Postuar me: 8:43 01-03-2013

Top Story, Premçi: Policia e kapur nga krimi; Lamaj s’u mbrojt (Burimi: Top Channel, www.top-channel.tv)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

vrasja-lamaj lajm-shqipPrej 24 orësh, opinioni publik u trondit nga një fotografi që shndërroi befas një histori dramatike, në një telenovelë me të vërtetë të trishtë të realitetit shqiptar. Kanë kaluar katër ditë që nga vrasja e kryekomisarit të tretë në gjashtë muaj në Shqipëri, në një situatë kur rendi publik është i cënuar nga ngjarje të vazhdueshme kriminaliteti. 

Megjithatë, ajo që ndodhi të mërkurën në darkë, kur u publikuan disa foto të të dyshuarit kryesor për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, duke gostitur me disa prej drejtuesve më të lartë të Policisë së Shtetit, shokoi opinionin publik.

Fotoja tronditëse ishte postuar në një një faqe ”Facebook”-u, të një prej drejtuesve të policisë, diçka që heq dyshimet për autencitetin e fotografisë, duke bërë që të gjithë këta drejtues të pranojnë takimin me këtë person, ndërsa u vetëtërhoqën nga hetimet. 
E gjithë ajo që nxjerr në pah kjo histori është një mpleksje e pushtetit, me policinë, krimin, paranë dhe biznesin, që janë aq të ndërthurrur mes tyre, sa ka pak shpresa për përmirësimin e situatës për shqiptarët, edhe nëse pushteti, hipotetikisht do të pësojë ndryshime në të ardhmen e afërt.

Për të folur për këtë ngjarje të bujshme, Sokol Balla ofroi në studion e tij të “Top-Story” një debat të në nivel ekspertësh, politikanësh dhe analistësh, ku të ftuar ishin Sajmir Tahiri, nënkryetari i Partisë Socialiste, komisar Shemzi Premçi, i cili disa muaj më parë pati guximin të denoncon korrupsionin që ndodh në minierën e Bulqizës, deri në nivelet më të larta të policisë, botuesin e gazetës “MAPO” dhe politologun Henri Çili si dhe analistin e mirënjohur, Andi Bushati.

Akuzat Premçit: Kuliçaj dhe ndihmësit e tij, e keqja e policisë

Duke cituar një deklaratë të të dyshuarit kryesor si autor i vrasjes, Arben Frrokut, dhënë në televizionin “ABC Neës”, që pohonte njohjen e tij të vjetër me drejtuesit e policisë, i pari në studio, komisar Shemsi Premçi, lëshoi akuza tepër të rënda në drejtim të funksionarëve të policisë, së ulur në atë drekë apo darkë. “E kam deklaruar se asnjë punonjës, në çdo nivel të jetë, përjashtuar kupolën, nuk mund të fitojë asnjëherë ndaj biznesit. Sot në Shqipëri, në mënyrë kategorike, asnjë drejtor nuk i kërkon dot firmave të ndërtimit të zbatojnë ligjin, pasi menjëherë kërcëjnë pas telefonatave ministrat, deputetët dhe shefi i policisë, të cilit i thuhet do rrish në detyrë apo do largohesh. Në këto kushte, i ndjeri është viktimë e përdorimit politik prej tetë vitesh të komisariatit të Kombinatit, tre herë i emëruar dhe riemëruar në këtyë detyrë. Rrallë ndodh që një person të emërohet dhe riemërohet tre herë në detyrë. i ndjeri Dritan Lamaj, një oficer energjik dhe shumë i mirë i policisë, humbi jetën pasi krimi dominon mbi shtetin dhe sepse policia ka humbur drejtimin. Nuk ka drejtim, policia ka humbur kontrollin mbi territorin, mbi grupet mafioze që veprojnë ndaj krimit të organizuar dhe edhe atij ordiner. Fakti që jetët e policëve janë më pak të kushtueshmet, tregon se janë të pafuqishëm, pasi nuk i lënë eprorët për të kryer detyrën”.

