Postuar me: 14:11 04-04-2013

Iliri:-“Xhimi më mban inat për gatimin” (Burimi: Top-Channel, bigbrother.top-channel.tv)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

Iliri:-“Xhimi më mban inat për gatimin”Iliri dhe Shpendi ndodhen në oborr dhe gjatë kësaj kohe ata fillojnë të bisedojnë për Xhimin. Iliri i tregon Shpendit se Xhimit i ka ngelur hatri nga Iliri dhe vazhdon që t’i mbajë inat. Shpendi i thotë se e ka vënë re se Xhimi ka ndryshuar qëndrim ndaj Ilirit këtë javë, por nuk e di arsyen përse ka ndodhur kjo.
Iliri fillon të tregojë se Xhimi është mërzitur me të për gatimin. Ai tregon se një ditë që Iliri vendosi të gatuante drekën për të gjithë banorët, nuk i kërkoi ndihmë dhe as mendim Xhimit se çfarë të gatuante apo se si. Për këtë arsye Iliri mendon se Xhimi është mërzitur me të.

“Ai do që të japë mendim gjithmonë, ndërhyn duke thënë hidhe edhe këtë, shtoji edhe këtë, por unë i thashë se nuk doja ta bëja ashtu si do ai” thotë Iliri. Më pas shton “në një moment Xhimi u fut duke trazuar në tenxheren që unë po gatuaja dhe unë i thashë që të mos e trazonte, por ngaqë po laja enët ngrita pak më shumë zërin, ai përplasi lugën dhe iku, që nga ajo ditë më mban inat”.

Iliri thotë ndër të tjera se Xhimi e konsideron kuzhinën si pronë të tijën dhe Shpendi ndan të njëjtin mendim me të duke thënë se Xhimi reagon në atë mënyrë sepse shumica e banorëve ia kanë besuar atij kuzhinën dhe se ai e ka pasion gatimin. Ndërkohë aty vjen edhe Eldora e cila përkrah Ilirin në lidhje me reagimet e Xhimit ndaj banorëve kur bëhet fjalë për kuzhinën dhe gatimin.

 

04.04.2013
Burimi: Top-Channel

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


6 + = nine

All Rights Reserved