Postuar me: 15:07 27-03-2013

Përrenjas, banorët përplasen me përmbaruesit, i godasin me mjete të forta (Burimi: Balkanweb, www.balkanweb.com)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

PERRENJAS - Një urdhër për ekzekutimin e një vendimi për prishjen e dy banesave, ka shkaktuar një përplasje të dhunshme mes përmbarimit privat dhe banorëve të Përrenjasit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:20 në “Lagjen e Re” në Përrenjas, teksa forca të përmbarimit dhe të policisë private kanë tentuar që të ndërhyjnë me prishjen e dy shtëpive, në zbatim të vendimit të gjykatës, ku deklarohet se toka i përket një personi tjetër.

Të irrituar banorët kanë qëlluar me gurë në drejtim të përmbaruesve privatë, duke bërë që situata të tensionohej së tepërmi. Banorët deklarojnë se shtëpitë janë në proces legalizimi dhe se toka është shtetërore.

Për të penguar shembjen e banesave, banorët kane hipur në çati, duke kërcënuar se do të vetëflijoheshin. Nga ana tjetër Bashkia e Përrenjasit bën të ditur për “News24” se nuk ka nxjerrë asnjë vendim për prishjen e ndërtesave.

Gjatë aksionit, punonjësit e përmbarimit privat kanë qenë të shoqëruar vetëm nga policia private, ndërkohë që nga prokuroria bëhet e ditur se po hetohet mbi një falsifikim të mundshëm të dosjes së personit që pretendon pronësinë mbi tokën.

 

27.03.2013
Burimi: Balkanweb 

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


2 + = ten

All Rights Reserved