Postuar me: 8:49 19-03-2013

E dashura e pedofilit në lot: Kam fjetur me një monstër, nuk e dija që vriteshin fëmijë (Burimi: Balkanweb, www.balkanweb.com)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

pedofili lajm-shqipTIRANË - Ardian Prenjasi pranon në polici: “Kam vrarë 11-vjeçarin Julian Çela”. Dëshmia rrëqethëse konfirmohet nga burime të Policisë së Tiranës për TV “NEWS 24″. Një ditë pas arrestimit, Ardian Prenjasi, cilësuar tashmë si ‘monstra e Laprakës’ është dërguar në banesën e tij në këtë zonë për të rindërtuar në prani të hetuesve skenën e krimit, ku si ka thënë vetë i ka marrë jetën 11-vjeçarin, Julian Çela, i zhdukur 5 muaj me pare.

Por vrasja e Julianit u zbulua vetëm pas rrëmbimit dhe abuzimit që kreu pedofili me një 10-vjeçar, të cilin vetëm fati e shpëtoi nga kthetrat e vdekjes. 10-vjeçari A.C është mbajtur peng dhe abuzuar seksualisht për 24 orë në një shtëpi në Laprakë, nga maniaku seksual Ardian Prenjasi.

A.C. u denoncua si i zhdukur nga familjarët e tij pasditen e së shtunës dhe vetëm të dielën, policia ka mundur ta gjejë të miturin dhe ta lirojë nga “kthetrat” e maniakut seksual, i cili, pasi e kishte abuzuar, po përpiqej t’i merrte dhe jetën.

Zbulimi shokues, u bë nga miqtë e Prenjasit, punëtorë në Ndërmarrjen e Pastrim-Gjelbërimit, të cilët kishin “mësyrë” në shtëpinë e këtij të fundit, për shkak se prej dy ditësh ai mungonte në punë dhe nuk dinin asgjë për fatin e tij. Pasi kanë thirrur në emër të tij dhe s’kanë marrë përgjigje, ata kanë hyrë në shtëpi përmes dritareve, ku kanë zbuluar krimin makabër.

Por, krimet e Ardian Prenjasit duket se nuk paskan fund. Prokuria ngre dyshimet se një tjetër fëmijë është bërë pjesë e veprimtarisë kriminale të Prenjasit. Sot policia vijon kerkime intensive për gjetjen e trupit të të miturit, Julian Cela, djali i nendrejtorit të Antiterrorit në SHISH.

Një ditë më parë, Prenjasi tha se trupin e vrarë të Julianit e hodhi të mbështjellë me batanije në kazanët e plehrave dhe pa sesi makina e mbeturinave e mori bashkë me plehrat. Sot monstra shton dëshminë e tij duke theksuar se trupin e kontrolloi dhe e gjeti në Sharrë. Ai tregoi me gisht dy vende në Sharrë, ku sipas tij është hedhur trupi i Julianit.  Ndërsa Ministria e Drejtesise nisi po sot procedimin ndaj dosjes gjyqësore të pedofilit në vitin 2008.

