Postuar me: 14:51 15-04-2013

Toponimet, emigrantët: Frikë të festojmë Pashkët në Shqipëri, greku do na kthejë fëmijët në kufi (Burimi: Balkanweb, www.balkanweb.com)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

pasaporta lajm-shqipTIRANE - Pashkët ortodokse po afrojnë, por emigrantët shqiptarë në Greqi kanë frikë të udhëtojnë drejt Atdheut për të festuar me familjarët e tyre.
Ata shprehen se i frikësohen qëndrimit të palës greke në kufi, e cila mund të pengojë kalimin e tyre për shkak të toponimeve të vendlindjes në pasaportat e fëmijëve të lindur në Greqi.

“E kemi një hall që duam t’ia qajmë ministrisë greke dhe asaj shqiptare. E kam hallin tek djali, i cili si shumë kalamaj të tjerë ka lindur në Greqi dhe siç dihet, greku nuk na lejon hyrjen me ato pasaporta që ne disponojmë (biometriket)”.

“Mos dini gjë çfarë do të bëhet me fëmijët që kanë lindur në Greqi? Sepse nuk lejojnë të kalohet në Greqi me pasaportat që u kemi nxjerrë në Shqipëri”, kështu na shkruajnë në adresën e BalkanWeb, disa shqiptarë emigrantë në Greqi.

Agjencia jonë e lajmeve, BalkanWeb u interesua pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme, ku mësoi se shteti shqiptar dhe ai grek kanë rënë dakort që të aplikohet praktika e vjetër, derisa të arrihet një marrëveshje për të zgjidhur përfundimisht këtë problem. “Derisa të arrihet marrëveshja është nënshkruar një memorandum që të vazhdohet me praktikën e vjetër, e cila njeh pasaportat, ku shkruhet në shqip “Greqi” dhe emri i çdo qyteti grek”, sqarojne burimet zyrtare.

Ministria e Jashtme shton se, “dikasteri shqiptar diplomatik i ka dërguar një projekt-marrëveshje ministrisë së Jashtme të Greqisë, ku sugjeron që vendlindjet të shkruhen në dy gjuhë, por pala greke nuk ka kthyer ende në përgjigje, nëse e pranon apo jo këtë pakt”.

Sipas ministrisë, pavarësisht kësaj, në media janë regjistruar raste të ndalimit sporadik, ku problem për grekët janë paraqitur toponimet greke të shkruajtura në shqip.

Ky problem ka mëse dy vjet që ka lindur dhe për shkak të mosmarrëveshjeve mes dy qeverive, qindra emigrantë shqiptarë dhe fëmijët e tyre nuk janë lejuar të kalojnë kufirin shqiptaro-grek, për shkak se në pasaportat e tyre emrat e qyteteve të lindjes janë shkruar në gjuhën shqipe, ndërsa një marrëveshje e nënshkruar në Nju Jork para disa vitesh, parashikon që ato të shkruhen si në greqisht, por me gërma latine.

15.04.2013

Burimi: Balkanweb

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


2 × five =

All Rights Reserved