Postuar me: 11:37 18-02-2013

Si mund të kurohen pa operacione të gjitha llojet e tumoreve (Burimi: Ikub.al, www.ikub.al)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

mjekja lajm-shqipNë suplementin e së shtunës, gazeta “Tirana Observer” i përkushtohet tërësisht sëmundjeve të tumoreve. Në këtë suplement flasin doktorët e famshëm të ACIBADEM Healthcare Group’s, rrjetit më të madh spitalor në Euroazi: Si i operojmë pacientët pa thika, shërim edhe aty ku nuk ka shpresë. Por parandalimi i tumoreve bëhet edhe në tryezë. Në fakt, 30% e rasteve të kancerit mund të shmanget duke ndjekur një dietë të përshtatshme të pasur në fushën e ushqimeve anti-tumor. Cilat janë ato? Po rendisim më poshtë, sipas rendit alfabetik, listën e ushqimeve që sipas studimeve të shumta shkencore posedojnë veti ushqimore të cilat mund të parandalojnë fillimin e kancerit. “Tirana Observer” sot publikon këshillat më të fundit nga shkenca mjekësore për shfaqjen e tumoreve dhe si t’i parandalojmë ato. Në këtë suplement janë përmbledhur disa rregulla mbi mënyrat sesi mund të shtrojmë një tavolinë të pasur në mënyrë që jo vetëm të shijojmë një menu të shijshme, por edhe të shmangni sëmundjet e ndryshme e veçanërisht kancerin. Këto dhe shumë këshilla e rekomandime të tjera të mjekëve, në suplementin e sotëm prej gjashtë faqesh, për t’u mbrojtur nga tumoret. Gazeta “Tirana Observer” në suplementin e sotëm përmbledh këshillat më të fundit që japin dietologëve, që nëse çdokush do t’i zbatojë do të ketë jetë të gjatë e të shëndetshme.

Parandaloni kancerin me spinaq, vaj e limon

Kanceri është një nga sëmundjet më të rënda, që rrezikojnë jetën e njeriut. Përveç operacioneve dhe kimioterapisë, një ndihmesë të dukshme në moszhvillimin e kësaj sëmundjeje, japin kurat e përgatitura me metoda popullore. Një kurë, që ka dhënë rezultate në ngadalësimin e përhapjes së sëmundjes, është përzierja me alkoolin e bimës së brokulës. Një litër alkool 60 gradë ose raki e fortë rrushi hidhet në 100 gramë kalendule. Kjo masë hidhet në një shishe, e cila mbyllet mirë dhe lihet në një vend të ngrohtë, por që të mos e zërë dielli. Pas 10 ditësh kjo masë kullohet. Merren 50 deri në 60 pika nga kjo përzierje dhe hidhen në 200 mililitra ujë. Ky lëng pihet nga pak gjatë gjithë ditës. Gjatë kohës që përdoret kjo kurë rekomandohet dhe ngrënia e tre karotave çdo ditë. Gjithashtu, mund të përdoren rrënjët e bimës, të cilat pasi të thahen, duhet të bluhen dhe pluhuri i përftuar hidhet në një gotë me lëng frutash ose çaj. Kura me pluhurin e brokulës përdoret 3 herë në ditë. Po për këtë qëllim përdoret edhe bima e Aloe Verës. Lëngu i nxjerrë nga kjo bimë përzihet me mjaltë. Ky mjekim ka dhënë efekte të përkryera në përmirësimin e të sëmurëve. Spinaqi është një nga ushqimet më të rëndësishme në luftën kundër kancerit, si dhe të sëmundjeve të tjera të rënda. Të sëmurët, që vuajnë nga sëmundja e kancerit, duhet të hanë spinaq me oriz dhe vaj ulliri, duke i shtuar dhe lëng limoni. Prandaj, për parandalimin e kancerit ky ushqim duhet të konsumohet sa më shpesh. Edhe kokë-lakra është vërtetuar se ka dhënë efekte pozitive në parandalimin e kancerit. Përqendrimi i lartë i indolit te lakra bën që sëmundja të mos përparojë më tej. Një studim i kryer nga shkencëtarë amerikanë ka treguar se te personat që konsumonin më tepër lakër, të paktën 2 deri 3 herë në javë, zhvillimi i sëmundjes ka qenë më i ngadaltë se te ata që nuk e përdorin këtë ushqim. Edhe salca e domates ka dhënë rezultate mjaft të mira në sëmundjen e kancerit. Konsumimi i shpeshtë i salcës e frenon atë deri në një farë mase. Të sëmurëve me kancer, mjeku u këshillon të pinë sa më tepër qumësht. Qumështi në përbërje të tij ka vitaminën D, armikun numër një ndaj kësaj sëmundjeje. Studimet kanë treguar se njerëzit që konsumojnë çdo ditë qumësht kanë më pak mundësi për t’u prekur nga kanceri. Gjithashtu, të sëmurëve me kancer, mjeku ju këshillon konsumimin sa më të shpeshtë të frutave dhe perimeve në veçanti të frutave, që mbështillen me lëkurë të trashë si portokalli, limoni, shega.

Cilat ushqime rrezikojnë shfaqjen e kancerit

Ndër metodat më efikase për ta evituar sëmundjen e kancerit është të pangrënit, respektivisht mosushqimi i qelizave kancerore, duke mos i ushqyer ato me vitamina të domosdoshme, të cilat i shumojnë ato, e më pas deri te shpërndarja e tyre në pjesët e tjera të gjymtyrëve të trupit.

