Postuar me: 10:20 16-02-2013

SKANDALI/ Topalli e Berisha përjashtojnë opozitën nga seanca solemne për pavarësinë e Kosovës (Burimi: Gazeta Tema, www.gazetatema.net)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

berisha_topalli lajm-shqipJozefina Topalli ka shkaktuar një tjetër skandal në drejtimin e Kuvendit. Ajo ka vendosur gjatë ditës së sotme që të organizojë një seancë solemne për 5-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Por, Topalli nuk ka denjuar që të ftojë deputetët e opozitës në këtë seancë, në të cilën kanë mbajtur fjalime pikërisht ajo dhe kryeministri Berisha.

Pas kësaj ka reaguar edhe kreu socialist Edi Rama, që gjatë një konference për shtyp, ka thënë se Berisha dhe Topalli po bëjnë një propagandë antiopozitare edhe me ngjarje të tilla.

“Një gjoja seancë të posaçme për përvjetorin e ditës historike nga njëra anë dhe një sulm kundër opozitës, Partisë Socialiste, nga ana tjetër. Sulm i ftohtë, në dukje i heshtur, por shumë tinzar. Për mungesën! E vërteta është se as seanca jubilare nuk u organizua kurrë dhe as Partia Socialiste nuk u lajmërua ndonjëherë.

5-vjetori i shpalljes së Kosovës shtet më vete, i lirë dhe i pavarur, kërkonte jo një seancë të improvizuar kërcimi nacionalist për kryeministrin e kryetaren e Kuvendit, po një seancë jubilare të mirëfilltë, me organizim e të ftuar krejt specialë dhe sigurisht me përgatitjet e duhura në kohën e duhur.

Por kjo nuk ndodhi dhe s’mund të ndodhte. Sepse Kosova, shqiptaria apo vetë kombi i ndarë në pesë shtete, siç kuturiset ta përshkruajë prej ankthit elektoral kombin shqiptar kryeministri në ikje, për këta që qeverisin sot Shqipërinë janë vetëm material elektoral.

Edhe kjo seancë tinëzare parlamentare në emër të Kosovës, por në fakt vetëm për llogari të pushtetit të këtushëm të përfshirë në ethet elektorale, s’ishte tjetër veçse një inskenim gjasmepatriotik me një qëllim mirëfilli elektoral.

Këta janë dashnorët e mëdhenj të shqiptarisë që kemi në qeveri!

Këta janë atdhetarët e mëdhenj që përvëlohen për Kosovën deri në pikën sa për të marrë ca vota më shumë në Shqipëri, janë gati të hedhin në erë urat e ngritura gjatë paqes në rajon me retorikat e tyre prej turbofolku nacionalist,” tha Rama.

“Këta janë pra, ata që me shqiptarët e Kosovës luajnë luftash për bashkim, duke inskenuar dhe shfaqje si e sotmja që na turpërojnë si komb për qeverinë që kemi në Tiranë, ndërkohë që në luftën e tyre mizerabël për pushtet në vite furnizuan me naftë Milosheviçin, kur tërë bota e mbante të rrethuar si armik të njerëzimit dhe të shqiptarëve; persekutuan në Tiranë liderët e UÇK-së dhe e sulmuan publikisht me shpifje UÇK-në si bandë narkotrafikantësh marksiste-leniniste; ndërsa sot provokojnë miqtë e partnerët tanë të pazëvendësueshëm, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian, me një retorikë perverse që kërcënon të hedhë në erë, të gjitha arritjet madhështore të shqiptarëve si komb në këto vite falë mbështetjes së këtyre miqve e partnerëve.

Sot u përdor akti solemn i pavarësimit të Kosovës për të sulmuar tinëzisht opozitën parlamentare në Shqipëri, përmes organizimit të një seance blic ku opozita nuk u lajmërua në rrugët e zakonshme institucionale të komunikimit. 

Sot një ngjarje e jashtëzakonshme e historisë bashkëkohore të të gjithë shqiptarëve, u shpërdorua ultësisht për propagandë antiopozitare. Njerëz të dëshpëruar bëjnë veprime të dëshpëruara. Janë të dëshpëruar sepse e ndjejnë, e shohin, e prekin se janë ditët e fundit të tyre në pushtet. Por veprimet e tyre të dëshpëruara kërcënojnë shumë më tepër sesa atë çka pak kërcënohet në një betejë normale demokratike për ndryshimin e qeverisë. Po kërcënojnë tanimë arritje të përbashkëta historike të shqiptarëve në bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar.

Sot opozitës shqiptare i lind e drejta ta akuzojë qeverinë e Republikës së Shqipërisë, si një grusht personash që atdhe të vetëm kanë pushtetin dhe kryetarin e kësaj qeverie, si një personazh që ilustron me të gjithë qenien dhe retorikën e tij atë shprehjen e famshme të qytetërimit demokratik: Retorika nacionaliste është streha e fundit e zullumqarëve!”

16.02.2013

Burimi: Gazeta Tema

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


six − = 1

All Rights Reserved