19 MARS – E DASHURA E PEDOFILIT NË LOT: KAM FJETUR ME NJË MONSTËR, NUK E DIJA QË VRITESHIN FËMIJË
Ora: 07:29 -
 Ardian Prrenjasi të varet në litar. Nuk duam t’ia shohim më fytyrën, ka vrarë fëmijë. Na la vajzën në mes të katër rrugëve. Më vjen turp të më shohë njeri. Ndihem keq nga komshinjtë. Kujt ia merrte mendja se ai ishte njeri i tillë…”. Beglije B., gjyshja e Valbona P., vajzës 24-vjeçare, e cila bashkëjetonte prej një viti e gjysmë me “monstrën” Ardian Prrenjasi, ndihet e shokuar nga krimi makabër që është zbuluar, ku protagonist është 45-vjeçari që ishte futur si dhëndër në shtëpinë e tyre. E moshuara jeton e vetme në apartamentin gjashtëkatësh, ngjitur me godinën e ish-Shkollës së Partisë në Laprakë. Mbrëmë kishte rënë në flinte që në orën 20.00, pasi ndodhej krejt e vetme, në shtëpinë që vështirë se mund të quhej e tillë, pasi kishte vetëm një dhomë. “Jam e mërzitur nga gjithë kjo që ndodhi. S’e besoja kurrë që Ardiani mund të bënte një gjë të tillë. Ai sillej mirë me Valbonën. Mezi siguronin bukën e gojës, por nuk na e merrte mendja që të bënte gjëra të tilla. As bojën nuk duam t’ia shohim më. Na turpëroi. Të varet siç tha dhe nëna e tij”, – thotë gruaja. Tejet e tronditur, 72-vjeçarja rrëfen për “GSH” njohjen e mbesës së saj me Ardianin, bashkëjetesën e tyre, si dhe plot detaje nga jeta e “errët” e njeriut “monstër”….
Znj.Beglije, kur e keni takuar mbesën, Valbonën për herë të fundit?
E takova sot (dje) në drekë. Erdhi rreth orës 13:00. Sapo ishte lënë e lirë nga policia. Një polic i kishte dhënë 300 lekë të paguante biletën e autobusit, pasi as lekë nuk kishte me vete. Jetojnë në kushte të këqija.
Çfarë biseduat me të?
Valbona nuk pushonte së qari dhe thoshte ‘si kam fjetur në një krevat me një monstër’. Ajo kurrë nuk ka ditur se burri i saj vriste fëmijë. Madje shpesh shoqja e saj i ka lënë Ardianit disa herë t’i mbante të birin dhjetë vjeç.
Po tani, ku ndodhet Valbona?
Erdhi dhe e mori babai. Kanë ikur për në Peshkopi.
Ju fliste ajo për jetën që bënte me Ardianin?
Po. Më thoshte që “kalojmë mirë”. Nuk ankohej kurrë. Jetonin në një dhomë me qira, dhomë e vogël, por e trajtonte mirë, nuk e rrihte, përpiqeshin të hanin bukë. Ja tani çfarë na doli, na hodhi baltë. Mbesa ime nuk ka bërë asgjë, s’e dinte çfarë bënte ai. Ku njihen njerëzit sot!
Si është njohur Valbona me Ardianin?
Valbona ka qenë e martuar më parë me një burrë në Gostivar në Maqedoni. Është ndarë, se kishte sherre me kunatat. Duke qenë në fshat, e kishte të vështirë të gjente burrë, pasi flisnin për të, se e kishte ndarë burri i parë. Një komshi i Ardianit ndërhyri dhe u njohën. Nuk bëmë as fejesë, as asgjë.
Po familjen e tij, e njihnit?
Jo, nuk i njihnim, pasi ne nuk bëmë hyrje-dalje sipas zakonit. Dinim vetëm sa na kishte treguar vetë ai.
E dinte mbesa se Ardiani ka qenë më parë i martuar dhe arsyet përse ishte ndarë?
Ai na ka thënë, edhe neve, edhe Valbonës, se është ndarë nga gruaja e parë se ajo e tradhtonte. Na ka treguar se me të ka pasur dy fëmijë.
Ardiani, vinte ndonjëherë t’ju vizitonte?
Po. Vinte një herë apo dy herë në muaj. Vinte të pinte kafe në 6 të mëngjesit kur mbaronte punën, dhe merrte dhe Valbonën me vete kur ajo qëndronte tek unë. Valbona vinte shpesh të më shërbente, se unë jetoj e vetme.
Si ishte sjellja e tij?
Sillej shumë mirë. Asnjëherë nuk kishim për ta besuar se bënte gjëra të tilla. Na vjen zor se si kemi futur në shtëpi një njeri të tillë. Ai ishte shumë i urtë, i qetë. Punonte natën vonë. Kujt ia merrte mendja se vriste fëmijë?!
Gjatë bisedave që keni bërë me mbesën, a ju ka lënë të nënkuptonit se në shtëpinë e saj ndodhte ndonjë gjë e pazakontë?
Jo. Asnjëherë s’më ka vënë në dijeni të ndonjë halli. Ajo nuk dinte asgjë. Në shtëpinë e saj çdo gjë ishte normale, ajo nuk ka vënë re asnjë gjë të çuditshme tek sjelljet e Ardianit.
Kush i vizitonte në banesë mbesën dhe Ardianin?
Personi që i vizitonte ishte një e njohura e Ardianit; vinte shpesh me djalin e saj të vogël 10-vjeçar tek shtëpia e tyre. Ka pasur edhe raste kur ajo e ka lënë Ardianin vetëm me djalin e saj, por nuk dimë t’i ketë bërë gjë.
Po Valbona, çfarë jete ka bërë?
Valbona është fëmija i parë i vajzës sime. Jetojnë në hall të keq. Valbona nuk ka qenë asnjë ditë në shkollë dhe nuk di shkrim e këndim. Jeta e saj ka qenë e vështirë. U martua kur ishte 20 vjeçe dhe u nda shpejt. Tani ka mbetur në mes të katër rrugëve. Kush martohet me të tani që ndodhi dhe kjo gjëmë?! (Marre nga Gazeta Shqiptare)

18- MARS, FAMILJA E ‘MONSTRËS’ PRENJASI KËRCËNOHET ME TELEFON
Ora 20:21- Pas ngjarjes së rëndë që ka tronditur opinionin publik, ku 45-vjeçari Ardian Prenjasi i cilësuar si “monstra e Laprakës” vrau një 11 vjeçar, ka shokuar edhe familjarët e tij, të cilët nuk ndihen vetëm të kërcënuar, por edhe të turpëruar për aktin e rëndë duke e dënuar njëkohësisht atë. Sanije Prenjasi, nëna, vëllezërit dhe motra e 45 vjeçarit shprehen njëzëri për dënimin e tij me vdekje.

