Postuar me: 8:29 01-04-2013

MASH përcakton datat për provimet e lirimit, testimi 2 orë e gjysmë (Burimi: Balkanweb, www.balkanweb.com)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

MASH përcakton datat për provimet e lirimit, testimi 2 orë e gjysmëTIRANE - Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka përcaktuar datat në të cilat do të zhvillohen provimet e lirimit për të gjithë nxënësit që mbarojnë këtë vit klasën e 9-të. Sipas udhëzimit të ministrit Myqerem Tafaj, edhe këtë vit nxënësit do t’u nënshtrohen dy provimeve, Gjuhë Amtare dhe Matematikë, ndërkohë që sipas rregullores ato do të jepen vetëm me shkrim. Kështu, provimi i parë do të jetë Gjuha Amtare, e cila do të jepet në datën 12 qershor, ndërkohë që Matematika do të zhvillohet pas 7 ditësh e më konkretisht në 19 qershor 2013. Po sipas të njëjtit udhëzim, nxënësit do të kenë në dispozicion 2 orë e 30 minuta për t’u testuar. Sa u takon shkollave të pakicave kombëtare (greke dhe maqedonase), do të zhvillohet provimi i lirimit në gjuhën amtare. Për shkollat e pakicës kombëtare greke, teza do të përgatitet nga Drejtoria Arsimore Rajonale e Gjirokastrës, ndërsa për shkollat e pakicës kombëtare maqedonase, teza do të përgatitet nga Drejtoria Arsimore Rajonale e Korçës. Për institutin e nxënësve që nuk shikojnë, testi duhet të tërhiqet nga Instituti i të Verbërve një ditë para provimit, me qëllim përshtatjen e tij në sistemin e shkrimit Brail. Gjithashtu, udhëzimi i ministrit përcakton se nxënësit mbetës në provimet e lirimit kanë të drejtën e riprovimit në sesionin e dytë.
Ambientet
Sipas udhëzimit të ministrit të Arsimit, vendet ku do të zhvillohen provimet e lirimit duhet të plotësojnë një sërë kushtesh. Kështu, mjedisi më i vogël duhet të jetë i mjaftueshëm për të paktën 15 nxënës, ndërsa largësia ndërmjet tyre duhet të jetë jo më pak se 120 centimetra. Gjithashtu, ato duhet të jenë të ajrosura, të pastruara dhe të ndriçuara, si dhe nuk duhet të ketë postera, tabela ose materiale të tjera që kanë lidhje me lëndën që jepet provim. Sa i takon shmangies së kopjimit, nxënësit duhet të ulen me fytyrë në të njëjtin drejtim, ndërsa sipërfaqja që ai ka në dispozicion për të shkruar është të paktën, 40 centimetra me 60 centimetra.

 

01.04.2013
Burimi: Balkanweb 

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


− 7 = one

All Rights Reserved