Postuar me: 18:32 13-03-2013

Puna e të burgosurit paguhet 90 lekë në muaj, Avokati i Popullit: Trajtim çnjerëzor, ndërhyni (Burimi: Balkanweb, www.balkanweb.com)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

burg lajm-shqipTIRANE - 14 vjet nga dita kur ligji për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim ka hyrë në fuqi, puna e të burgosurve nuk shpërblehet dhe për një fakt të tillë Këshilli i Ministrave nuk ka lëshuar vendime të veçanta për përcaktimin e kritere apo formave të shpërblimit, sipas pagave minimale dhe mesatare të tregut.

Institucioni i Avokatit të Popullit, me një rekomandim të përsëritur, nisur dhe nga ankesa e mbi 550 të burgosurve, i ka kërkuar Ministrit të Drejtësisë Eduard Halimi zgjidhjen e situatës, pasi aktualisht të gjithë të burgosurit që punojnë në burgje marrin një shpërblim prej 90 lekësh të reja në muaj dhe për çdo një muaj pune përfitojnë 3.9 ditë ulje të dënimit. Sipas Avokatit të Popullit, një trajtim i tillë është jo njerëzor dhe në shkelje të Konventës Ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të personave që i nënshtrohen burgimit.

“Problemi i pagesës ka mbetur shqetësues. Nuk paguhen për faktin se nuk janë parashikuar fonde nga buxheti i shtetit për të bërë pagesat e tyre. As dy kafe në muaj nuk u takon, nuk e marrin as atë. Disa institucione të ekzekutimeve penale aplikojnë të drejtën e uljes së dënimit në masën 3.9 ditë në muaj ndërsa disa të tjera nuk e aplikojnë atë. ”- deklaroi Sotiraq Nushi, drejtor i MKT-së pranë Avokatit të Popullit.

Sipas Drejtorit të Mekanizmit Kombëtar të Torturës pranë Avokatit të Popullit do të duhej dhe një ndërhyrje në kodin e procedurës penale.

“Kohët e fundit Prokuroria e Përgjithshme është shprehur se e drejta e përfitimit të uljes së dënimit nuk është parashikuar në Kodin e procedurës penale dhe nuk duhet aplikuar. Gjykoj se duhet rregulluar edhe në dispozitat e kodit të procedurës penale, pra të jetë dhe atje e parashikuar ulja e dënimit për shkaqe punësimi.”- u shpreh Nushi.

Praktika e shpërblimit dhe uljes së dënimit për punën e bërë nga ana e të burgosurve, ndeshet në pjesën dërrmuese të vendeve të Bashkimit Europian.

13.03.2013

Burimi: Balkanweb

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


8 − = one

All Rights Reserved