Postuar me: 9:52 06-06-2013

Ja se si i blen Partia Demokratike votat e romëve për 5 mijë lekë (Gazeta Tema, www.gazetatema.net)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

Lajm Shqip romet Ja se si i blen Partia Demokratike votat e romëve për 5 mijë lekë . Një platformë e prezantuar në internet, zalart.al, synon që të mbledhë sa më shumë denoncime për abuzime me këtë proces zgjedhor.

Ndër denoncimet e para të mbërritura në këtë platformë është ai i romëve të Fierit, që thonë se PD po ua blen votat me nga 5 mijë lekë të reja.

Për këtë platformë ka folur koordinatori i zyrës rajonale të Rom Aktiv Albania, Latif Kazanxhiu.

“Manipulimi i votës nga ana e partive politike është diçka që e kam konstatuar edhe vetë dhe për këtë arsye dua ta denoncoj. Kjo, pasi dua që gjithë pjesëtarët e komunitetit rom të ruajnë dinjitetin e tyre dhe të mos e shesin votën, por të kërkojnë integrimin e tyre në pjesën tjetër të shoqërisë shqiptare. Partitë politike dhe kandidatët e pavarur kapen pas individëve që ndodhen në kushte të vështira ekonomiko-sociale dhe u ofrojnë të mira materiale. Militantët e partive i mashtrojnë duke u premtuar përfitime të ndryshme. U bëjnë pazare dhe në këmbim të ofertës u marrin kartën e identitetit dhe numrin e saj. Një anëtar të komunitetit tonë, i cili ishte komprometuar nga militantët politikë, e kam kapur vetë në flagrancë në momentin që po blinte votat e disa të tjerëve. I mora fletën ku kishte shënuar numrat e kartave në këmbim të 50 mijë lekëve të vjetra për secilin prej tyre,” thotë Kazanxhiu duke treguar edhe copën e letrën që kishte arritur t’i shkëpuste “sekserit” të blerjes së votave, por pa dashur të identifikonte emrat dhe numrat e kartave të tyre.

 

06.06.2013

Burimi: Gazeta Tema

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


4 − three =

All Rights Reserved