Postuar me: 15:51 28-03-2013

Të biesh nga pesha me koktejl frutash (Burimi: Balkanweb, www.balkanweb.com)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

koktejl frutashTIRANE-Pastrimi i organizmit është një domosdoshmëri. Sidomos pas të ngrënëve pa karar. Por nëse doni të bini në peshë, mjafton të ndiqet një dietë e thjeshtë me bazë frutat e shtrydhura, të cilat konsumohen mes vakteve. Nëse doni të hiqni peshë, kombinojini ato me ushqimin në sasi të kontrolluara, duke ndjekur këtë program.

Kokteili antikapsllëk i mëngjesit
Pikësëpari ju duhet një lëng që ndihmon aktivitetin e zorrëve. Për këtë merrni një gjysmë gote qumësht të skremuar, një gjysmë gote kos dhe një kivi. Vendosini ato në frulator dhe përziejini për rreth 40 sekonda. Kjo përzierje është më efektive në mëngjes. Duhet të keni parasysh se duhet konsumuar menjëherë sapo të hiqet nga frulatori.

Kokteili anticelulit i drekës
Një tjetër lëng i shtrydhur që ju vjen në ndihmë duke luftuar celulitin është ai me bazë ananasin. Vendosni në frulator një gjysmë gote qumësht orizi, 2 feta të mëdha ananasi të pjekur mirë dhe një dozë potasiumi që e gjeni në farmaci. Konsumojeni menjëherë, do të ndihmojë në reduktimin e celulitit.

Kokteili antidhjamë i darkës
Një kokteil që do të shkrinte yndyrnat është ai i përgatitur me gjysmë gote kos pa yndyrë, një mollë e prerë në copa (bashkë me lëkurën) dhe një lugë e vogël piper të zi (përmban piperinë, një substancë që redukton depozitimin e yndyrnave në organizëm) dhe gjysmë gote ujë. Përziejini mirë në frulator dhe pijeni menjëherë. Ndiqeni këtë regjim dy ditë në javë.

28.03.2013

Burimi: Balkanweb

 

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


× 4 = twenty

All Rights Reserved