Postuar me: 9:09 15-03-2013

Banka e Shqipërisë: Shlyeni borxhet që të rimëkëmbet ekonomia dhe kreditë (Burimi: Gazeta Panorama, www.panorama.com.al)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

banka-e-shqiperise lajm-shqipBanka e Shqipërisë dhe Banka Botërore kanë kërkuar në vazhdimësi që të shlyhen borxhet që qeveria u ka kompanive, duke e cilësuar këtë si një çelës për çlirimin e ekonomisë nga situata në të cilën ndodhet. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, në deklaratat e tij të fundit u shpreh se shlyerja e borxheve që qeveria i ka biznesit duhet të bëhet në mënyrë urgjente. “Shlyerja e borxheve që qeveria u ka kompanive private për kryerjen e punimeve publike është prioritet kryesor, urgjent, i domosdoshëm. Shlyerja e borxheve të kompanive është një injeksion direkt në qelizën e ekonomisë. Asnjë veprim tjetër ekonomiko – financiar nuk mund ta kryejë këtë rol si shlyerja e borxheve ndaj kompanive. Lirohet një pjesë e bankave, rregullohet një pjesë e kredive të këqija dhe njëkohësisht një zinxhir biznesesh, deri në atë të fundit, marrin frymë”, është shprehur guvernatori.

15.03.2013

Burimi: Gazeta Panorama

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


two − 1 =

All Rights Reserved