Postuar me: 10:05 17-04-2013

5 Mënyra Për Të Pasur Më Shumë Energji Gjatë Ditës (Burimi: Te Paret, www.te-paret.com)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

energji lajm-shqipNe qofte se ju ndiheni te ngadalte gjate dites ose ndiheni sikur nuk keni energji te mjaftueshme per te bere cdo gje qe ju doni te beni, atehere keto keshilla do te ju ndihmoje qe te ndiheni plote energji dhe entuziazem per cdo gje beni gjate dites.

1. Filloni diten me stervitje
Nuk ka rendesi lloji i stervitjes, ju mund ta zgjidhni ate sipas deshires tuaj. Ajo mund te jete nje shetitje e shpejte, nje stervitje noti, nje vizite ne palester apo disa ushtrime ne shtepi.
Nese kjo eshte ajo qe ju e beni cdo mengjes per 20 minuta, atehere ju do te keni me shume energji gjate dites. Ushtrimet nuk do t’ju bejne te ndiheni me te lodhur, ato do t’ju japin energjine qe ju nevojitet.

2. Hani nje mengjes te shendetshem
Nese ju largoheni nga shtepia pa ngrene mengjes, atehere ju nuk do te keni ‘karburantin’ qe ju nevojitet per te ju dhene energjine e nevojshme. Ne mengjes hani dicka qe do te liroje energjine me ngadale dhe qe do te mbaje ndjenjat zgjuar.
Provoni dicka si ushqime dritherash me krunde dhe lengje frutash, ose dolli me miell me veze te ziera ose te ferguara. Ju mund te provoni edhe nje sallate frutash me tershere thekur.

3. Mos perdorni ushqime yndyrore
Ushqimet yndyrore do ta rendojne shume stomakun tuaj dhe ju do te ndiheni te lodhur dhe apatik. Kjo per shkak se trupi juaj merr aq shume energji per te tretur ushqimin yndyror.
Eshte shume me mire qe ju te merrni ushqime te pasura me fibra qe ngadale bejne lirimin e energjise ne trupin tuaj. Nese hani fruta pas ushqimit ju do te merrni energji me nje hov te shpejte dhe do ti jepni trupit tuaj forcen per te filluar tretjen e ushqimit.

4. Shmangni pijet me sheqer dhe kafeine
Edhe pse duket qe pijet energjike, pijet qe permbajne sasi me te medha te sheqerit dhe kafja e forte te japin energji, kjo ndodhe vetem per kohe te limituar. Ne momentin qe shuhet sheqeri dhe kafeina nga ajo pije, ju do te ndiheni i lodhur dhe i pergjumur. Ju duhet te pini nje tjeter pije energjike, perndryshe e keni veshtire te qendroni zgjuar. Nese i jepni fund perdorimit te pijeve me sheqer dhe kafeine, ju do ndiheni keq ne dy javet e para, sepse trupi juaj eshte mesuar me to.
Megjithate, pasi te mesoheni te mos i perdorni me, ju do te fitoni energji te mjaftueshme dhe nuk do te keni me ulje-ngritjet me te cilat jeni ballafaquar me pare.

5. Bej nje sy gjume
Ne qofte se ju zgjoheni heret dhe nuk keni bere nje gjume te rehatshem gjate nates, duke marre nje sy gjume te shkurter ne mesdite mund te ju ndihmoje shume.Mjaftojne 20-30 minuta gjume qe ju te ndiheni i plotesuar dhe plote energji per pjesen e mbetur te dites.
Nese ju percjellni keto menyra, apo vetem njeren prej tyre, ju do te keni shume me teper energji dhe dita e juaj do te behet shume me e lehte, duke e kaluar ate pa ndier lodhje.

 

17.04.2013
Burimi: Te Paret 

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


five × = 20

All Rights Reserved