Ushqimi i qelizave kancerore

1) Fillimisht, qelizat sulmuese ushqehen drejtpërsëdrejti nga sheqernat e njëpasnjëshëm.
Me ndërprerjen e kësaj substance ushqyese, jemi në gjendje që kancerit t’i ndërpresim edhe furnizimin e parë, i cili konsiderohet si ushqimi themelor i sëmundjes së kancerit.
Substancat me përmbajtje sheqeri janë të dëmshme për acarimin e sëmundjes së sheqerit dhe për këtë motiv mjekët janë mbështetur në disa zëvendësime të rregullta, siç janë: melasë, molla e thatë, mirëpo gjithnjë duke pasur në konsideratë që nga këto ushqime të përdoret një sasi e vogël. Gjithashtu kripa e kuzhinës përmban substanca kimike, përdorimi i së cilës e shndërron qelizën në ngjyrë të bardhë, prandaj zëvendësimi i saj me kripën e detit është më se i preferuar.

2) Qumështi si dhe produktet e tjera që vijnë prej tij shkaktojnë krijimin e këlbazës si dhe substancat e tjera mukoze në trup, e në veçanti në kanalet tretëse, prandaj kanceri ushqehet me këtë lloj substance. Anulimi i qumështit të kafshëve dhe zëvendësimi i tij më qumësht soje apo me oriz të pasheqerosur realizon edhe mosushqimin e qelizave të kancerit.

3) Preferohet që 80% e ushqimeve që ne konsumojmë të jenë fruta të freskëta, kokrra të plota (pra, kokrra gruri), një sasi e vogël farash, gështenjash, lajthish, një sasi e vogël mollësh. Përdorimi dhe të ushqyerit me këto ushqime forcon trupin dhe shëndetin e njeriut. Ndërsa nga këto produkte vetëm 20% preferohet të përgatitet në formë gjelle duke përfshirë këtu edhe bimët bishtajore. Nuk duhet harruar se lëngu i frutave të freskëta të jep fermente jetësore, të cilat lehtësojnë thithjen dhe tretjen e tij. Ç’është e vërteta, ato arrijnë deri te qelizat brenda 15 minutash dhe ushqejnë e ndihmojnë rritjen dhe zhvillimin e qelizave të shëndosha. Prej burimeve të fermenteve të gjalla është përdorimi i lëngjeve të frutave freskuese, së bashku me disa bimë bishtajore, ndaj dhe marrja e këtyre lëngjeve mund të merret dy apo tri herë në ditë. Është vërtetuar shkencërisht se fermentet shkatërrohen atëherë kur temperatura e saj të ketë arritur në 40 gradë.

4) Largimi nga konsumimi i kafesë, çajit, çokollatave si dhe nga çdo produkt me përmbajtje kafeine është i mirëseardhur për të prekurit nga kanceri dhe si zëvendësues mund të përdorim gjëra të buta dhe të dobishme për shëndetin, siç janë: çajet e luleve apo çaji jeshil, i cili posedon karakteristika kundërvepruese ndaj kancerit. Gjithashtu, preferohet pirja e ujit të pastër apo atij të filtruar, njëkohësisht duhet të jetë i vendosur në kavanoza të cilët i përdorim në përditshmërinë tonë, në mënyrë që të parandalojë konsumimin e helmeve dhe mineraleve të rënda që vijnë nga ujërat e çezmave.

5) Proteinat e mishit vështirësojnë tretjen dhe kërkojnë sasi të mëdha fermentesh tretëse. Pjesët e mbetura të mishit, të cilat në lukth nuk janë tretur ashtu si duhet, shkaktojnë erëra të rënda dhe më pas çojnë në grumbullimin e shumë helmeve në trupin e njeriut.

6) Muret e qelizave të kancerit posedojnë një mbulesë të përbërë me proteina të forta dhe duke u parandaluar nga të ushqyerit me mish, do të japë sasi të madhe fermentesh që ta sulmojë murin e proteinave të qelizave kancerore dhe në këtë formë realizohet edhe shkatërrimi i qelizave kancerore pa hasur në asnjë pengesë.

7) Kanceri është sëmundje me përmasa të mëdha. Ai shtrihet në mendjen, trupin si dhe pjesët e tjera të trupit, me fjalë të tjera, arroganca, urrejtja, inatosja si dhe mostoleranca e vënë trupin e njeriut në një pozitë të vështirë dhe për këtë kërkohet nga njeriu që ta ndërtojë jetën e tij me kënaqësi, dashuri dhe tolerancë.

8) Duhet të theksojmë se qelizat kancerore assesi nuk munden të jetojnë në një rreth të pasur me oksigjen dhe për këtë shkak preferohet aktiviteti me sporte të ndryshme, frymëmarrja e thellë në mënyrë që oksigjeni të depërtojë në të gjitha pjesët e trupit si dhe të arrijë te të gjitha qelizat e tij.

9) Nuk lejohet përdorimi i shisheve të plastikës, veçmas gjatë përdorimit të furrës elektrike. Është mirë që përdorimin e pjatave të plastikës t’i mënjanojmë në të dy rastet, qofshin ato ushqime të ftohta apo të nxehta. Gjithashtu duhet të mënjanojmë të gjitha llojet e shisheve të plastikës në frigoriferë.

