Postuar me: 9:09 01-06-2013

Horoskopi Mujor Qershor 2013

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

 

Horoskopi-Ditor1

 

Shenjat:

BpRltDashi

Gjate këtij muaji do e keni te vështirë te ruani një klime te qete për jetën tuaj ne çift. Ndonjëherë do tregoheni shume kokëfortë dhe nuk do toleroni për asgjë. Ne disa momente te tjera do tregoheni emotive me shume sesa duhet dhe kjo do e  mërzitë partnerin. Beqareve do iu kujtohet një histori e shkuar dhe do e kenë te vështirë te fiksohen pas dikujt tjetër. Shëndeti do jete goxha i mire, megjithatë nuk duhet ta teproni me lodhjen nëse nuk doni te keni probleme me vone. Nervozizmi ne disa raste mund te sjelle gjithashtu shqetësime. Kujdes! Ne planin financiar, fale ndihmës qe do iu japin disa miq te shenjës se peshqve do arrini t’ia dilni mbanë. Ne pune do jeni shume te ngarkuar, por kjo nuk do iu trembe aspak. Do jeni shume te vendosur.

 

BvqkFDemi

Ky muaj do jete ideal për te reflektuar dhe për te marre vendime te rëndësishme. Me partnerin do tregoheni mjaft bashkëpunues dhe tolerante, ndërsa ai do mundohet here pas here t’iu përgatisë surpriza te këndshme. Ata qe kane pasur mosmarrëveshje duhet t’i sqarojnë ato me qetësi. Beqaret do kenë mundësi te shumta për dashuriçka, por ato do jete te qete dhe jo shume entuziaste. Shëndeti do jete i mire për aq kohe sa ju do dini te ushqeheni me se miri dhe nuk do e teproni me yndyrën dhe brumin. Ne planin financiar duhet me patjetër te merrni masa strikte. Mos i shlyeni tani borxhet qe keni pasur sepse nuk keni për t’ia dale dot ,me pas. Edhe ne pune duhet te tregoheni me te matur dhe mos hidhni asnjë hap te nxituar. Periudha do jete mjaft e turbullt.

 

6xEwRBinjaket

Ka rrezik qe gjate këtij muaji te mbizotërojë tensioni ne jetën tuaj ne çift. Nuk do bini aspak ne një mendim me atë qe keni ne krah dhe kjo do sjelle probleme. Beqaret do kenë disa takime te rëndësishme sidomos javën e dyte te muajit. Njihini mire personat qe do takoni qe te mos pendoheni me pas. Mundohuni te hiqni edhe turpin dhe te flisni hapur me te për gjithçka. Shëndeti do jete i mire. Do gjendeni ne forme te shkëlqyer dhe nuk do keni as shqetësimin me te vogël. Sektori i financave do jete i paqëndrueshëm. Here do keni gjendje te mire dhe here do keni vështirësi te mëdha. Shpenzimet e tejskajshme duhet te ndalohen. Ne planin profesional do keni vështirësi te mëdha, por duhet te mos dorëzoheni. Me pak mund t’ia dilni mbanë. Dëgjojini këshillat e disa kolegeve.

 

ZlcFPGaforrja

Komunikimi ne çift do jete shume i mire gjate këtij muaji. Do kujdeseni me tepër pe rate qe keni ne krah dhe do ia plotësoni te gjitha nevojat. Edhe ai nga ana e tij do mundohet t’ua beje qejfin me çdo mënyrë. Beqaret nuk duhet te përqendrohen vetëm tek pamja e jashtme e personave qe do takojnë sepse kjo do i shtynte te gabonin. Me e rëndësishme është sjellja dhe karakteri i një personi. Shëndeti do jete i mire, por ju duhet te përfitoni nga koha e lire qe mund te keni ndonjë dite për te bere disa analiza dhe një kontroll te përgjithshëm. Financat nuk do jene shume problematike, megjithatë nuk duhet te kryeni asnjë shpenzim te tepruar. Ne pune do iu pushtojnë dyshimet dhe meraku. Dy javët e para do jene me te vështirat dhe me te tensionuarat, me pas situata do qetësohet.

