Postuar me: 13:57 02-06-2013

Dy ka Shqipëria që rrejnë dhe pinë pak ujë! Unë dhe Sali Berisha (Burimi: Shekulli.com, www.shekulli.com.al)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

bes kallaku, lajm-shqipDy ka Shqipëria që rrejnë dhe pinë pak ujë

-Në një sallë të mbushur plot dhe në një skenë të rrethuar nga dengje kashte, aktori Besart Kallaku u shfaq si një katundar në metropol. Mbrëmjen e djeshme në sallën e Universitetit të Arteve, ai qëndroi për më shumë se një orë i vetëm përball publikut. Në javën e dytë të shfaqjes, e cila në fund do të përmbyllet me një super shou në Pallatin e Kongreseve, Besi, i cili njihet ndryshe si Gjini i “Portokallisë”, rrëfeu përmes rolit të tij se si e sheh një i ardhur nga fshati, qytetin.  Besi thekson se kjo është shfaqje që rekomandohet të ndiqet nga qytetarët, për të kuptuar ata vetë se si duken në sytë e një katundari si unë, në këtë rast”. Ishin të shumta grimcat që solli për spektatorët. Nuk ngurojë të ironizonte politikën dhe fushatën që po jetohet në këtë periudhë.  Ai, i përmendi pothuajse të gjithë liderët kryesorë të vendit madje bërë për ta disa batuta në formë pyetjesh: Pse, Kryeministri i vendit që ngre zërin nga mëngjesi në darkë të quhet lider dhe unë që ngre zërin në shtëpinë time quhem katundar? Në një takim mes kryeministrit dhe fermerëve të zonës, nuk ka  asnjë fermer që bën pyetje?

Në rolin e një “idioti urban”, ai tregon kryeqytetin përmes syve të tij. Nuk nga nguruar të flasë as për Xhensilën, të fejuarën e tij. Ka rrëfyer me pak fjalë momentin e njohjes, dhe faktin që, atëherë kishte më pak shpenzime ndërsa tani nuk i dalin këpucët e fustanet, por sigurisht kjo e ka bërë për të qeshur Xhensilën që Besi e quan engjëll. Ne kemi folur me Kallakun dhe ai na ka treguar më shumë për këtë shfaqje dhe çfarë e shqetëson atë sot.

Besi, është hera e parë për ju i vetëm në një shfaqe. Është e vështirë të mbash ritmin?

Është hera e parë për mua në një “One man shou”. Dhe të gjithë motorët e tu duhet të jenë në maksimumin e fuqisë së tyre. I vetëm përballë gjithë publikut, domosdo që s’duhet të krijosh barqe.

Ja në prezantimin e shfaqjes thatë që, nëpërmjet këtij shou do të sillni; katundarin urban…

Më shumë sesa e shoh unë katundarin në qytet, është si e sheh katundari qytetin. Të shohësh të gjithë shfaqen kupton se pak ka të bëje me katundarët dhe shumë me Shqipërinë.

Salla ishte plot, ka nevojë publiku të qeshë, apo ka shumë katundarë në Tiranë ?

Publiku qesh aty dhe në atë situatë ku sheh vetveten. Në Tiranë ka aq katundarë sa duhet për të mos thënë që është e sunduar, por thjesht e pushtuar.

Në një kohë kur shumë njerëz i ‘komplekson” prejardhja e tyre nga fshati, ju e thoni hapur, madje dhe rendisni anët pozitive të tij. Ju ka bërë kjo të paragjykuar apo të vlerësuar?

E gjithë shfaqja “Turbo Albania”, one catunar shou”, ka lindur si ide e parë fakti që unë nuk e kam fshehur kurrë këtë fakt. Madje e kam deklaruar gjithmonë, unë jam ky që jam sot për arsyen e mos mohimit të prejardhjes sime, dhe vënien në funksion të saj për të mirë të gjithë asaj natyrshmërie timen.

Çfarë ju shqetëson sot në Shqipëri?

Edhe në shfaqe jam munduar ta paraqes këtë. Aty ju zbuloni të gjithë problematiken shoqërore, politike, ekonomike dhe sociale në Shqipëri. Dhe gjithë “Portokallia” është një opozitë e çdo lloj negativiteti të shoqërisë shqiptare.

Cila është ajo gjë që iu vret syrin sa herë që dilni nga shtëpia?

Fakti që laj makinën dhe kur dal nga shtëpia ajo është bërë përsëri për t’u larë.

Çfarë ju bën për të qeshur dhe për të qarë në realitetin shqiptar?

Realiteti shqiptar është një tragjikomedi. Ky realitet të bën të qash dhe qeshësh.

Ju frymëzon fushata elektorale?

Kjo është gallata më e madhe, me fjalime, me rrena me gjëra… plot. (qesh)

Cila është qasja juaj me politikën, po me politikanët?

Me Gjinin qeshin të gjithë shqiptarët, politikanët, zyrtarët, qytetarët dhe katundarët.

Si i keni marrëdhëniet me ta?

Unë jam artist dhe i përkas të gjithëve.

