjo s’ka lidhje njera me tjetren. ata bejne pune me afatgjata duke parashikuar me nje te ardhme te larget.

  2. titi says:

    Gabimet vijne nga njerez te pa afte ne zyrat e gjendies civile kur rregjistrojne femijet e lindur jashte shtetit, NE PASHAPORTE VENDI I LINDIES SHKRUHET …..

    ANGLISHT & ne gjuhen e vendit qe ka lindur femija.

    sorollatiet e emigranteve as edhe nj nuk i mer persiper por vetem shikojne t’ju marin ndonje lek………

Komenti Juaj :


seven × 4 =

All Rights Reserved