 

Zy7GaLuani

Do ndiheni shume mire pranë atij qe dashuroni gjate këtij muaji dhe nuk do tundoheni aspak nga ftesat qe do iu bëhen për takime. Ndjenjat për partnerin janë te forta dhe askush nuk mund t’i ftohe. Beqaret duhet te tregohen sa me realiste dhe te mos mendojnë se dashuria është një ëndërr apo se gjithçka shkon si neper telenovela. Shëndeti duhet pasur me shume ne vëmendje. Mos neglizhoni asgjë dhe merruni me tepër me aktivitet fizik. Financat do jene delikate gjate fillimit te muajit, por dalëngadalë situata do përmirësohet. Mos e humbni asnjëherë vetëbesimin. Ne pune do jeni te vendosur, dinamike dhe këmbëngulës. Te gjitha këto do iu çojnë me shpejt drejt suksesit. Ata qe janë ende pa pune do marrin propozime interesante.

 

TH4H5Virgjeresha

Mos e fajësoni veten nëse gjerat nuk do shkojnë mire ne çift, por mundohuni te flisni sinqerisht  dhe sa me hapur me atë qe keni ne krah. Vetëm kështu do ruani një klime sa me te qete. Beqaret do ndihen mire me miqtë e tyre dhe nuk do e kenë shume nevoje për te kërkuar një te dashur. Shëndeti ne pjesën me te madhe te muajit nuk do jete i mire. Do keni goxha shqetësime dhe ankthi do jete ai qe do sjelle problemet me te mëdha. Kujdes duhet te bëjnë ata qe vuajnë nga zemra apo sëmundje nervore. Ne planin financiar do arrini t’i kaloni te gjitha vështirësitë, por javën e trete do bëni një shpenzim te pamenduar mire dhe situata do jete serish delikate. Ne pune duhet te jeni te duruar dhe te ndiqni rregulla strikte. Ne fund te muajit do merrni një lajm entuziazmues.

 

376pIPeshorja

Ky muaj pritet te jete edhe me i këndshëm për te dashuruarit. Nuk do e keni te vështirë te merrni atë qe dëshironi ne çdo fushe dhe kjo do ua rrite vetëbesimin. Marrëdhënia ne çift do jete e bukur dhe bashkëpunimi do mbizotërojë gjithë kohës. Beqaret ka gjasa te bëjnë një takim te veçante gjate një mbledhjeje me kolege te jashtëm apo gjate një konference. Sektori i shëndetit nuk pritet te jete problematik, megjithatë nuk duhet ta teproni as me ushqimin e as me dietat. Financat do duken fillimisht te pandreqshme, por pak nga pak mund t’ia dilni t’i stabilizoni. Jeta profesionale do jete me ne qendër te vëmendjes dhe nuk do ndaleni derisa te arrini atje ku e keni programuar. Do jeni profesioniste te vërtetë dhe mund te merrni goxha shpërblime.

 

EQr91Akrepi

Do i shprehni me tepër ndjenjat gjate këtij muaji dhe do tregoheni me te kuptueshëm me atë qe keni ne krah.  Ne javën e dyte dhe te trete priten momente te mrekullueshme, mase edhe ndonjë vendim i rëndësishëm. Beqaret do tregohen me te hapur ndaj takimeve dhe do jene gati te bëjnë sakrifica vetëm e vetëm qe te kenë dike ne krah. Shëndeti do jete me i paqëndrueshëm se me pare. Do ketë dite kur do jeni ne forme te shkëlqyer, por do ketë edhe dite kur do keni shqetësime te mëdha dhe nuk do dini çfarë te bëni. Me shpenzimet mundohuni te bëni sa me tepër kujdes qe te mos keni probleme te mëdha. Mund t’ia dilni edhe duke shpenzuar me kursim. Ne pune do keni me shume hapësirë për t’u çlodhur dhe për te reflektuar me kujdes.

