Postuar me: 9:01 15-04-2013

Studimi i OBSH: 30 për qind e të rinjve, seks para moshës 16-vjeçare (Burimi: Balkanweb, www.balkanweb.com)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

obsh lajm-shqipTIRANE - Rreth 30 për qind e të rinjve në vendin tonë kanë kryer marrëdhënie seksuale para moshës 16-vjeçare. Të dhënat i përkasin studimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë mbi “Përvojat Negative të Fëmijëve”. Në këtë studim u përfshinë 1437 studentë të moshës 21.2 vjeç deri 23 vjeç, ndërsa u pyetën për përvojat e tyre jetësore deri në moshën 18-vjeçare. Pas përpunimit të të dhënave rezultoi se meshkujt janë ata që e nisin më herët jetën e tyre seksuale, me 44.8% të të intervistuarve, ndërkohë që vajzat që kanë kryer marrëdhënie para ose deri në 16 vjeç janë 31%. “Mes studentëve që kanë raportuar se kanë pasur përvoja seksuale, përqindjet e djemve që kishin filluar marrëdhënie seksuale para ose deri në moshën 16 vjeç ka qenë dukshëm më e lartë në krahasim me femrat. Përkatësisht, 44.8% për meshkujt dhe 31% për femrat”, -thuhet në raportin e OBSH-së. Gjithashtu, rezulton se prevalenca e marrëdhënieve seksuale (Pyetja e anketës: A keni pasur ndonjëherë marrëdhënie seksuale?) ka qenë dukshëm më e lartë tek meshkujt në krahasim me femrat. Më konkretisht, 74.2% për djemtë dhe 43.5% për vajzat. Studimi i OBSH-së nxjerr shifra edhe në lidhje me numrin e partnerëve që kanë pasur të rinjtë deri në moshën 18 vjeç. Nga të dhënat rezulton se mesatarisht një i ri në vendin tonë, derisa mbush moshën e pjekurisë kryen marrëdhënie me rreth 3 partnerë të ndryshëm seksualë. “Numri mesatar i partnerëve gjatë jetës seksuale (Pyetja e anketës: Me sa partnerë të ndryshëm keni pasur ndonjëherë marrëdhënie seksuale?) ishte i ngjashëm mes meshkujve dhe femrave. Përkatësisht 2.95 te meshkujt dhe 2.92 te femrat. Gjithashtu, nuk kishte asnjë ndryshim mes meshkujve dhe femrave me lidhje me më shumë se 3 partnerë të ndryshëm seksualë”, – thuhet gjithashtu në raportin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Studimi jep edhe detaje në lidhje me vendlindjen e adoleshentëve që kanë kryer marrëdhënie seksuale deri në moshën 18-vjeçare, si dhe me rezidencën e tyre. Kështu, 14.6% e tyre kanë lindur në fshat, ndërkohë që 85.4% e tyre në qytet. Gjithashtu, rezulton se pjesa më e madhe jeton tashmë në qytet, rreth 91.3% të të anketuarve.

Studimi
Në studimin e publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë u përfshinë 1437 studentë të universiteteve publike, nga të cilët, 971 ishin femra dhe 466 ishin meshkuj. Ai u realizua në periudhën kohore nëntor 2011-maj 2012, ndërsa universitetet publike prej të cilëve u zgjodhën studentët e intervistuar ishin: Tirana, Vlora, Shkodra dhe Elbasani. 840 studentë të përfshirë në anketim studionin në Universitetin e Tiranës, 220 në universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë, 220 në universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër dhe 220 të tjerët në universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit.

MARRËDHËNIET SEKSUALE TE TË RINJTË
Morën pjesë në studim 1437 studentë
EKSPERIENCË SEKSUALE
„¯ Meshkuj 346 ose 74.2%
„¯ Femra 422 ose 43.5%
„¯ Gjithsej, 768 ose 53.4%
MË HERËT DHE DERI NË MOSHËN 16 VJEÇ
„¯ Meshkuj 155 ose 44.8%
„¯ Femra 291 ose 31%
„¯ Gjithsej, 446 ose 30%
NUMRI I PARTNERËVE SEKSUALË
„¯ Meshkuj 92; rreth 26.6 partnerë
„¯ Femra 98; rreth 23.4 partnerë
„¯ Gjithsej, 190 të intervistuar
VENDI I LINDJES I STUDENTËVE QË KANË
KRYER MARRËDHËNIE SEKSUALE
„¯ Në fshat, 112 ose 14.6%
„¯ Në qytet, 656 ose 85.4%
REZIDENCA E STUDENTËVE QË KANË KRYER
MARRËDHËNIE SEKSUALE
„¯ Në fshat 67 ose 8.7%
„¯ Në qytet 701 ose 91.3%

15.04.2013

Burimi: Balkanweb

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


eight − = 4

All Rights Reserved