Duke kaluar në akuza me emra konkretë, Premçi shtoi: “Për mua, ajo fotografi është darka e festës së heqjes së Lamajt nga Kombinati, duke parë edhe shenjët e Frrokut, buhavitja e syrit, që duket se ka ndodhur pas konfliktit të tyre trupor. Drejtori i Përgjithshëm, Hysni Burgaj është shumë i mefshtë dhe i pafuqishëm përballë Kuliçajt. Vocaj dhe Bala janë dy ekspertë policie, kemi qenë bashkëmoshatar dhe e di që janë profesionistë, por këta janë dy patericat më të këqija për Kuliçin, prej të cilët i vjen e keqja kësaj policie. Rrumbullaku ndryshon si të duan eprorët, është kameleon. Në vitin 1997 ai braktisi detyrën për të shkuar në Turqi dhe u rikthye. Sot policia ka humbur drejtimin. Pavarësisht nëse është ai apo jo autori i vrasjes, Arben Frroku sot qëndron moralisht shumë më lart se të gjithë drejtuesit e policisë, pasi të paktën kishte burrërinë të thonte se i njihte dhe se dreka nuk ishte e rastësishme, siç pretenduan këta policë”.

Tahiri: Fotoja, drejtuesit në foto të dorëhiqen dhe hetohen

Për deputetin dhe nënkryetarin e Partisë Socialiste, Sajmir Tahiri, fotoja e publikuar në media shërben si një konfirmim i frikave më të këqija mbi këtë ngjarje të ndodhur, përsa i përket përfshirjes së policisë dhe instancave shtetërore në vepra kriminale. “Unë nuk besoj se do njohuri speficike të mendosh se fotoja është bërë pas konfliktit mes Frrokut dhe komisarit të policisë e jo dy vjet përpara. Besoj se të dyja fotot flasin shumë qartë mbi hematomat që dëshmohen në to. Ky aludim pritet të zbardhet, por nëse ministri nuk do të japë dorëheqjen, më së paku ata katër drejtues të merren zyrtarisht në hetim dhe të japin dorëheqjen. Një gjë është të japin dorëheqjen nga hetimet, një tjetër gjë nga funksionet. Ata të katërt të merren në hetim për vrasjen e komisar Lamajt, në mënyrë që faktet që ne nuk i zbardhim dot, të mos t’i zhbëjnë ose t’i mbulojnë. Një dëshmitar okular u vu në mbrojtje nga policia, por kjo polici nuk garanton as dëshmitarin, përsa kohë këta drejtojnë Policinë e Shtetit. Komisar Premçi bëri pohime tepër të rënda dhe kam frikë në pikëpamjen dhe vlerësimin tim, se ajo foto është konfirmim i këtyre pohimeve, jo sepse është një drekë që në një moment të analizës merr vlerësn e një dreke të rastësishme, por më së paku, ata njerëz sot dolën gënjeshtarë, përsa kohë vetë Frroku tha që s’është drekë e rëndësishme”.

Bushati: Lamaj, i vrarë pasi deshi të mbronte shtetin kundër klaneve që kanë depërtuar në polici

Nga ana e tij, analisti Bushati bëri një analizë më të përmbledhur të ngjarjes dhe rrjedhojave të saj në opinionin publik. “Komenti i parë dhe ajo që çdo qytetar i ka bërë pyetjen vetes është se si ka mundësi që krimi të kapë komisarët, kemi tre komisarë të vrarë në një kohë shumë të shkurtër. Ne ende nuk mund të bëjmë gjykatësin dhe të themi filani vrau filanin, por ne sot jemi në gjendje të kuptojmë se përse vriten komisarët, sepse njeriu katër që u vra katër ditë më parë, u shkarkua nga puna, u ul në detyrë sepse deshi të mbronte Policinë e Shtetit. Ky është një njeri që do të bëjë ndershmërisht punën, por në një drekë tyë zakonshme, me një korruptim të zakonshëm, hidhet në fund të armatës sepse nuk i shërben një klani të caktuar”.