Ndërkaq familjarët e tij pretendojnë se nga një telefonatë anonime në celular ata janë kërcënuar. “Do t’ju zhdukim si familje ka qenë kërcënimi i bërë mbrëmjen e kaluar në celularin e vëllait të vogël të pedofilit 45 vjeçar”.

“Na vjen turp dhe ndjehemi me të vërtetë të kërcënuar, madje fill mbas telefonatës lajmëruam Policinë e cila ka dislokuar poshtë pallatit një polic, i cili na ruan” deklaruan familjarët e tij. Por policia deklaroi se nuk ka asnjë denoncim për kërcënimin e tyre.

MONSTRA PRENJASI, DREJTUES TË LARTË TË POLICISË SË TIRANËS MBLEDHJE
Ora 19:36- Ngjarja e rëndë e zbuluar mbrëmë, ku një pedofil i quajtur Ardian Prenjasi kishte marrë peng dhe po tentonte të vriste një fëmijë 10-vjecar në zonën e Laprakës, ndërsa më pas ka dëshmuar se ka vrarë edhe Julian Celën, djalin e Drejtorit të Antiterrorit në SHISH, ka bërë bashkë sot drejtues të lartë të policisë së Tiranës. Mësohet se krerët më të lartë të policisë së kryeqytetit po zhvillojnë një mbledhje me dyer të mbyllura, e cila ka nisur rreth orës 18:30. Cëshja kryesore e diskutimit është pikërisht, mostra Ardian Prenjasi.

Ora 17:23- Drejtori i Policisë së Tiranës, Bernard Caushaj, në një intervistë për gazetarin e News 24, Spartak Koka tregon me detaje krimet e ‘monstrës’ Ardian Prenjasi dhe si po shkojnë hetimet për gjetjen e trupit të pajetë të Julian Celës, djalit të Drejtorit të Antiterrorit në SHISH.

Sipas tij, është lokalizuar zona në Sharrë ku mund të jetë hedhur edhe trupi i viktimës, ndërsa për të zbardhur detaje të krimeve të Prenjasit, Caushaj shton se po bashkëpunohet edhe me shtetin fqinjë, Greqinë.

“Është legalizuar zona në të cilën janë hedhur plehrat në Sharrë. Ka shkuar grupi hetimor dhe specialistët, kanë marrë mjetet dhe njerëzit e nevojshëm për këtë lloj zbulimi”, shprehet Caushaj.

“Për të plotësuar dosjen e tij po marrim të dhëna edhe nga policia greke me të cilën po bashkëpunojmë për të parë tendencat për krime të tjera”, tha Caushaj më tej.

Drejtori i Policisë ka rrëfyer se si është gjetur 10-vjecari A.C dhe se si fatmirësisht ai ka arritur t’i shpëtojë vrasjes. Pasi, sic tregon Caushaj, manstra Prenjasi kishte bërë gati një litar ku do ta varte, ndërsa e kërcënonte me një thikë.

“Dua të them që është një krim monstruoz dhe i rëndë. Që në momentin e parë të denoncimit nga prindi i 10-vjecarit në komisariatin nr 3 të policisë u bë vlerësimi maksimal. Mbasi u mor informacioni se fëmija ishte zhdukur që ditën e parë në orën 9 dhe nuk ishte dukur, u intervistua i ati, ku u bë prezente se kishim të bënim me një fëmijë të urtë. Menjëherë strukturat e policisë u njohën me fotot e 10-vjecarit, u bënë me dhjetëra kopje në të gjitha komisariatet e patrullat. U kontrolluan të gjitha rrugicat e lagjes dhe kryesisht rrugës “Bujar Kaloshi”, u vërejt që popullsia aty ishte heterogjene. Nga i ati i të miturit na u tha se përballë shtëpisë së tij ishte një shtëpi dykatëshe në katin e parë të së cilës banonte një person me qera dhe se mbrëmjen e kaluar atë kishin ardhur ta kërkonin shokët. Aty na lindën dyshimet, menjëherë ju dhamë orientime patrullave të shikonin në këtë shtëpi. Këtu dyshuam se kishim të bënim me një person që mund të kishte lidhje me zhdukjen e Julian Celës, banesat e dy djemve janë larg në vijë ajrore vetëm 70 metra. Morëm informacionet se këtu banonte Ardian Prenjasi, i cili kishte lindur dhe banonte dikur në Prrenjas e më pas ishte transferuar në Tiranë ku punonte në ndërmarrjen e pastrim-gjelbërimit. Cuam agjentët tanë të flisnin me kolegët e tij, na thanë që nuk kishte shkuar në punë. Pastaj kontaktuam me pronaren e shtëpisë e cila na tha se nuk kishte çelës poshtë, por dhamë urdhër që të depërtohej poshtë. Sapo mësuam emrin e tij, morëm të dhëna se ky person kishte tendenca për pedofili. Nga specialistët e policisë u vu re se autori mbante poshtë lavamanit fëmijën dhe nën presionin e një thike e kërcënonte që të mos bërtiste. Ai ka tentuar t’ju shpëtojë policëve, madje ka tentuar të godasë me thikë njërin nga punonjësit. Në momentin e parë ishte agresiv. Pasi u këqyr e gjithë banesa, u pa gjendja psikologjike e fëmijës, morëm psikologë, morëm punonjësen tonë agjenten e policisë gjyqësore që foli me fëmijën. Më pas u shoqërua si autori dhe fëmija. Pasi u ngrit grupi hetimor po prisnim nga momenti në moment të nxirrte gjëra të reja. Impenjimi i të gjitha strukturave ishte maksimal dhe fatmirësisht arritëm të shpëtojmë jetën e A. C në limitet e tij dua të them, se po e kërcënonte. Madje në banjon e shtëpisë mbante edhe një litar, në formën e lakut dhe kishte përgatitur ta varte aty fëmijën”, tha Caushaj.