Dieta me pak yndyrna ul rrezikun e kancerit të gjirit.
Konsumimi i ushqimeve me pak yndryna është mirë për shëndetin. Një studim në shkallë të gjerë mes grave tregon se dieta me pak yndyrna pakëson rrezikun e prekjes nga kanceri i gjirit, kanceri i zorrës së trashë apo sëmundjet e zemrës. 50 për qind e këtyre grave të marra në studim përdornin dietë frutash, perimesh dhe nënprodukte drithërash, ushqime të njohura për nivel të ulët yndyrnash, ndërsa 25 mijë gra të tjera përdornin dietë të zakonshme. Disa gra që para studimit kishin përdorur dietë ushqimore me nivel të lartë yndyrnash dhe gjatë studimit përdorën dieta me pak yndyrna, vunë re një pakësim 20 për qind të rrezikut të kancerit të gjirit. Dieta me pak yndyrna është e mirë për shëndetin, prandaj ato gra që janë në këtë dietë duhet ta vazhdojnë atë.

Tumoret, si mund të kurohen pa operacione

Revolucion në mjekësi. Ja metodat më të reja për kurimet me anë të teknologjisë së avancuar. Shëndet me sa më pak dhimbje, ose pa dhimbje fare.

Teknologjia kundër sëmundjeve, Gammaknife
Kurimet me anë të teknologjisë së avancuar shënojnë revolucion në shëndetësi. Shëndet me sa më pak dhimbje, ose pa dhimbje fare. Për këtë tashmë doktorët përdorin robotët. Sidomos në onkologji, ku rastet e të sëmurëve me kancer shtohen për çdo vit nëpër botë. Gamma Knife, Cyber Knife, akseleratorin linear Hi-tech, kirurgjia me anë të robotit “Da Vinci” janë disa nga pajisjet moderne, me të cilat nuk është më e nevojshme prerja e pacientit për të hequr tumoret. Për shembull, Gamma Knife është standardi i artë në trajtimin e tumorëve të trurit. “Me këtë metodë trajtohen tumorët e trurit më të vegjël se 3.5 cm, pa qenë e nevojshme për ndërhyrje kirurgjikale të rrezikshme. Bëhet në mënyrë të shpejtë, pa dhimbje dhe në një seancë të vetme”, shpjegon për gazetën “Tirana Observer”, Prof. Dr. Selçuk Peker, neurokirurg në spitalin “Acibadem Kozyatagi”. Në fakt, fjala “Knife” në anglisht ka kuptimin “thikë”, por Gamma Knife nuk është aspak thikë. Në vend saj, zona e sëmurë trajtohet me rreze gama dhe jo me ndërhyrje kirurgjikale (jo me bisturi). Nurokirurgu Peker jep disa të dhëna që ngjajnë si të pabesueshme: “Gamma Knife krijon mundësinë e trajtimit të tumoreve në tru pa pasur nevojë për kirurgji të hapur, pa gjakrrjedhje dhe pa dhembje. Bëhet vetëm anestezi lokale në kokë, pacienti bie në gjumë dhe futet te mjeti Gamma Knife. I gjithë procesi i trajtimit me rreze zgjat nga 10 minuta, maksimumi në një orë. Më pas, pacienti zgjohet pa dhimbje dhe mund të zhvillojë çfarëdo aktiviteti që dëshiron; të kërcejë, të punojë, të fluturojë me avion, etj”. Sipas tij, Gamma Knife është një pajisje radio-kirurgjikale, e testuar, suksesi i së cilës është provuar shkencërisht.
Cyberknife, operacion që brenda ditës të kthen në punë
E njëjta gjë ndodh edhe me pacientët që kurohen në Cyberknife. Kjo pajisje përdoret në tumorët të trurit, mushkërive, prostatës, pankreasit dhe metastazave të vështira për t’u trajtuar, tumorëve të lëvizshëm të mushkërive, mëlçisë si dhe tumorëve të përsëritur në zonat që kanë marrë radioterapi më parë. Prof. Dr. Enis Özyar, specialist i radioterapi-onkologjisë pranë spitalit “ACIBADEM Maslak”, thotë se kjo metodë si alternativë e kirurgjisë mund të largoj tumorët malinj në kufij të sigurt. “CyberKnife, i cili është programuar për trajtimin e tumoreve të të gjithë trupit me një saktësi milimetrike, është sistemi i parë dhe i vetëm për radiokirurgjinë robotike. CyberKnife është një shpresë për pacientë me tumor, që nuk mund të trajtohen me radioterapinë klasike, që kanë nevojë për operacion kompleks ose ku operacioni nuk është i mundur”, sqaron doktor Özyar për gazetën “Tirana Observer”. Sipas Prof. Dr. Enis Özyar “CybeKnife”, kjo teknologji robotike e kontrolluar prej kompjuterit, e cila përdor rrezatimin e fokusuar mund të trajtojë me doza të larta rrezatimi kancerin e trurit dhe të indeve të tjera të trupit duke i ruajtur në maksimum indet e shëndosha. “Procedura e trajtimit është po aq e kujdesshme, sa dhe trajtimi kirurgjikal. Por në ndryshim nga kirurgjia pacienti nuk ka dhimbje dhe mund të kthehet në jetën normal po të njëjtën ditë madje mund të kthehet edhe në punë”, sqaron mjeku turk”, sqaron doktori.
“Da Vinci”, operacioni me tri dimensione
Një tjetër pajisje që të operon pa dhimbje është “Da Vinçi Robot”. Kjo pajisje është zhvilluar nga NASA për të kryer operacione nga astronautët në hapësirë, por kryen kirurgji duke përdorur lëvizjet e mikro-s dhe gjeneron tre dimensiona të imazhit. Prandaj operacioni më i vështirë mund të kryhet në mënyrë të sigurtë. E vetmja gjë që është e nevojshme me robotin, është një mjek i ulur në tastierë dhe që e komandon atë. Roboti Da Vinci është përdorur në shumë fusha, veçanërisht urologji, kirurgji kardiovaskulare, kirurgji të përgjithshme, vesh-hundë-fyt dhe gjinekologji.

