Postuar me: 9:04 10-06-2013

Gafa e presidentit francez (Burimi: Top Channel, www.top-channel.tv)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

Gafa e presidentit francez - Presidenti francez u bë protagonist i një gafe të sikletëshme për të. Duke folur në frëngjisht në një konferencë për mediat në Tokio, Francois Hollande ngatërroi japonezët me kinezët. 

Hollande lajm shqip

Duke iu referuar vrasjes së 11 qytetarëve japonezë gjatë krizës së pengjeve në Algjeri në muajin janar, Hollande tha se “populli francez i përcjell ngushëllimet më të thella popullit kinez”.

Ajo që përforcoi akoma më shumë gafën ishte vazhdimi i fjalimit të Hollande që nuk e kuptoi atë cfarë kishte deklaruar. Përkthyesi u tregua i vëmendshëm dhe në japonisht e përktheu në mënyrë korrekte.

Megjithatë, kjo nuk i shpëtoi gazetarëve frëngjisht folës që dëgjuan gjithcka.

Marrëdhëniet mes Japonisë dhe Kinës nuk kanë qenë ndonjëherë të shkëlqyera. Dy vendet e mëdha të Azisë së Largët së fundmi janë përfshirë në konflikte diplomatike në lidhje me sovranitetin e një grupi ishujsh në Detin e Kinës.

Sondazhet në të dyja vendet tregojnë një mosbesim të thellë mes dy popujve dhe asnjërës palë nuk i pëlqen të ngatërrohet me tjetrën.

Hollande ndodhet në Japoni për një vizitë zyrtare 3-ditore, e para e një presidenti francez në Japoni që pas 17 vitesh.

 

10.06.2013

Burimi: Top Channel

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


seven × 5 =

All Rights Reserved