Postuar me: 19:21 16-02-2013

Kryetarja e KQZ paditet për herë të dytë për divorc nga i shoqi (Burimi: Gazeta Tema, www.gazetatema.net)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

Lefterie-Lleshi lajm-shqipBashkëshorti i kryetares së KQZ-së, Lefteri Lleshi, ka depozituar për herë të dytë kërkesën për divorc në Gjykatën  e Tiranës. Arjan Lleshi, 48 vjeç, kërkon zgjidhjen e martesës me Lefteri Lleshin, 43 vjeç dhe lënien e dy fëmijëve të tyre, Elion dhe Adlein, për edukim të paditurës. Në kërkesë thuhet se detyrimi ushqimor do të shlyhet sipas mundësive ekonomike të secilit bashkëshort.

Të drejtat e paditësit për të takuar fëmijët e tij do jenë çdo fundjavë të ditës së shtunë, si dhe të drejtën e mbajtjes së fëmijëve një muaj gjatë pushimeve verore.

Siç mësohet nga të afërmit, çifti jeton i ndarë prej më shumë se gjashtë muajsh, duke e bërë të pavlefshme martesën. Ndërkohë që  siç shkruhet në suplementin “Panorama Plus”, interesant është fakti që të dyja herët kërkesën për divorc e ka bërë bashkëshorti dhe jo ajo vetë.

16.02.2013

Burimi: Gazeta Tema

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


× four = 32

All Rights Reserved