Postuar me: 15:48 21-05-2013

Horoskopi ditor, 21 maj 2013

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

Horoskopi ditor, 21 maj 2013

Horoskopi-Ditor1

 

 

 

 

Shenjat:

dashiDashi

Do keni shume dyshime gjate kësaj dite për partnerin tuaj dhe nuk do jeni te qete për asnjë moment. E mira do ishte te flisni qetësisht me te dhe te sqaroheni. Beqaret duhet te tregohen me realiste dhe te mos ëndërrojnë me shume sesa duhet. Shmangni zhgënjimet. Ne planin financiar nuk do ndikoje asnjë planet dhe nuk pritet ndonjë problem i madh.

demiDemi

Influenca e Venusit do jete mjaft pozitive gjate kësaj dite për jetën tuaj ne çift. Do e rigjeni ngrohtësinë dhe lumturinë ne çift. Gjithçka do ece sipas parashikimeve. Beqaret do jene joshës dhe do bëjnë shume persona për vete. Zgjidhni personin qe iu përshtatet me se miri. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj. Do shpenzoni për ato qe iu nevojiten dhe situata do jete e qëndrueshme.

binjaketBinjaket

Do keni nevoje për emocione te reja gjate kësaj dite dhe do jeni te gatshëm te bëni çmenduri me partnerin tuaj. Ata qe kane pasur debate dhe vështirësi do e gjejnë një zgjidhje. Beqaret do kenë një dite te bukur dhe te mbushur me surpriza. Shfrytëzojeni sa me shume qe te mundeni. Financat do jene me te mira për shkak te një menaxhimi me te mire qe keni kryer.

gaforrjaGaforrja

Edhe ju do i adhuroni ndryshimet dhe emocionet e mëdha sot. Do ia kaloni shume mire pranë atij qe dashuroni dhe nuk do mendoni për asnjë moment ta tradhtoni. Besnikëria për ju është mbi gjithçka. Beqaret duhet te bëjnë kujdes. Do jene te shumte personat qe do i joshin, por jo te gjithë do jene te sinqerte. Me financat çdo gjë do shkoje me se miri, mos u shqetësoni.

luaniLuani

Jeta sentimentale e çifteve do jete e mbushur me ndjesi te forta, si pozitive ashtu edhe negative. Nëse keni pasur një marrëdhënie te mire kohet e fundit, do ndiheni edhe me te lumtur. Për beqaret me shume gjasa do ndryshoje rrjedha e jetës fale takimeve vendimtare. Perspektivat materiale janë te mira. Me ne fund mund te kryeni investimet e menduara prej kohesh.

virgjereshaVirgjeresha

Do e respektoni shume tjetrin sot dhe se bashku me te mendimet qe ai ka. Komunikimi do vazhdoje te jete i mire dhe nuk do keni as problemin me te vogël. Beqaret do vazhdoje te joshin sa te mundin, por pa sukses. Jo gjithmonë gjerat shkojnë sipas planeve. Financat do preken drejtpërdrejt nga Saturni. Do ketë disa përmirësime te vogla, po kjo nuk do te thotë te shpenzoni pa menduar.

peshorjaPeshorja

Mos e idealizoni shume partnerin tuaj sot sepse do vije një dite qe mund te zhgënjeheni thelle. Ruajeni gjithmonë një hije te vogël dyshimi, por mos e shprehni kuturu. Beqaret do kenë një takim, por nëse pas disa kohesh krijoni një lidhje me te ajo nuk do zgjate. Dielli do iu ndihmoje ta përmirësoni sektorin e financave. Gjithsesi vazhdoni te tregoheni te matur me shpenzimet.

akrepiAkrepi

Edhe pse keni dike ne krah, do ndiheni te vetmuar gjate kësaj dite. Mos tentoni ne asnjë mënyrë te flirtoni me dike tjetër sepse me shume sesa partnerit do i bënit dem vetes suaj. Beqaret duhet te tregohen te duruar dhe te mos nxitohen për asnjë moment. Do vije edhe dita e tyre. Urani do iu nxite te shpenzoni pa kurim dhe financat ka rrezik te kenë probleme.

shigjetariShigjetari

Konfigurimi i yjeve do jete mjaft pozitiv sot për jetën sentimentale te çifteve. Një pjese e mire e dëshirave qe keni pasur do iu realizohen dhe do ndiheni me se miri. Edhe beqaret duhet te përfitojnë nga mundësitë qe do iu jepen për takime. Financat do jene ne një faze shume delikate. Do keni vështirësi dhe probleme te mëdha nëse nuk merrni sa me pare masa.

bricjapiBricjapi

Komunikimi ne çift nuk do jete i mire gjete kësaj dite dhe për këtë arsye do lindin probleme. Mos e teproni me kokëfortësinë dhe mos kërkoni gjithmonë te behet ashtu si thoni ju. Beqaret do kenë një takim te rëndësishëm me një person i cili do i beje te ndihen mire. Ne planin financiar tregohuni te arsyeshëm. Shlyeni borxhet qe keni dhe mos shpenzoni kot se koti.

ujoriUjori

Dite harmonike dhe e mbushur me emocione kjo e sotmja për çiftet. Do i zgjidhni te gjitha mosmarrëveshjet qe keni pasur dhe do e shihni me pozitivizëm te ardhmen. Beqaret do dëshirojnë te koleksionojnë aventurat dhe kjo dëshirë do iu realizohet. Financat do jene te ndërlikuara prandaj rekomandohet kujdes dhe maturi me shpenzimet. Mund t’ia dilni edhe me pak.

peshqitPeshqit

Venusi do jete planeti qe do ndikoje si ne jetën sentimentale te çifteve ashtu edhe ne atë te beqareve. Do jeni rivale te ethshëm me partnerin dhe kjo mund te krijojnë ndonjëherë debate. Beqaret nga ata tjetër do jene mendjemëdhenj dhe nuk do përfitojnë nga mundësitë qe iu jepen për takime. Financat do jene përgjithësisht te mbrojtura, megjithatë vazhdoni te tregoheni te matur.

 

Burimi : Ikub

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


7 − one =

All Rights Reserved