Operacioni pa hequr kokrrën

Kanceri i gjirit, metoda e re e trajtimit me tek dozë

Prof. Dr. Nuran Bese, specialiste e Radio-Onkologjisë në Qendrën e Shëndetit të Gjirit në Spitalin “Acibadem Maslak”, flet për herë të parë gazetën “Tirana Observer”: Me anë të metodës IORT shmanget heqja e kokës së gjirit; aplikohet rrezatim tek-dozë në kokën e gjirit dhe në zonën pas saj. Në këtë mënyrë ulet rreziku i përsëritjes së tumorit në këtë zonë. Gjithashtu, pasi pacientja del nga operacioni nuk përjeton gjendjen psikologjike të humbjes së gjirit.

Për pacientët të cilët duhet të operohen prej kancerit të gjirit ose të cilët i janë nënshtruar “kirurgjisë mbrojtëse” të gjirit po lind një shpresë e re: Trajtimi me rrezatimin tek-dozë me metodën e Radioterapisë Intra Operative (IORT), e cila është një terapi plotësuese përgjatë operacionit. Kjo metodë trajtimi ka si avantazhe shkurtimin e kohës së trajtimit. Gjithashtu ajo bën të mundur ruajtjen e kokës së gjirit në rastet kur duhet të hiqet i gjithë gjiri. Në Turqi, metoda IORT është aplikuar për herë të parë në trajtimin e rasteve me kancer të gjirit, në Qendrën e Shëndetit të Gjirit në Spitalin “Acibadem Maslak”. Me anë të kësaj metode bëhet i mundur plotësimi i trajtimit me anë të rrezatimit tek-dozë gjatë operacionit. Pacientja tashmë nuk i duhet të vijë me ditë të tëra në spital për trajtimin me radioterapi. Kjo metodë trajtimi nuk ka ndonjë efekt anësor të rëndësishëm. Tek pacientet, të cilave duhet tu hiqet gjiri me anë të kësaj metode mund të ruhet koka e gjirit dhe pjesa përreth me ngjyrë të errët. Prof. Dr. Nuran Bese, specialiste e Radio-Onkologjisë në Qendrën e Shëndetit të Gjirit në Spitalin “Acibadem Maslak”, flet për gazetën “Tirana Observer”, në lidhje me avantazhet që i ofron metoda IORT pacienteve.
 Prof. Dr. Nuran Bese, çfarë është metoda Radioterapi Intra Operative?
Është një terapi plotësuese përgjatë operacionit. Metoda Radioterapi Intra Operative aplikohet me anë të një aparature radioterapie, e cila mund të sigurojë rrezatim, si dhe mund të lëvizë gjatë operacionit. Radioterapia tek-dozë mund të shpëtojë pacienten nga radioterapia e dhënë nga jashtë. Në disa raste mund edhe të shkurtojë kohën e trajtimit me radioterapi.
 Çfarë procedure kryhet gjatë operacionit?
Aplikimi tek-dozë me anë të kësaj metode bëhet me anë të një përshpejtuesi linear, po ashtu si në rastin e radioterapisë tradicionale. Kjo metodë mund të aplikohet gjatë operacionit me anë të një përshpejtuesi linear, i cili është i lëvizshëm dhe prodhon vetëm energji elektronesh.
 Duke qenë se ka energji elektronesh, a nuk është i rrezikshëm për pacientin apo vetë personelin?
Absolutisht jo. Personeli që e përdor atë ka më pak nevojë për mbrojtje. Në sallën e operacionit përveç ekipit kirurgjikal ndodhet edhe mjeku radio-onkolog dhe një fizikant mjekësor. Pas heqjes së tumorit të gjiri, një aplikues special i aparaturës vendoset në zonën e tumorit të hequr. Pasi kryhen përllogaritjet e nevojshme jepet një dozë e lartë rrezatimi vetëm në këtë zonë.
Mbrohen indet e shëndetshme dhe nuk ka efekte anësore.
 Gjithë trajtimi lokal kryhet gjatë operacionit apo edhe më pas?
Kjo metodë mbron tërësisht indet e shëndetshme dhe gjithë trajtimi lokal kryhet gjatë operacionit. Nuk pritet të ketë efekte anësore. Rrezatimi që jepet me metodën IORT nuk dëmton në asnjë mënyrë zemrën apo mushkëritë. Gjithashtu, nuk shkakton skuqje, rrjepje apo ndryshim të ngjyrës në zonën e lëkurës ku aplikohet terapia IORT.
 Po nënkuptoja nëse shkurtohet koha e aplikimit të trajtimit apo jo?
Metoda e radioterapisë tradicionale ka nevojë për një kohë të gjatë trajtimi. Me këtë metodë, pasi kryhet një rrezatim i përgjithshëm i gjirit kryhet edhe një rrezatim lokal i zonës së tumorit. Pasi plotësohet trajtimi për rreth 25-28 ditë pune pa përfshirë fundjavat, bëhet rrezatimi i zonës së tumorit. Ky trajtim në varësi të pacientit zgjat nga 5-8 ditë pune. Me metodën IORT, gjatë operacionit aplikohet rrezatim tek-dozë dhe më pas bëhet rrezatimi i përgjithshëm i gjirit. Kjo shkurton kohën e përgjithshme të trajtimit.
Çfarë përparësish ka kjo lloj metode?
Kirurgjia mbrojtëse e gjirit mund të mos jetë e përshtatshme për disa paciente. Në këto raste është e detyrueshme të hiqet gjiri bashkë me kokën e gjirit dhe zonën përreth saj. Me anë të metodës IORT shmanget heqja e kokës së gjirit. Me këtë metodë aplikohet rrezatim tek-dozë në kokën e gjirit dhe në zonën pas saj. Në këtë mënyrë ulet rreziku i përsëritjes së tumorit në këtë zonë. Gjithashtu, pasi pacientja del nga operacioni nuk përjeton gjendjen psikologjike të humbjes së gjirit.