Kush qesh më shumë me ju?

Nga të gjithë liderët politikë që kam parë të qeshin me mua, Ilir Meta qesh më shumë se të gjithë

Ke probleme me harxhimet që bën Xhensila për fustan dhe këpucë ?

Mos e pyet!(qesh). Megjithatë, i meriton të gjitha, për të thënë dhe më shumë se aq, jo veç materialisht por akoma më tepër anë shpirtërore. Megjithëse, unë jam engjëlli…(qesh), dhe ajo është engjëlli im.

Besi për Xhensilën

Dikur donte një fustan në muaj, tani kërkon çdo ditë

Nuk kishte se si të ishte ndryshe. Sa herë që Bes Kallaku shfaqet diku nuk mund të lër pa përmendur dhe të dashurën e tij, Xhensila Myrtezain. Këtë e ka bërë edhe në shfaqen e tij si i vetëm në skenë, ku ka treguar me nota humori, njohjen me Xhensilën. “ Kur e njoha unë Xhesin- u shpreh Besi, ajo ishte vetëm 17 vjeç, atëherë dy fustane në muajt donte, ndërsa tani do ndonjë palë këpucë e fustan çdo ditë. Megjithatë, unë jam engjëlli i asaj,  ndërsa në sfond është dëgjuar kënga “Engjëlli im” kënduar nga Myrtezai, dedikuar Besit. Me tej, ai ka vazhduar me humorin e tij duke thënë: nëse engjëjt janë si puna ime, zoti ka falimentuar”- kjo i ka bërë të gjithë të qeshin përfshi këtu edhe Xhensilën, e cila ishte në sallë duke ndjekur shfaqen.

Ndërsa vetë ajo për njohjen e tyre, na tregon seriozisht dhe pa humor: “Pa diskutim që ka qenë një gjë krejt spontane dhe e rastësishme. Besi më pa në rrugë. Po ecja me mamin dhe ndaloi duke i thënë sime meje: “Qenke shumë me fat që paske një vajzë kaq të bukur”. Mami e mori me të qeshur duke iu përgjigjur që edhe unë e kam vajzën artiste”, shprehet Xhensila. “Ajo e kishte shumë qejf Besin si aktor, dhe unë gjithashtu. Ka qenë një ndër aktorët e mi të preferuar të “Portokalli”-së. Pas kësaj ai pyeti sa andej-këndej dhe u takuam sërish. Tashmë kemi 5 vite e gjysmë bashkë dhe mund të flasim për një lidhje të konsoliduar-”, shton më tej ajo.

Një rrëfim i drejtorit në tentativë Erdit Asllani, aktori më i ri i “Portokalli”-së që tregon se nuk ka asgjë të ngjashme midis tij dhe qetësisë që shfaq roli i tij:  Angazhime nuk mund të them, po për hobi, analist politik, si të gjithë, te kafja e lagjes.

Ka jo pak të rinj që, ashtu si përgjumësh, duan të gdhihen drejtorë

Për momentin ai është aspiranti për drejtor më i famshëm në Shqipëri. Erdit Asllani një nga risit e spektaklit të humorit ka bërë për vetë me batutat publikun që është ndjekës i rregullti i spektaklit të humorit ku ai merr pjesë.  Asllani është aktori 24-vjeçar që ka sjellë në spektaklin “Portokalli” megalomanin e munguar në këtë “shoë” humori. Pas disa shfaqjeve në teatër, ai shfaqet si një karakter i veçantë, që duket sikur vjen nga regjimi komunist, por që jeton në kapitalizëm.  Në këtë intervistë për “Shekullin”, Erditi mundohet ti vesh asaj notat e një bisede humoristike duke nxjerrë në pah edhe të vërtetat për atë vetë dhe realitetin ku jeton. Mes batutash na rrëfeh se të gjithë mendojnë  ashtu si “Drejtori” i Portikalli”-së, pavarësisht se nuk e shprehin.  Pas përfundimit të Akademisë së Arteve në vitin 2011 ai është angazhuar më aktivitet të ndryshme në fushën ku ka përfunduar studimet, por asnjëherë në një spektakël humori. Kjo është hera e parë për Erditin dhe hera e parë drejtor madje.

Erdit, para se të vinit në “Portokalli” e të bëheshit drejtor, cilat ishin angazhimet tuaja?

Para se të bëhesha drejtor në “Portokalli” po përgatisja” CV” e drejtorit për  t’u bërë “Drejtor”…gjithashtu kam qenë i angazhuar me projekte të ndryshme, kryesisht teatër!

Akademia e Arteve ka qenë zgjedhja juaj apo keni qenë i ndikuar nga rrethanat?

Rrethanat për të ndjekur shkollë arti në vendin tonë nuk janë shumë të favorshme ose më saktë rrethanat në Shqipëri për çfarëdolloj shkollë që mbaron nuk janë të favorshme, por padiskutim zgjedhjen e kam bërë me besim të plotë. Ah se tani u kujtova, kam pas edhe dilema (qesh).

 Pas disa viteve që keni përfunduar studimet, mendoni se keni bërë zgjedhjen e duhur?