 

IC9bCShigjetari

Me afrimin e ditëve te ngrohta, do ndiheni edhe me mire. Ata qe janë ne një lidhje do e dëgjojnë me shume tjetrin dhe do i marrin parasysh opinionet e tij. Pritet qe gjate gjithë muajit te mbizotëroje  ekuilibri dhe te shumëfishohen momentet intime. Për beqaret periudha do jete e favorshme për takime mbresëlënëse. Shfrytëzojini mundësitë qe do iu jepen. Shëndeti do ketë disa probleme. Ne disa dite do keni luhatje te shpeshta tensioni, çka do iu beje te ndiheni keq. Dy javët e para do jene me delikatet prandaj kujdesuni me tepër. Ne planin financiar do tregoheni me te kujdesshëm dhe nuk do shpenzoni shuma marramendëse pa e pare njëherë gjendjen. Ne pune duhet te tregoheni me shume se kurrë diplomate. Gjithsesi elokuenca juaj ne komunikim do jete pike e forte.

 

k35HrBricjapi

Komunikimi ne çift do jete edhe me i ngrohte gjate këtij muaji. Zemra do iu rrahe me fort dhe do jeni te gatshëm te bëni sakrifica për te qëndruar sa me shume kohe me atë qe dashuroni. Beqaret do bëjnë atë qe duhet bere për te takuar persona interesante. Qëndroni gjithë kohës te hapur, por mos u nxitoni te merrni vendime. Problemet me gjumin mund te sjellin shqetësime te mëdha këtë muaj. Mos i neglizhoni ato ne asnjë mënyrë dhe bëni çmos qe te ruani një orar strikt. Financat do jene delikate gjate javës se trete. Mundohuni te shmangni investimet, por edhe dhëniet e huave. Me mire t’iu mërziten miqtë sesa te keni probleme vete. Ne pune do keni shume vullneti dhe do jeni te pamposhtur. Diplomacia dhe maturia do jene gjithashtu pika te forta.

 

IB8M8Ujori

Jeta sentimentale do ketë shume ndryshime gjate këtij muaji si për çiftet ashtu edhe për beqaret. Ata qe janë prej kohesh ne një lidhje do kenë fillimisht disa mosmarrëveshje te vogla, por pasi t’i zgjidhin do marrin vendime te rëndësishme mbi te ardhmen. Qetësia dhe kujdesi ne te vepruar është një nga virtytet qe keni. Beqareve nuk do iu mungojnë mundësitë për angazhime serioze, por ata do presin momentin e duhur për ta bere. Shëndeti do jete i shkëlqyer. Nuk pritet te keni as shqetësimin me te vogël. Financat do fillojnë pak nga pak te përmirësohen fale një ndihme te madhe qe do iu japin familjaret. Shpërblejuani atyre sa me shpejt te mundësi. Ne pune do tregoheni te përgjegjshëm dhe profesioniste te vërtetë. Do arrini atje ku dëshironi.

 

ABYniPeshqit

Fillimi i muajit do jete paksa stresues për ju. Ne jetën ne çift do keni debate te ashpra me partnerin dhe shpesh nuk do bini ne një mendim me te. Mos u tregoni kokëfortë, por lëreni tjetrin te shprehet lirisht. Beqaret do tregohen me pak te hapur dhe nuk do arrijnë te kenë lidhjet qe ata kane menduar. As shëndeti nuk do jete aq i mire sa ju mendonit. Nëse nuk kujdeseni edhe për shqetësimet me te vogla do keni probleme te mëdha me vone. Për planin financiar do jete muaj përgjithësisht i qete dhe pa tronditje te mëdha. Mundohuni te qe t’i kushtoni pak me tepër kohe menaxhimit te të ardhurave. Ne pune nuk duhet te dorëzoheni para vështirësive qe do iu dalin, por te përballeni hapur me to. Disa miq do iu japin mbështetjen e tyre.

Burimi : ikub.al

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


+ 5 = eight

All Rights Reserved