Caushaj më pas tregoi momentet kur Prenjasi ka rrëfyer krimin e tij monstruoz atë të rrëmbimit dhe vrasjes së të miturit Julian Çela.
“Gjatë punës së ushtruar, punë këmbëngulëse dhe intensive u arrit që autori të pranonte edhe krimin e mëparshëm u përball me prova të pakontestueshme. Kur mësuam se autori kishte pasur në banesën e tij edhe Julian Celën dhe sipas shpjegimeve të tija kishte arritur ta mbyste e më pas e ka fshehur kufomën për ta hedhur në plehra. Ishte një moment shokues për të gjithë ne, që shumica janë prindër, po edhe ata që s’janë janë qytetarë. Ky është rast i paprecedent, i rrallë madje nuk ka ndodhur asnjëherë që një fëmijë të humbë jetën nga një njeri me deviacione seksuale, pedofil. Me Julianin nuk ka përdorur mënyrën e varjes me litar, por këto janë gjëra që i përkasin hetimit, shumë të dhimbshme”, tha më tej Caushaj.

Pasi shprehu ngushëllimet për familjen e Jualian Celës, babia i të cilit është Drejtor i Antiterrorit në SHISH, Cuashuj ngre pyetjen se a do kishte qenë e mundur shpëtimi i jetës së Julian Celës. “ I bëmë këto analiza dhe arritëm në konkluzionin se krimi është kryer shu8më shpejt nga autori, brenda dy orësh, në të njejtën shtëpi”, shtoi Caushaj

Ora 14:50-Sanije Prenjasi, e ëma e Ardian Prenjasit shprehet për News24 se fëmijët e saj të tjerë nuk kanë kryer asnjë krim.
“Për krimet të përgjigjet vetëm Ardian Prenjasi. E kemi bërë lanet të gjithë”.

BANORET E PRRENJASIT KERKOJNË DENIMIN ME TE RENDE PER PEDOFILIN VRASES
Ora 14:38 -
 Banorët e qytetit të Prrenjasit, ku ka jetuar për një kohë të gjatë pedofili Ardian Prenjasi, vazhdojnë të jenë të shokuar nga zbulimi i krimeve të tmerrshme të kryera nga 45-vjeçari ndër vite.

Ndërsa kërkojnë që drejtësia të jetë e pamëshirshme në dhënien e masës ekstreme të dënimit për pedofilin vrasës, qytetarët e Prrenajsit lëshojnë akuza të ashpra ndaj policisë, prokurorisë dhe gjykatave që nuk e kanë vlerësuar rrezikshmërinë e shfaqur jo në një por në disa raste të monstrës Ardian Prenjasi.

DYSHOHET SE PRENJASI KA ABUZUAR EDHE ME NJË DJALË QË I LIHEJ NË KUJDESTARI
Ora 13:05
-
 Ndërsa vijojnë hetimet intensive për gjetjen e trupit të 11-vjeçarit Julian Cela, policia ka ngritur të tjera dyshime që lidhen me pedofilin Ardian Prenjasi. Mësohet se 45-vjeçari kujdesej shpesh për djalin e mitur të shoqes së bashkëjetueses së tij, me të cilin dyshohet se ka abuzuar seksualisht. Mësohet se policia po heton edhe mundësinë që Prenjasi të ketë pasur edhe bashkëpunëtorë.

19.03.2013

Burimi: Balkanweb

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


9 × = eighty one

All Rights Reserved