Postuar me: 13:00 16-04-2013

Shtatzënia e dytë, gjakderdhja gjatë kësaj periudhe (Burimi: Ikub, www.ikub.al)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

shtatezani lajm-shqipGjakderdhja gjate shtatzënisë nuk është shenje e shtatzënisë se shëndoshë. Gjate 6 muajve te pare te shtatzënisë, gjakderdhja nuk do te thotë qe mund te jete e rrezikshme, siç mund te jete ne 6 muajt e fundit te shtatzënisë.

Nëse vëreni madje një pike gjaku do te duhej te vendosni një garze për te kuptuar sasinë e gjakderdhjes. Nëse gjakderdhja është shqetësuese, atëherë menjëherë konsultohuni me mjekun tuaj.

Gjakderdhja gjate 6 muajve te pare te shtatzënisë

Gjakderdhja ne periudhën e hershme te shtatzënisë mund te shpie ne abort, megjithëse mund te jene edhe gjerat tjera. Disa gra kane shtatzëni normale edhe kur kane disa pika gjaku. Ne raste te abortit, gjakderdhja rritet me dhembje ne pjesën e poshtme te barkut duke kaluar nga vagina.

Nganjëherë shtatzënia jashtë mitrës mund te jete shkak i gjakderdhjes vaginale. Tek shtatzënitë jashtë mitrës, një nder simptomat është dhembja e ashpër ne bark.

Shtatzënia molare nganjëherë mund te jete shkak i gjakderdhjes vaginale ne periudhën e hershme te shtatzënisë. Tek shtatzënia molare nuk dëgjohen te rrahurat e zemrës se foshnjës.

Gjakderdhja gjate 6 muajve te fundit te shtatzënisë

Gjakderdhjet e vogla mund te kenë pasoja me vone ne qafen e mitrës apo te shpiejnë ne ndezjen e qafës se mitrës.

Megjithëse, do te duhej menjëherë te konsultoheni me mjekun, sepse gjakderdhja gjate tremujorit te dyte dhe te trete te shtatzënisë mund te paraqet kërcenim për shëndetin e nënës dhe foshnjës.

Placenta mund te ndahet nga muri mitrës duke shkaktuar kështu abrucion te placentës. Kjo nuk është një paraqitje e zakonshme, por mund te ndodh ne 12 javët e fundit te shtatzënisë.

Placenta previa mund te jete shkaku tjetër i gjakderdhjes vaginale. Kjo ndodh kur placenta ndodhet shume ulet nga mitra. Kjo është një gjendje shume e shpeshte tek gratë.

Gjakderdhja gjate tremujorit te fundit te shtatzënisë mund te jete shenje e lindjes. Kur foshnja te jete e zhvilluar plotësisht, mund te filloje te rrjedh sekreti vaginal. Ndoshta do te filloni ti ndjeni kontraktimet e mitrës pasi qe te rrjedh sekreti.

 

16.04.2013
Burimi: Ikub 

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


+ five = 7

All Rights Reserved