Postuar me: 16:53 22-04-2013

Shkodër, pritet marrëveshja PS-LSI, Meta: Koalicion i natyrshëm, solid e afatgjatë (Burimi: Balkanweb, www.balkanweb.com)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

meta lajm-shqipSHKODER - Në Shkodrër po zhvillohet Konferenca e Partive Socialiste Europiane, në përfundim të së cilës kryetari i PS-së Edi Rama dhe ai i LSI-së Ilir Meta do të firmosin marrëveshjen për koalicionin parazgjedhor. Konferencën e çeli presidenti i Internacionales Socialiste, Sergeri Stanishev nëpërmjet një videokonference nga Brukseli. Më pas fjalën e morën personalitete të njohur të së majtës së Ballkanit.

Burime nga PS-ja, bëjnë të ditur se në përfundim të këtij aktiviteti, Rama dhe Meta do të siglojnë një dokument të detajuar të marrëveshjes. PS dhe LSI kanë refuzuar të zbulojnë paraprakisht detaje të marrëveshjes, përmes së cilës e majta kërkon të maksimalizojë çdo votë drejt qëllimit final, fitimin e zgjedhjeve.

Është zgjedhur ky moment për nënshkrimin e marrëveshjes, përpara drejtuesve më të lartë të socialistëve europianë, në shenjë mirënjohjeje për nxitjen dhe thirrjet në adresë të Ramës dhe Metës për t’u bashkuar. Kjo marrëveshje, që do të ketë firmat e Ramës dhe Metës, merr formë zyrtare, në një kohë kur regjistrimi i koalicioneve po shkon drejt limiteve kohore, që është data 23 prill. Komentatorë politikë e shikojnë marrëveshjen e së hënës, si një ngjarje historike për të majtën shqiptare, pas shumë vitesh ndarjeje, akuzash  dhe kundërakuzash mes drejtuesve të PS-së dhe LSI-së.
Sipas ligjit, afati kohor për regjistrimin e koalicioneve pranë KQZ-së është 23 prilli, pra deri të martën, Partia Socialiste bashkë me 34 partitë e tjera të koalicionit opozitar duhet t’i kenë zyrtarizuar marrëveshjet mes tyre, ndërkohë që pritet një përgjigje edhe nga PBDNJ-ja e Dules.

22.04.2013

Burimi: Balkanweb

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


six − = 3

All Rights Reserved