Postuar me: 10:29 08-04-2013

Taksa, pagesa e re për gjithë llojet e makinave, në fund të majit (Burimi: Ikub.al, www.ikub.al)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

makina lajm-shqipMinistri i Financave ka shpjeguar në faqen e tij në “Facebook” të gjitha etapat e kalimit të projektligjit deri në bërjen e tij funksional.

Po ju sqaroj se projektligji hyn në mbledhjen e qeverisë të ditës së mërkurë, më pas, shumë shpejt, në komisionet e Kuvendit dhe më pas miratimi në seancë plenare. Me dekretimin e ligjit nga ana e Presidentit vjen dhe hapi i fundit, që është botimi në fletore. Shpresoj normalisht të hyjë në fuqi në fundin e muajit maj, ose në fillim të qershorit”, shkruan Bode në faqen e tij, duke shpjeguar pyetjet për kohën e aplikimit të taksës së re. Ndryshimi i formulës së llogaritjes së taksës vjetore të automjeteve të përdorura bën që pjesa dërrmuese e popullsisë, përjashto ata që kanë makina të reja deri në tre vite nga data e prodhimit, të paguajnë dy herë më pak. Gazeta boton sot tabelat me llogaritjen e taksës për disa tipa makinash që përdorin naftë ose benzinë. Llogaritjet e taksave janë marrë si shembull në bazë të masivitetit të përdorimit për secilin automjet, në bazë të cilindratës, kubikëve të motorit. Në pamje të parë, ndryshimi është i thjeshtë, por duhet të kihet parasysh se formula dekurajon makinat e vjetra. Kështu, edhe pse është përgjysmuar, taksa rritet nga viti në vit. Për këtë arsye, në tabelë janë dhënë shembujt sipas vjetërsisë së makinës. Në tabela janë dhënë edhe koeficientet e viteve të përdorimit, në mënyrë që edhe për makinat që nuk janë në tabelë, përdoruesit ta kenë të lehtë llogaritjen e taksës vjetore.

08.04.2013

Burimi: Ikub.al

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


+ three = 5

All Rights Reserved