Cilat janë avantazhet?
Prof. Dr. Nuran Bese, specialiste e Radio-Onkologjisë në Qendrën e Shëndetit të Gjirit në Spitalin Acibadem Maslak, i rreshton avantazhet e metodës IORT si më poshtë:
•    Rrezatimi tek-dozë gjatë operacionit eliminon kohëzgjatjen e radioterapisë që duhet ti nënshtrohet pacientja
•    Kur aplikohet rrezatimi tek-dozë shkurtohet koha e përgjithshme e trajtimit
•    Lokalizimi i shtratit të tumorit ku jepet rrezatimi është më i saktë pasi rrezatimi aplikohet gjatë operacionit në zonën ku është hequr tumori
•    Ruhen indet e shëndetshme
•    Ruhet koka e gjirit dhe zona e errët përreth saj tek pacientet ku duhet të hiqet gjiri. Në këtë mënyrë estetika e gjirit është më e thjeshtë dhe shumë më e mirë nga ana kozmetike
 Për kë është e përshtatshme IORT?
Vitet e fundit metoda e trajtimin me tek-dozë është pranuar botërisht, për faktin se në ndryshim nga metodat e tjera ku bëhet rrezatimi i gjithë gjirit, këtu aplikohet rrezatim vetëm në zonën e tumorit. Por, ky lloj trajtimi mund të mos jetë i përshtatshëm për të gjitha pacientet. Vendimi nëse është e përshtatshme që një paciente të marrë këtë trajtim duhet të merret nga një ekip i përbërë nga mjekë radio-onkolog, kirurg dhe patolog, duke biseduar me pacienten. Mosha e pacientes, madhësia e tumorit dhe veçoritë patologjike të tumorin luajnë një rol të rëndësishëm në marrjen e këtij vendimi.

Kurimi 40 përqind më lirë

Pacientëve nga Shqipëria u njihet siguracioni i jetës

Kur në vitin 1991 Mehmet Ali Aydinlar themeloi një klinikë private shëndeti, shndërrimi i saj në rrjetin më të madh spitalor në Euroazi brenda dy dekadave, duket si rrëfim i marrë borxh nga përrallat. Por ACIBADEM Healthcare Group’s është një përrallë më vete, me personazhe realë. Me 16 spitale në gjithë Turqinë (8 vetëm në Stamboll), një tjetër në Maqedoni dhe me ambicien për të hapur 5 të rinj, për ACIBADEM kontribuojnë 2 100 doktorë, 3 900 infermierë, 7 500 administratorë e menaxherë, 11 000 anëtarë stafi etj, ndërsa numri i të punësuarve shtohet çdo ditë. Janë spitale luksi me sipërfaqe gjigande (totali 285 mijë km katror) ku në hollet e pritjes mund të gjesh piano për çlodhje të pacientëve apo të të afërmeve të tyre, kënde lojrash për fëmijë, restorante, parukeri, ekspozita artistike, ndërsa në vend të ambulancës përdoren helikopterët. Aty mund të takosh emrat më të famshëm të personazheve ndërkombëtarë që paguajnë për shëndetin e tyre me karta të arta krediti, por edhe njerëz të zakonshëm me rrogë mujore. Sepse ACIBADEM shpesh dhuron shëndet, në vend që ta shesë atë. Njeh siguracionin e jetës të pacientëve që shkojnë për t’u kuruar nga shtetet e tjera, përfshirë Shqipërinë, ndërsa çmimet janë 40 përqind më lirë se kudo! Për këto arsye, por edhe shumë të tjera që do t’ju shpjegojmë në vijim të shkrimit, ACIBADEM Healthcare Group’s është kthyer në lider ndërkombëtar i shëndetit privat, duke u akredituar nga “Joint Commission International” (vetëm 26 spitale në botë janë akredituar prej tij)…
 Si mund të shkohet nga Shqipëria?
Para se të niseni të dëshpëruar për shëndetin tuaj, kuturu, me një biletë avioni drejt Turqisë, duhet të keni parasysh dy gjëra. E para, bëni shumë mirë që niseni, sepse ACIBADEM Healthcare Group’s ka treguar histori suksesi me shumicën e pacientëve që spitalet e tjerë i kanë konsideruar të pashpresë. E dyta, kursejini vetes kohë dhe energji, duke u lidhur me koordinatoren e këtij rrjeti spitalor në Shqipëri, Flora Manuka. Një e-mail në adresën spitaliacibadem.albania@yahoo.com, ose duke iu bashkuar faqes së profilit të http:/www.facebook.com/acibademalbania. Aty janë edhe numrat e telefonit të koordinatores Manuka, e cila mund t’jua bëjë shumë më të lehtë udhëtimin, takimet me doktorët, si dhe plot këshilla të tjera. Pritet që gjigandi “ACIBADEM” të jetë prezent me investime edhe në Shqipëri, por aktualisht rruga e vetme për të patur shërbimet spitalore mbetet Turqia. Jua rekomandojmë sidomos për ata që kanë probleme me fëmijët, në onkologji, transplant të veshkave, fizioterapi, kirurgji estetike, etj. ACIBADEM Healthecare Group, me president Mehmet Ali Aydinlar, njihet edhe për disa shërbime të tjera, si: Universiteti i Mjekësisë, kompani private të Sigurimeve, sipërmarrje hotelierie për ushqim dhe mirëmbajtje.
 Pacienti dhe familjarët, në komoditet
Komoditeti i pacientit dhe të afërmve, gjendja psikologjike e tyre, është shumë e rëndësishme për rrjetin spitalor ACIBADEM Healthcare Group. Për çdo shtrat të spitalit ka një hapësirë prej 153 metrash katrorë, 2 infermiere dhe 4 anëtarë të stafit, të cilët ofrojnë jo vetëm kujdesin për pacientin, por edhe u rrinë pranë familjarëve. Geknel Dumanlle, drejtoresha e njërit prej rrjetit spitalor, “ACIBADEM Fulia” në Stamboll shpjegon se është shumë e rëndësishme familjarët apo miqtë e pacientit t’i rrinë pranë atij, por nga ana tjetër edhe mos ta shqetësojnë, duke u krijuar hapësira më vete dhe çdo gjë tjetër që u duhet, nga ushqimi, fjetja e deri te argëtimet.

