Postuar me: 15:27 02-04-2013

Raporti për gjakmarrjen, 6 mijë të vrarë dhe 10 mijë familje të ngujuara (Burimi: Gazeta Tema, www.gazetatema.net)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

avokati lajm-shqipMë shumë se 6 mijë persona kanë humbur jetën si pasojë e gjakmarrjes që nga viti 1990, ndërsa 10 mijë familje janë ngujuar. Ky është përfundimi i një raporti të përpiluar nga ana e Avokatit të Popullit.

Sipas të dhënave të këtij raporti, shumica e vrasjeve kanë ndodhur në Tiranë, për shkak se familjet migronin për t’i shpëtuar gjaksit. Shqetësues është fakti se pjesa më e madhe e viktimave janë të rinj, mes moshës 21-37 vjeç, ndërsa gjakmarrjes nuk i kanë shpëtuar as fëmijët dhe femrat.

Vrasjet për gjakmarje zënë 5.9 % të numrit të përgjithshëm të viktimave të evidentuara nga ana e Policisë së shtetit, por kjo shifër mund të jetë më e lartë për shkak dhe të cilësimeve të ndryshme të vrasjeve dhe në rastet e vrasjeve për gjakmarje ose hakmarje.

Të dhënat zyrtare:

Mosha e personave të vrarë sipas të dhenave zyrtare pas vitit 1990 deri në vitin 2012, përfshirë dhe vrasjet për gjakmarje dhe hakmarje në Shqiperi

Vrasjet nga mosha 10-16 vjec zënë 0.1% të të vrarëve për shkaqe gjakmarje apo hakmarje.

Vrasjet nga mosha 17-20 vjec zënë 2.9 % të të vrarëve për shkaqe gjakmarje apo hakmarje.

Vrasjet nga mosha 21-37 vjec  zënë 47% të të vrarëve për shkaqe gjakmarje apo hakmarje.

Vrasjet nga mosha 38-42 vjec zënë 30 % të të vrarëve për shkaqe gjakmarje apo hakmarje.

Vrasjet nga mosha 43-65 vjec zënë 19.6% të të vrarëve për shkaqe gjakmarje apo hakmarje.

Pjesa e mbetur mbi 65 vjec zënë 0.4 % vjec  të të vrarëve për shkaqe gjakmarje apo hakmarje.

Shpërndarja rajonale e të vrarëve në 36 rrethet e vendit përfshirë dhe vrasjet për gjakmarje dhe hakmarrje sipas të dhënave të Policisë së Shtetit;

Tirana     23.6 %  të numrit të të vrarëve

Shkodra  17.6 %  të numrit të të vrarëve

Fieri          6 %    të numrit të të vrarëve

Vlora        5.5 %  të numrit të të vrarëve

Berati       4.7 %  të numrit të të vrarëve

Durrësi     4.5 %  të numrit të të vrarëve

Elbasani   3.8 %  të numrit të të vrarëve

Të gjithë rrethet e tjera së bashku përbëjnë 34.3 %  të  të vrarëve  të ndodhur në shkallë republike.

02.04.2013

Burimi: Gazeta Tema

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


+ three = 4

All Rights Reserved