Nuk është e lehtë të punosh në profesionin që do dhe për të cilin ke  investuar. Për këtë jam i kënaqur. Unë ushtroj atë që kam zgjedhur prandaj mendoj se kam bërë zgjedhjen e duhur. Pasi mbarova studimet në Akademinë e Arteve të Bukura në vitin  2011, kam qenë në vazhdimësi i angazhuar me projekte të ndryshme kryesisht në teatër, derisa erdhi momenti qe unë mendova se isha gati për të provuar “Portokalli”-në.

Roli i një drejtori në spektaklin e humorit, si erdhi tek ju, ishte ideja juaj?

“Drejtorin” nuk ja u solla unë po e gjeta midis jush (qesh). Ideja lindi duke vrarë mendjen, dhe aq shumë u lodha duke vrava mendjen, sa më doli një drejtor dembel (qesh).

Është e vështirë për ju të bëni atë karakter?

Një gjë është e sigurt, që asnjë gjë nuk behet pa mund. Edhe të qepesh një palë pantallona do te duhet pak lodhje sa t’i gjesh brimën gjilpërës.

Ju keni punuar më parë me drejtues dhe a keni njohur drejtorë?

Jo, nuk më ka rastisur të njoh, me të dëgjuar e kam (qesh).

Kujt i ngjan drejtori i “Portokallies”, keni ju një model që imitoni?

Jo nuk kam një model që e imitoj, por ngacmimet për personazhin i kam nga realiteti. Nuk i jam referuar një personazhi real, por një fenomeni real. Forma dhe përshtatja si e kam sjellë unë është një zgjedhje e imja për ta plotësuar edhe më mirë si karakter.

Gjithmonë e më shumë rinia shqiptare ankohet për mungesë të vendeve të punës. Në konceptin tuaj si është ky realitet?

Rinia shqiptare ka te drejtë të ankohet, të gjithë kemi të drejtë të ankohemi, por më përpara, sikur të kërkojmë edhe  pak më shumë nga vetja nuk do ishte keq. Nga ana tjetër profesori im Birçe Hasko thotë: kur një shtet nuk ndjek politika për punësimin e të rinjve, është një shtet i plakur para kohe. Unë mendoj se Shqipëria ka pa fund djem dhe vajza mendjehapur që kanë punuar, sakrifikuar, kanë ndjekur ëndrrat e dëshirat e tyre dhe ia kanë dalë mbanë, dhe me jo pak prej tyre ne të gjithë krenohemi. Por ka jo pak të rinj që, ashtu si përgjumësh, duan të gdhihen drejtorë. Gjithsesi, unë jam përkrahës i këtyre të dytëve… (qesh).

A është e vërtetë që të gjitha duan të bëhen drejtorë në këtë vend?

Jo, besoj se shumica duan të jenë punëtorë, që të lodhen, të rraskapiten gjithë ditën dhe në dark t’i zër gjumi si qengja (qesh). Shikoni,  këndvështrimi që ka ai (drejtori) për jetën, dhe raporti që krijon ai me personazhet e tjerë, sjellin humor. Në fund të fundit, ai thotë ca të vërteta që të gjithë i mendojnë, por s’i thonë.

Në rol karakterizoheni nga një lloj qetësie, e keni këtë edhe në jetë?

“Drejtori” me Erditin janë të kundërt prandaj shkojnë dhe aq mirë bashkë.

Cilat janë ambiciet tuaja në fushën e aktrimit. Përveç “Portokalli”-së keni angazhime të tjera? 

Patjetër jam vetëm në fillimet e një rruge të gjatë, kam plane…por për momentin Portokallia do përkushtim, kohë dhe nuk kam marrë përsipër angazhime të tjera.

Portokallia për popullaritetin që ka, të bën të famshëm dhe popullor, e keni ndjerë ju këtë?

Drejtor ….zeroo, kudo!

Nëse do të zgjidhnit të ishit drejtor në një kompani cila do të ishte ajo?

E kam zgjedhur tashmë , ”Drejtor” në skenë.

Po nëse do të ishit drejtor në një institucion shtetërorë, kë do të zgjidhnit?

E ç’të them unë i shkreti, ku di unë nga këto punë (qesh).

 Do të preferonit të kishit një sekretare bionde apo brune?

Problem është kur ke vetëm një mundësi zgjedhje në fakt.

Përveç profesionit tuaj, cilat janë angazhimet jashtë fushës së aktrimit?

Angazhime nuk mund të them, po për hobi, analist politik, si të gjithë, te kafja e lagjes.

Jemi pothuajse në fund të zezonit të “Portokallis”-së, me çfarë do të vini sezonin tjetër?

Me kismet themi ne nga anët tona.

Ju pëlqejnë sportet ekstreme?

Jam rritur ne fshat…si thoni ju ?

Është i dashuruar apo beqar drejtori i “Portokalli”-së?

E paskeni lënë qershinë mbi tortë? Më pëlqeu mbyllja.

 

02.06.2013

Burimi: Shekulli.com

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


8 × six =

All Rights Reserved