Çili: Fotot nga “Facebook” nuk kanë besueshmëri

Përsa i përket Henri Çilit, ai bëri thirrje për kujdes në arritjen e përfundimeve për një çështje që është nën hetim dhe vendosi në pikëpyetje rëndësinë që ka kjo foto e shndërruar në një skandal publik. “Përpiqem nga elementët e afishuar që kemi të shoh aspektin e kontratiktës dhe një lloj shqetësimi publik që edhe unë e kam në lidhje me këto fenomene. Elementi i parë, ne ngremë një përgjim të këtij personi, të kësaj dreke të këtyre lidhjeve të supozuara të shumëfishta, kur vetë mënyra e gjetjes së fotografive për mua e neutralizon gjithë këtë pandehmë, që është ngritur në prokurinë publike. Gazetari tha që fotot ndodheshin në “Facebook”-un e njërit prej drejtuesvetë policisë, këta po të kishin diçka për të fshehur, të paktën fotot do i kishin hequr nga ky rrjet shoqëror”, argumentoi Çili.

Deklarata e Ministrit të Brendshëm. Premçi: Lamaj u braktis

Në seancën e së enjtes në Kuvend, Ministri i Brendshëm, Flamur Noka akuzoi opozitën se ka ndërmarrë një fushatë të gjërë denigruese për të shkatërruar të gjithë procesin e hetimit të zbardhjes së vrasjes së kryekomisar Lamajt. Noka kaloi në akuza të ashpra ndaj deputetit Saimir Tahiri dhe Taulant Balla. Ai akuzoi zotin Tahiri për lidhje me të akuzuarin për vrasjen e komisarit Lamaj.

Tahiri iu përgjigj Ministrit të Brendshëm duke mohuar lidhejt me Arben Frrokun: Nuk është hera e parë që përfaqësues të qeverisë bëjnë të tilla deklarata banale në parlament. Është shfaqje banale përsa kohë ministri duhej të cohej i pari të jepte llogari për atë që ndodhi. Nuk është pak vrasja e një komisari policie në mes të Tiranës dhe e dyta të jepte përgjigje për foton dhen drekën mes 4 drejtuesve të lartë të policisë me të akuzuarin kryesor, e treta sa nuk do influencojnë këta në hetim, dhe e katërta transferimi paraprak i komisarit të vrarë. Në asnjërën dhe as tjetrën, as unë dhe as kryetari i partisë nuk jemi takuar me zotin Frroku. Unë nuk e kam takuar dhe aq më tepër të kem darkuar, drekuar nga ora 8 deri në 2. Frrokun e njoh. Në fushatën e fundit ka qenë në fushatë me aleatët e PD. Ka një lokal pikë referimi në Kombinat. E kam takuar 2-3 herë në tërësi, ashtu sikurse njoh komisarin Dritan Lamaj. Kam protestuar sepse kam besuar se drejtuesi i policisë duhet të sillet me korrektësi, nuk më është dukur kështu kur kam protestuar.

Analisti Andi Bushati deklaroi se Ministri duhet të fliste për atë që ka ndodhur dhe jo të sulmonte opozitën. Ministri duhet të fliste për punët e veta, tha ai, ka dëshmitarë për këtë dhe në atë tavolinë është shkarkuar një komisar.

Ish-funksionari i lartë i policisë, Shemsi Premçi  deklaroi se Lamaj kishte mbështetjen e ish-ministrit të Brendshëm, Bujar Nishani. Me largimin e Nishanit drejt Presidencës, ai qendroi edhe për pak kohë për inertësi në detyrë dhe më pas është shkarkuar: “Kryekomisari kishte mbështetje nga një ish-ministër i Brendshëm dhe për inertësi do të qendronte në atë post edhe për disa kohë. Balaj është miku më i ngushtë i Arben Frrokut dhe ai është nismëtari për të larguar nga detyra Dritan Lamajn. Kam një informacion të saktë dhe kam pirë kafe me të ndjerin që me ka thënë që atë që më ka bërë Nikolin Balaj nuk ma ka bërë kurrkush. Frrokun e mbrojtën deri sa iku, por nuk e mbrojtën dot në Greqi. Dy javë pas shkarkimit, Lamaj ka patur një konflikt me Balajn dhe për këtë ka dëshmitarë funksionarë të lartë të policisë.