21 vite
Janë që kur është ka nisur aktivitetin ACIBADEM. Nëse do të llogarisnim me një mesatare të thjeshtë, rezulton se nga 1991-shi është ngritur për çdo vit nga një spital, duke marrë parasysh numrin e përgjithshëm që është sot: 16 në Turqi, 1 Maqedoni dhe 5 në ndërtim.

Mjekët
Rrjeti spitalor ACIBADEM disponon teknologjinë më moderne për kurimin e sëmundjeve, por një meritë të veçantë meritojnë mjekët. Doktorët e këtyre spitaleve jo vetëm që janë specialistë të jashtëzakonshëm, por edhe ndër të rrallët që dinë të përdorin këto pajisje. Ndodh që nëpër spitale të ndryshme në botë, përfshirë Shqipërinë, ka patur raste që janë blerë pajisjet teknologjike, por nuk janë vënë në funksionim për një kohë të gjatë, shkak të mungesës së burimeve njerëzore.

Ushqimet që iu mbrojnë nga tumoret. Ja përbërësit e dietës të promovuar nga onkologët

Nga hudhrat tek çaji i gjelbër, 22
ushqimet që parandalojnë tumoret

Parandalimi i tumoreve bëhet edhe në tryezë. Në fakt, 30% e rasteve të kancerit mund të shmanget duke ndjekur një dietë të përshtatshme të pasur në fushën e ushqimeve anti-tumor. Cilat janë ato? Po rendisim më poshtë, sipas rendit alfabetik, listën e ushqimeve që sipas studimeve të shumta shkencore posedojnë veti ushqimore të cilat mund të parandalojnë fillimin e kancerit.

HUDHRA DHE QEPA

Llamba e përdorura në kuzhinë (hudhra, qepa dhe qepa e njomë, prasi) mund të pengojnë zhvillimin e kancerit, veçanërisht ezofag, stomak dhe kancerin e zorrës së trashë. Kjo është vërtetuar nga studimet e kryera si në Kinë ashtu edhe në Itali. Cilat janë vetitë kundër kancerit? Duket se lidhet me përbërjen e tyre me substanca të cilat përmbajnë squfur. Sidomos në rastin e hudhrës është thelbësor kontributi i disa polifenoleve, si quercetina, një molekulë që pengon rritjen e një numri të madh të qelizave të kancerit.

ALGAT

Incidenca e ulët e disa tipologjive të kancerit në popullatat orientale, veçanërisht në Japoni, sipas disa studimeve i atribuohet konsumit të lartë të algave të detit nga këto popullata. Gratë japoneze, për shembull, kanë një nivel të estrogjenit në gjak më të ulët se gratë perëndimore. Kjo dietë i mbron ato nga tumore hormonale si kancer i gjirit dhe kancer i mitrës. Jo vetëm kaq por disa studime laboratorike kanë treguar se ekstraktet e algave janë në gjendje të ngadalësojnë rritjen e qelizave kancerogjene. Përbërësit aktiv që kanë këtë veti janë fucoxantinat dhe fucoidani. Sigurisht, konsumi i algave nuk është i lehtë për personat të cilët nuk janë mësuar me të tilla shije, por mjafton të fillohet konsumi vetëm me doza të vogla si ato të përfshira tek sushi, ushqimi i famshëm me oriz dhe peshk i mbështjellë me alga që është edhe një nga specialitetet ushqimore më të njohura japoneze në botë.

