Postuar me: 9:15 06-06-2013

Floria: Foshnja është e shtrenjtë për mua (Burimi: Shekulli.com, www.shekulli.com.al)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

florije peci, lajm-shqipFloria: Foshnja është e shtrenjtë për mua

-“Emri i vajzës do të thotë bekim nga perëndia”, thotë Florie Peçi, e mbijetuara e aksidentit rrugor në Himarë. Një ditë pas lindjes së vajzës Gadiela, Florie Peçi tregon se fëmija është gjëja më e shtrenjtë në jetën e saj. Ndërsa shton se ndjehet mirë dhe e lumtur që ka një fëmijë. Me sytë që i shkëlqejnë dhe me buzëqeshje në fytyrë 22-vjeçarja rrëfen se emri i fëmijës i është vënë nga pedagogia e saj e letërsisë dhe kjo krijesë e vogël është shumë e shtrenjtë për të. E gëzuar tregon buqetat me lule që i kanë ardhur dhe njëra prej tyre nga shoqja e saj e ngushtë. Sipas uniformave të bardha gjendja shëndetësore e Florie Peçit është e stabilizuar dhe fëmija ka ardhur në jetë në saj të ndërhyrjes kirurgjikale. “Fëmija ka lindur me ndërhyrje kirurgjikale dhe në javën e 39 të shtatzënisë, brenda kritereve shëndetësore”, tregon një nga infermieret që ka asistuar rastin e Flories. E pyetur për foshnjën, ajo tregon se bebja është mjaft mirë dhe ndodhet në inkubator nën kujdesin e mjekëve. “Fëmija ka grupin e gjakut zero negativ, një grup mjaft i rrallë gjaku. Bebja është në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe ka ardhur në jetë në javën e 39 të shtatzënisë, rreth orës 12:30. Bebja peshon 3.8 kilo kilogramë”. Mund të quhet edhe mrekulli e mjekëve të spitalit ‘Mbretëresha Geraldinë” që, në kushtet fizike tejet të vështira të vajzës, e cila qëndroi për muaj me radhë në koma pas aksidentit, arritën të realizojnë këtë lindje. Floria dhe vajza e saj, mësohet se gëzojnë shëndet të plotë. Sipas të dhënave, Floria prej kohësh ka nisur të përmirësohet edhe nga gjendja mendore, ka nisur të reflektojë mbi atë që ka ndodhur dhe përditshmërinë e saj. Vajza që ka lindur ditën e djeshme është fryt i një abuzimi seksual në kushtet e pavetëdijes totale të Flories, në kohën kur kishte dalë nga koma në klinikën austriake. E mbijetuara e aksidentit tragjik të Himarës mendohet të jetë abuzuar diku në javën e katërt të shtatorit të një viti më parë, ndërsa trajtohej në atë klinikë për t’u rehabilituar. Ndonëse ardhjes në jetë të një fëmije, po vijojnë hetimet për të zbuluar identitetin e personit, i cili abuzoi me 22-vjeçaren duke shfrytëzuar gjendjen e saj të rënduar shëndetësore. Florie urime dhe jetë të gjatë vajza.

Si ndjehesh sot?

-Jam shumë mirë me shëndetin dhe faleminderit për urimin.

Jam e lumtur që kam një vajzë dhe ndjehem mirë. Kam pak dhimbje nga lindja, por jam mirë. Si e ka emrin vajza jote dhe ti e ke parë?

-Vajza ime quhet Gadiela dhe emrin ma sugjeroi pedagogia ime e letërsisë, Teuta. Ju nuk e dini që emri i vajzës sime vjen nga latinishtja dhe do të thotë Bekim i Perëndisë. Po e kam parë beben dhe ajo tani ndodhet në dhomën tjetër.

Si ndjehesh tani që u bëre me fëmijë?

-Jam shumë e lumtur. Vajza nuk më ngjan mua nga sytë, nuk ka ngjyrën time. Sytë e bebes janë ngjyrë kafe por është gjëja më e shtrenjtë në jetën time dhe unë e dua shumë. Kush të duket më i bukur nipi apo vajza jote? -Uesli im është shumë i bukur dhe e dua shumë. Por edhe vajza ime është e bukur.

Gadiela do të jetë shoqe e ngushtë me Ueslin tani?

-Po ajo është më e vogël dhe kam frikë se ai do mi bërtasë se është pak më i madh. Por e di që do ta dojë shumë Gadielën time. Ueslin e dua shumë dhe jam shumë e lidhur me të.

Në çfarë ore të kanë sjellë në spital Florie?

-Kam lindur rreth orës 12 e 30. Më sollën me karrocë. Linda vetë, ndërsa tani ndjehem mirë. Motra ishte këtu, por tani ka ikur te dhoma 3. Lulet m’i ka sjellë Irma.

