Postuar me: 14:57 22-04-2013

Matura 2013, testet do të korrigjohen elektronikisht (Burimi: Balkanweb, www.balkanweb.com)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

matura lajm-shqipTIRANE-Për herë të parë këtë vit, Agjencia Kombëtare e Provimeve do të mundësojë korrigjimin në formë elektronike të provimeve të Maturës Shtetërore. Sipas specialistëve të kësaj agjencie, kjo formë do të aplikohet për pyetjet me alternativa, ndërkohë që provimet do të korrigjohen dy herë: një herë nga mësuesit dhe një herë elektronikisht.

Korrigjimi i dyfishtë u tentua edhe vitin e kaluar, por për arsye kohore ai nuk mundi të realizohej në kohë, ndërsa kjo formë garanton më tepër saktësi për pikët me të cilat do të vlerësohen maturantët. “Testet do të vlerësohen dy herë. Një herë nëpërmjet mësuesve që do t’i korrigjojnë në mënyrë manuale dhe pastaj në mënyrë elektronike. Në testin e sivjetshëm ne ia kemi kërkuar kompanisë dhe është realizuar. Vjet nuk arritëm në kohë sepse filloi me vonesë dhe u arrit vetëm A2, që përveç pikëve të dhëna për çdo pyetje të tezës, të bëhet një verifikim i alternativës, sepse gabime njerëzore ndodhin, ndaj kjo formë do të eliminojë këto gabime njerëzore”, – shpjeguan specialistët e Agjencisë Kombëtare të Provimeve.

Matura
Deri më tani janë plot 45 mijë maturantë që kanë plotësuar Formularin A1 e për pasojë janë regjistruar edhe në Maturën Shtetërore. Ndërkohë që, të drejtën për t’u regjistruar e kanë edhe maturantët e viteve të kaluar. Ata mund të regjistrohen përmes plotësimit të Formularit A1Z, ndërsa këtë të drejtë e kanë të gjithë ata që kanë mbaruar maturën, pavarësisht vitit në të cilin kanë përfunduar studimet, ata që janë çregjistruar nga një degë pasi nuk kanë fituar të preferuarën, por edhe të rinjtë që vijnë nga emigracioni.

Ndryshe nga vitet e kaluara, plotësimi i Formularit A1 bëhet vetëm online, ndërkohë që ky vit u shoqërua edhe nga një sërë ndryshimesh të tjera për Maturën Shtetërore. Kështu, këtë vit maturantët do të mund të zgjedhin jo më tepër se 2 lëndë, të cilat do t’u japin jo më pak se 8 kredite, ndërsa vitin e kaluar ata mund të zgjidhnin deri në 3 lëndë. Gjithashtu, maturantëve iu dha e drejta për të marrë edhe dy gjuhë të huaja si lëndë me zgjedhje, me kushtin e vetëm që njëra prej tyre të jetë gjuhë e parë, ndërsa tjetra të jetë gjuhë e dytë. Kështu, çdo maturant mund të zgjidhte një ose dy gjuhë të huaja të ndryshme, me kusht që njëra të trajtohet si gjuhë e huaj e parë me 10 kredite, ndërsa tjetra si gjuhë e huaj e dytë me 6 kredite.

22.04.2013

Burimi: Balkanweb

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


seven + = 8

All Rights Reserved