Ndërkohë, politologu Henri Çili shtroi nevojën e një figure më kryesore politike në krye të Ministrisë së Brendshme: Unë them që në gjendjen e sotme të mazhorancës ka rëndësi një person, ka rëndësi që mazhoranca të përfaqësohet me një figurë, duke patur respekt për Nokën, në nivel politik më të rëndësishëm dhe më përfaqësues. Është një praktikë e të gjitha qeverive të shëndosha dhe demokratike që në Ministrinë e Brendshme vendosin një figurë politike shumë kryesore. Kjo ka qenë një fatkeqësi në politikën shqiptare që ka vendosur figura rastësore ose dytësore.

Reagimet Berisha dhe Rama

Po të enjten kryeministri Berisha shmangu komentimin e fotove dhe u mjaftua me deklaratën se Ministria e Brendshme do të hetojë, ndërsa kreu i opozitës, Edi Rama deklaroi se policia është e kapur nga krimi.

Lidhur me deklaratën e kryeministrit deputeti socialist, Tahiri tha: Domodoshmëria që kemi ne si vend dhe politikanë për të bërë skanerin e duhur si politikanë. Policia sot është e tradhëtuar dhe drejtohet nga militantë dhe nuk e justifikoj fare lëvizjen e drejtuesve të policisë për shkaqe politike. Sot oficerët e ndershëm të policisë janë të drejtuar nga njerëz të kapur dhe të lidhur me botën e krimit. Ajo që bën cudi është heshtja e kryeministrit. Njeriu që në luftën politike nuk di të heshtë. Në këtë rast, vrasja dhe tradhëtia ndaj komisarit, kryeministri ka zgjedhur hështjen. Nga ana tjetër sot Policia e Shtetit nuk është në gjendje të përballet me krimin, s’garanton qetësinë , s’kryen detyrën që i kanë besuar qytetarët dhe kjo është mbi të gjitha një mungesë e vullnetit politik për të ndarë Policinë e Shtetit me krimin dhe politikën.

Ish-zyrtari i lartë i policisë Premçi  tha:  Politika i ka shumë borxhe policisë. Prej 8 vitesh vendimi për trajtimin e policisë me ushqime ende nuk ka hyrë në fuqi. Sot policia ka 2 vjet që nuk merr dietat dhe shërbimet, sot policia është e lënë pa uniformë, pa benzinë, pa makina, sot është pa komandë, e pa organizuar. Që prej 2007 vazhdojnë eksperimentet e bëra në polici. Vrasja e Lamajt është vrasje e paralajmëruar. Prej 8 vitesh mbrohet Kuliçaj me alibinë se kërcënohet nga krimi, kur ai është palë me krimin, ndërsa kryekomisari u la në mëshirë të fatit.

Analisti Andi Bushati foli për mesazhin dhe shqetësimin që mbart në shoqëri kjo vrasje: Ajo që na tregon vrasja, ajo se si është hedhur në rrugë një komisar policie i kërcënuar më parë, na tregon një polici joefektive. Është shumë efektive kur i duhet pushtetit, është e aftë, por nuk është më në shërbim të qytetarit, por në shërbim të qeverisë. Duket sikur sot kemi një atmosferë fundregjimi. I gjithë shteti është shthurur dhe po mendohet vetëm pushteti. Kemi një shkrehje të të gjithë administratës.

Në fund të fjalës së tij depueti socialist, Saimir Tahiri foli për reformën e socialistëve në rend dhe strukturat policorë me të ardhur në pushtet: Në të gjithë hartën e strukturës së shtetit dështimet e policisë duken më shumë. Policia është në kaos strukturor, nuk ka zinxhir të qartë përgjegjësish. Ajo që kemi përcaktuar ne është rilindja e Policisë së Shtetit, bashkimin e saj në një polici të vetme, ndarje strukturore dhe ndarje përgjegjësish.

01.03.2013

Burimi: Top Channel

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


5 − three =

All Rights Reserved