PORTOKALLI

Portokalli përgjysmon rrezikun e tumoreve. Konsumuar i shtrydhur ose me thela, portokalli ndihmon në parandalimin e neoplazisë falë përqendrimit të substancave flavonoide dhe antioksidues. Sipas disa studimeve, konsumi i agrumeve është një armë kundër kancerit në prostatë. Në veçanti, sipas një studimi shkencor të realizuar në Australi, portokalli mund të ulë deri në 50%, falë sidomos flavonoideve, rrezikun e kancerit në ezofag, gojë dhe stomak, ndërsa substancat e tjera të përmbajtura si polifenole dhe terpenet në përgjithësi shërbejnë për të bllokuar rritjen e qelizave malinje. Aktualisht kërkuesit po shohin me interes përbërësit e tjerë aktivë portokallit si triterpenoidet natyrale, të cilat vajra esenciale të përfshira në lëkurë. Sipas një studimi të publikuar në revistën ndërkombëtare Cancer Research, portokalli mund të luftojë kancerin e prostatës. “Ne kemi gjetur se triterpenoided sintetike vrasin në mënyrë përzgjedhëse qelizat e kancerit të prostatës të cilat nuk reagon nga terapitë e bazuara në hormone”, thotë Adriana Albini, kreu i kërkimit në fushën e onkologjisë në qendrën IRCCS MultiMedica, Milano. Këto molekula, në bashkëpunim me një derivat të vitaminës A, kanë treguar tashmë që të jenë efektive kundër kancerit të.

BROKOLI

Perimet si lakra, lulelakra, lakra e Brukselit, lakra e Savojës, rrepët dhe rrepkat janë ndër ushqimet më të mira për parandalimin e tumoreve. Konsumi i pesë ose më shumë racioneve në javë mendohet të reduktojë me 50% rrezikun e kancerit të fshikëzës, ndërsa konsumi i të paktën një racioni në ditë mendohet të përgjysmuar rrezikun e kancerit të gjirit. Përgjegjës për shumicën e këtyre efekteve të dobishme jatë glukosinolatët.

ANGJINARJA (Carciofi)

Angjinarja, sipas një studimi të publikuar në revistën Nutrition and Cancer, duket se ka një efekt mbrojtës kundër kancerit të mëlçisë për shkak të pranisë së polifenoleve.

KARROTA

Karotenoidet, antioksidantët e frutave dhe perime me ngjyrë të verdhë dhe portokall, janë në gjendje të mbrojnë kundër tumorit të gjirit. Një studim danez, ka identifikuar në karrotat substancën e quajtur falcarinol, e cila përmbahet edhe tek majdanozi dhe që ndihmon në parandalimin e tumorit të zorrës së trashë (por gatim shkatërron këtë veti të substancës).

DRITHERAT INTEGRALE

Fibrat e asimiluara, mundësisht nga ngrënia e kokrave, nga drithërat integralë përveç se ndihmojnë në mirëfunksionimin e zorrëve, janë të nevojshme për të shmangur gjendje helmimi në organizëm, luajnë një rol kyç në parandalimin e kancerit të zorrës së trashë.

COKOLLATA

Mjafton të mos teprohet konsumi dhe çokollata e errët mund të jetë pjesë e një diete të shëndetshme. Në të vërtetë, ajo është e pasur me polifenole, antioksidantë të fuqishëm, që mund të ngadalësojë procesin e degjenerimit qelizor: një kuadrat i vetëm përmban të njëjtën sasi të përmbajtur në një filxhan çaji të gjelbër, ndërsa një filxhan çokollate e nxehtë përmban pesë herë më shumë antioksidantë se sa një filxhan çaji të zi dhe tri herë më shumë se një filxhan çaj jeshil. Kujdes sepse çokollata përmban përmban shumë kalori, yndyrë dhe sheqer.

CURCUMA

është një pluhur me ngjyrë të verdhë të ndezur, i cili merret nga një lule e familjes së xhenxhefilit, e cila rritet kryesisht në Indi dhe Indonezi. Në këto vende, ajo është përdorur gjerësisht në gatim (ky pluhur është gjithashtu përbërësi kryesor i kerri) dhe sipas komunitetit shkencor mund të jetë përgjegjës për dallimet e mëdha ndërmjet ndryshimit të normës së disa tumoreve në Indi me normën e të njëjtëve tumorë të shkaktuar në vendet perëndimore. “Curcumin” i përfshirë në këtë erëz ka potencial të madh kundër tuomoreve dhe duket të jetë veçanërisht i efektshëm kundër tumorit të zorrës së trashë. Efekte të ngjashme janë të prodhuara nga substanca të përmbajtura tek xhenxhefili.

Finok

Ashtu si frutat dhe perimet e tjera (qepë, mollë, rrush), finoku është i pasur me flavonoide, një “quercetin” e analizuar kohët e fundit nga një grup kërkuesish nga Universiteti i Otavës, Kanada, dhe Aberdeen, Skoci. Studimi, i kryer mbi 700 persona dhe botuar në British Journal of Nutrition, konkludon se një konsum i përditshëm i kësaj substance është në gjendje të përgjysmojë rrezikun e zhvillimit të tumorit të zorrës së trashë.

FRUTAT E PYLLIT

Manaferra, boronica, mjedra, luleshtrydhe dhe dredhësat janë të pasura me acide, i cili pengon qelizat tumorale të krijojnë mekanizmat për tu ushqyer. Ngrirje e frutave të pyllit nuk ndryshon vetitë e këtyre frutave, të cilat në këtë mënyrë mund të konsumohen gjatë gjithë vitit.