Ku janë vëllai me motrën Florie?

-Vëllai është në Elbasan por paradite ishte këtu. Ndërsa motra ka vajtur tek dhoma nr.3, ku është bebi. Është tek dhoma tjetër që të shikojë beben.

Prokuroria merr dy provëza gjaku të Flories dhe bebit

Një grup i Prokurorisë së Tiranë është paraqitur në orët e para të ditës në maternitetin Geraldina, ku kanë marrë dy provëza gjaku të Flories dhe bebes të saj. Ndërsa pritet që këto ditë të realizohet analiza e ADN-së së fëmijës, e cila do të jetë prova e parë që do të çojë në zbulimin e identitetit të personit që abuzoi me 22-vjeçaren, kur ajo ndodhje në një gjendje pavetëdije. Vetëm para pak ditësh në prokurori kanë mbërritur disa mostra grupesh gjaku të mjekëve nga Austria, ku 22-vjeçarja Peçi qëndroi e shtruar për disa muaj për mjekim. E mbijetuara e aksidentit tragjik të Himarës mendohet të jetë abuzuar diku në javën e katërt të shtatorit të një viti më parë, ndërsa trajtohej në atë klinikë për tu rehabilituar. Zbulimi i shtatzënisë së saj erdhi në muajin janar, ndërsa ngjarjen e denoncoi vetë familja e saj në prokurori. Zbulimi kishte ardhur nga mjekët lokalë, të cilët kishin mbajtur nën kontroll pas kthimit nga Austria. Familja këmbënguli që hetimi të kryhej në klinikën austriake. Prokuroria nisi hetimin duke bashkëpunuar edhe me autoritetet austriake. Ishte vëllai i saj, Gazmendi që bëri publik edhe kallëzimin që kishte bërë në prokurorinë e përgjithshme për rastin e abuzimit me motrën e tij në Austri. Floria u shtrua në maternitet në fundin e shkurtit kur nisën edhe ekzaminimet për të mësuar shkallën e abuzimit me të. Megjithë përpjekjet e ekspertëve të hetimit për të zbuluar ndonjë emër ose person nëpërmjet rrëfimeve të vetë vajzës, nuk u arrit të shkohet tek një person i dyshuar. Nga hetimet u saktësua se vajza pas daljes nga koma ishte mbajtur edhe në një familje shqiptarësh në qytezën në të cilën ndodhej klinika. Autoritetet austriake mësohet se kanë vënë gjithçka në dispozicion të hetimit, por do të jetë ADN-ja e foshnjës provë kryesore për të nisur punën për identifikimin e abuzuesit.

Motra e Flories Fëmijën e duam, është i pafajshëm”

Gazeta “Shekulli” ka mundur të zhvillojë një bisedë me të motrën e Florijes, Eridën. Ajo është një nga tre motrat që gjejmë në dhomën nr. 5, ku është shtruar Florija. Edhe pse fryt i një marrëdhënie abuzuese, Erida buzëqesh teksa i përmendim vajzën e Florijes. Ajo na thotë se Gadiela gëzon shëndet të plotë dhe aktualisht ndodhej në dhomën e bebeve. “Sigurisht që ndihem shumë keq për këtë që i ndodhi dhe që nuk dua ta përmend, pasi dua ta lë prapa, por fëmija është i pafajshëm. Atë ne e duam edhe pse ka lindur nga një marrëdhënie abuzuese. Gadiela mban gjakun tonë. Kjo ishte shumë e qartë që në momentin që ne vendosëm ta mbajmë fëmijën, edhe pse gjendja e Florijes nuk është shumë e mirë.” Erida na tregon se herë pas here në dhomën e Florijes vjen psikologja e spitalit, e cila flet me të, e pyet si ndihet, por vetëm kaq. Kur ne e pyesim si është Florija, përgjigja është një “çka”, me gjysmë zëri. Nuk është fort e kënaqur, pasi vetë Florija nuk duket në gjendje të kujdeset për të voglën e saj. Më tepër se lodhja fizike pas lindjes, Florijen e mundojnë vuajtjet psikologjike. “Nuk kemi dashur t’ia përmendim sepse nuk duam ta mërzisim. Megjithëse e kemi pyetur nëse arrin të mbajë mend diçka, çdo gjë duket shumë e largët”, pohon e motra. Përveç Eridës, mbi krye i qëndrojnë edhe motra e parë dhe më e vogla. Nuk preferojnë fare kontaktin me gazetarët dhe madje na përcjellin deri në fund të hyrjes së derës kryesore për t’u siguruar se nuk do të shkonim më tek ajo.

 

06.06.2013

Burimi: Shekulli.com

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


four − = 3

All Rights Reserved