Postuar me: 12:24 05-02-2013

Rriten tarifat për part-time, sa do të kushtojnë studimet për të gjitha degët (Burimi: Gazeta Mapo, www.mapo.al)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

univ lajm-shqipMinistria e Arsimit publikon tarifat e studimit që do të paguajnë studentët që kanë vijuar studimet me kohë të pjesshme gjatë vitit akademik 2012-2013, në universitetet publike të vendit. Krahasuar me një vit më parë, taksat e studimit kanë pësuar një rritje të vogël në të gjitha degët, që varion nga 1000 deri në 2500 lekë. Kështu, për programet e para të studimit tarifat janë shtuar me 1000 lekë, ndërsa për ato të dyta me 2500 lekë. Më konkretisht, taksa e shkollimit për Juridikun në Tiranë nga 26 mijë për fakultet të parë ka shkuar në 26700, ndërsa për fakultet të dytë nga 70 mijë lekë në 73 mijë. Po kështu, edhe për dy degët e Ekonomikut me kohë të pjesshme, Administrim-Biznes dhe Financë-Kontabilitet, për program të parë studimi taksa është rritur nga 35 mijë lekë në 36500, dhe për program të dytë nga 70 mijë  në 73 000 lekë. E njëjta rritje ka ndodhur edhe për degët e Filologjikut, Gjuhë-Letërsi, Histori, dhe Gjeografi, të cilat këtë vit akademik do të kushtojnë rreth 41 000 lekë për fakultet të parë dhe 73 mijë për fakultet të dytë. Nëpërmjet një urdhri të përbashkët nr.474, datë 8.10.2012 “Për tarifat e shkollimit në institucionet publike të arsimit të lartë për të gjitha programet e studimit të ciklit të parë, më kohë të pjesshme e të edukimit në distancë, për vitin akademik 2012-2013”, Ministria e Financave dhe ajo e Arsimit kanë përcaktuar taksat e studimit për kandidatët që i vijojnë këto studime si fakultet të parë si dhe për ata që e kanë fakultet të dytë. Si gjithmonë, studimet part-time do të kushtojnë më shumë në universitetet e Tiranës, sidomos për kandidatët që i vijojnë ato si fakultet të dytë.

Kategoritë që i përkasin shtresave sociale do të paguajnë gjysmën e tarifës. Sipas urdhrit të firmosur nga ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj dhe ai i Financave, Ritvan Bode, kandidatët që do të fitojnë të drejtën në një program studimi të ciklit të parë, me kohë të pjesshme e të edukimit në distancë në institucionet publike të arsimit të lartë, në vitin akademik 2012-2013 dhe që u përkasin shtresave sociale, si: personave që nuk shikojnë dhe që nuk dëgjojnë, invalidë, invalidët e punës dhe fëmijët e tyre, paraplegjikë dhe tetraplegjikë, fëmijët që gëzojnë statusin ligjor të jetimit, fëmijë romë, ballkano-egjiptianë apo fëmijë të policëve dhe ushtarakëve të rënë për shkak të detyrës e të ish-të përndjekurve politikë, paguajnë një kuotë në masën 50% të tarifës së shkollimit. Në urdhër thuhet se këtë të drejtë do ta kenë edhe studentët e viteve më të larta, që u përkasin po këtyre shtresave sociale. Tarifa e shkollimit do të paguhet me këste vjetore, çdo fillim viti akademik, të vendosura nga vetë universitetet sipas përcaktimeve në rregulloret e tyre. Studentët e shpallur jokalues/përsëritës do të paguajnë tarifë shkollimi në vitin përsëritës, vetëm për kreditet e provimeve të mbartura. Tarifat e shkollimit të llogaritura do të paguhen pranë zyrave të “Postës Shqiptare”, për llogari të institucionit të arsimit të lartë publik përkatës.

05.02.2013

Burimi: Gazeta Mapo

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


six × = 30

All Rights Reserved