KËPURDHAT

Disa studime epidemiologjike kanë treguar vetitë anti-tumorale të kërpudhave, që lidhen me praninë e polysakarideve të caktuar, të cilët ushtrojnë një efekt stimulues në sistemin imunitar. Efektet mbrojtëse të kërpudhave champignon dhe porcini shihen sidomos kundër tumorit në stomak dhe tumorit të zorrës së trashë.

SHEGA

Sipas një studimi të kryer në Kaliforni substancat fitokimike të përmbajtura tek shega mund të japin efekte të dobishme në parandalimin e kancerit të prostatës.

PESHKU DHE FARAT E LINIT

Acuga, sardelet dhe peshku salmoni i kuq janë peshqit më të pasur me Omega 3, acide yndyrore që mund të zvogëlojë rrezikun e tumorit të gjirit, zorrës së trashë dhe prostatës dhe të ulin aftësinë e qelizave malinje për të dhënë metastaza. Farat e linit janë gjithashtu një tjetër burim i pasur me Omega 3: dhe për më tepër, përmbajnë fitoestrogjene dhe lignane, substance këto që ndihmojnë në parandalimin e tumorit të gjirit. Një truk për të të konsumuar më shumë: grijini në një mikser dhe shtoni një lugë gjelle drithërash mëngjesi.

BIMËT AROMATIKE

Nenexhiku, trumza, borziloku, rigoni dhe rozmarini kanë veti kundër tumoreve sepse përmbajnë “terpenet”, molekula të afta të bllokojnë funksionimin e disa oncogjeneve (gjenet që nxisin transformimin e qelizave kanceroze). Trumza dhe nenexhiku, në veçanti, përmbajnë gjithashtu luteolin, një polifenol që është i aftë të ngadalësojë procesin e anxhiogjenezës, krijimin e enëve të reja të gjakut ardhur nga tumori për rritjen e qelizave tumorale.

BIZELET

Ashtu si shumica e bishtajoreVE, bizeleT përmbajnë një kompleks, i quajtur inositol pentakisfosfat, i cili është i aftë të pengojë enzimën “phosphoinositide 3 – chinasi” e cila përfshihet në rritjen e tumorit. Një studim i College University në Londër, botuar në revistën Cancer Research, tregon se një dietë e pasur me bishtajore mund të ndihmojë në parandalimin e tumoreve në vezore dhe tumoreve më mushkëri.

DOMATJA

Vetitë anti-tumorale të domates janë të lidhura kryesisht me praninë e “lycopene”, një pigment përgjegjës për ngjyrën e kuqe të saj, i cili eshtë i pranishëm në përqëndrime të larta në salcën e gatuar. Ka shumë studime të cilët tregojnë rolin parandalues të “lycopene” kundër tumorit të prostatës.

RREPKA

“Anthocyanins”, pigmentI përgjegjës për ngjyrën e kuqe tek rrepka është në gjendje të pengojnë rritjen e qelizave tumorale. Ky perim i përket familjes së perimeve “cruciferous”, i njëjtë me lakrën dhe brokolit: këto perime, në disa studime janë treguar veçanërisht të efektshëm në parandalimin e tumoreve të gjirit dhe tumoreve të fshikëzës.

SOJA

Shumë studime epidemiologjike kanë vënë re numrin e vogël të rasteve të tumoreve të zorrës së trashë, të gjirit dhe prostatës në popullsitë aziatike. Një nga arsyet për mungesën e pranise së këtyre tumoreve është se dieta e këtyre vendeve është veçanërisht e pasur me sojë. Efekti i kësaj bime vjen për shkak të fotoestrogjeneve, estrogjene bimore, të cilët ushtrojnë një veprim mbrojtës veçanërisht kundër tumoreve të cilët varen nga hormonet, të tilla si ato në gji dhe në prostat.

ÇAJI JESHIL

Ka shumë studime që konfirmojnë rolin e rëndësishëm të luajtur nga çaji i gjelbër në luftën kundër tumoreve: duket se parandalon gjenezën e tumorit dhe pengon formimin e enëve të gjakut që ushqejnë atë. Merita i shkon “catechins”, molekula të cilat në laborator pengojnë shumë qelizat tumorale të shumohen: ato të leucemisë, tumorit të veshkave, të lëkurës, të gjirit, të gojës, të prostatës. Për të pasur efektin maksimal nga “catechins”, është e këshillueshme asimilimi I kësaj substance nëpërmjet çajit të gjelbër dhe jo në formën e integratorëve ushqimorë.

RRUSHI I THATË

Rrushi i thatë, i cili tipikisht përdoret si përbërës i ëmbëlsirës së famshme italiane “Panettone” ose në ëmbëlsira të tjera, ndihmon për të reduktuar praninë e citokinave inflamatore në gjak. Rrushi i thatë është armë e shkëlqyer për parandalimin e tumoreve.

KOSI

Konsumi i rregullt i qumështit dhe kosit ul me 78% rrezikun e prekjes nga tumori i mëlçisë, sipas një studimi nga Instituti Kombëtar i Tumoreve, në Aviano (Itali), botuar në revistën International Journal of Cancer. Një tjetër studim amerikan thekson rolin parandalues të kalciumit kundër tumorit të zorrës së trashë. Duhet ende të konfirmohen hulumtimet paraprake mbi vetitë anti-tumorale të probiotikëve, të ashtuquajturat bakteret e mira të kosit.

18.02.2013

Burimi: Ikub.al

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


eight + = 11

All Rights Reserved