Postuar me: 14:15 05-05-2013

Rikja e BB 6, ju rrëfej Lukën tim DJ (Burimi: ikub.al, www.ikub.al)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

rikja, lajm-shqipRikja i rrëfen Elonës historinë e dashurisë së saj, gjë që e bënte për herë të parë pas tri javësh qëndrimi në “Big Brother”.

“Me Lukën njihemi që të vegjël, ai është një mashkull shumë i pashëm, tip latini, me buzë shumë të bukura. Sot është një nga DJ më të kërkuar në Itali dhe jashtë, si dhe ka një shtëpi të tijën diskografike. Unë kam kaluar një jetë të vështirë në familjen time, jam detyruar të punoj që 13 vjeç, por njohja me Lukën më ndryshoi jetën. Nëse unë sot dukem si e përkëdhelur, është se më ka llastuar ai. ” Më pas, Rikja tregon se është xheloze e sëmurë për Lukën dhe ideja që ai mund të ishte afër një femre tjetër, e çmend. Pastaj ajo i kërkon Elonës që t’i shkruajë në një bluzë fjalët “të dua” në italisht. Ndërsa Elona e pyet për qëllimin e hyrjes në  “Big Brother”,  Rikja tregon se  ndër arsyet është që të kuptonte nëse e donte vërtet aq shumë apo jo dhe se largësia mund ta bënte të reflektonte. Ajo thotë se qëndrimi në “Big Brother” e ka bindur edhe më shumë dhe e ka bërë të kuptojë se e do me të vërtetë. Rikja tregon se nuk është ndarë shumë mirë nga i dashuri, pasi i ka treguar se do të shkojë në një konkurs bukurie dhe ai nuk e ka mirëpritur shumë mirë këtë gjë. “Prandaj ndihem shumë keq ndonjëherë”, tregon Rikja. Elona i thotë se kjo histori i pëlqen shumë dhe se është diçka shumë e bukur që mund të të ndodhë në jetë. Ndërkohë, Rikja tregon se familjet e të dyve njihen dhe e duan shumë njëra-tjetrën. Ajo tregon se, kur ka hyrë, edhe i ati e ka porositur që të jetë e kujdesshme për të mos e lënduar të dashurin e saj, pasi ai ka qarë kur ajo është ndarë në aeroport prej tij. Ajo vazhdon të tregojë për të e të thotë se ka frikë nëse do ta gjejë kur të dalë nga “Big Brother”, por thotë se nuk mund të jetojë dot pa të dhe se i dashuri i saj është shumë i rëndësishëm në jetën e saj. Historia e dashurisë së Rikes me italianin është mësuar edhe nga Shpendi, i cili e ka komentuar atë kështu: “Rikja kërkon që t’u hipë meshkujve në qafë dhe me shqiptarët nuk ia del dot, kështu që ka bërë mirë që ka gjetur partner italian”.

05.05.2013

Burimi: ikub.al

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


six + 1 =

All Rights Reserved